Lezhë/ Po pastronte armën, vret aksidentalisht kushëririn

0
100

Viktima me 2 plumba në kokë, ekspertiza mjekoligjore: E kanë qëlluar

 Autori i krimit në polici: Nuk doja ta vrisja, pa dashje arma u shkrep

 

polici
Vret aksidentalisht kushëririn, teksa pastronte armën e zjarrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:40 në fshatin Merçi të Lezhës. Viktima është identifikuar si 18-vjeçari Kirstjan Prendi, i cili ka përfunduar në spital me dy plumba në kokë. Ndonëse ndihmës së dhënë nga ana e mjekëve ka qenë e pamundur mbijetesa e 18-vjeçarit. Nga të dhënat e para pati dyshime se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por ka qenë pikërisht ekspertiza mjekoligjore që konfirmoi se bëhej fjalë për vrasje. Autori i dyshuar për krimin ka tentuar ta fshehë të vërtetën, por i trembur nga policia ai ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur. Para bluve i riu ka treguar se ishte duke pastruar armën së bashku me kushëririn dhe aksidentalisht ka shkrehur armën, e cila ka plagosur 18-vjeçarin. I alarmuar autori i krimit ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke mohuar që të kishte dijeni për çka kishte ndodhur, por ekspertiza konfirmoi se i riu ishte vrarë dhe pas presionit të bluve kushëriri i 18-vjeçarit ka rrëfyer krimin.

 

Ngjarja

 Krimi u regjistrua rreth orës 19:40 në afërsi të banesës së viktimës. Janë dëgjuar të shtëna dhe kushëriri i viktimës ka njoftuar blutë, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet. Viktima u transportua në spital me plagë në kokë, por nuk arriti të mbijetonte. Fillimisht u dyshua se viktima është vetëvrarë, por policia disa minuta më vonë hodhi poshtë këtë version. Por ekspertët mjekoligjorë vërtetuan se djali ishte vrarë, ishte qëlluar me dy plumba në kokë. Kaq ka mjaftuar që policia të ngrejë dyshime rreth kushëririt të viktimës, i cili ndodhej me të në momentin e krimit. Blutë janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë pas prangave autorin e krimit. I trembur, ai a rrëfyer se ishte çdo gjë aksidentale. Po pastronte armën dhe pa dashje ka qëlluar kushëririn, të cilin nuk donte ta vriste. “Çdo gjë ishte pa dashje. Ne po pastronim armën dhe ajo u shkreh në drejtim të kushëririt. Unë nuk doja ta vrisja dhe ky nuk ishte qëllimi im. Ndihem shumë keq dhe kërkoj falje”, – është shprehur autori.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency