Hyn në fuqi lista e re barnave të rimbursueshme, mbulohen 7 diagnoza

0
144

Hyn në fuqi edhe heqja e TVSH-së për barnat, 10% më lirë

 Beci: Përfitojnë të gjitha kategoritë e popullatës

 

 

farmacistetLista e re e barnave të rimbursueshme hyn në fuqi sot. Pas botimit në “Fletoren zyrtare”, data 1 prill është afati i vendosur nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për të hyrë në fuqi lista e re. Janë 56 barna të reja, të cilat i janë shtuar listës dhe në total numri i barnave të rimbursueshme për vitin 2014 do të jetë 477. “Në hartimin e listës së re të barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda, sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet, sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri, sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur”, – u shpreh Astrit Beci, drejtor i Fondit të Sigurimeve. Barnat e reja të përfshira në listë, shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, disa sëmundje tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.

 

7 diagnozat

 

Janë shtatë diagnoza të reja që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme këtë vit, më konkretisht:

– Disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave të rimbursueshme dhe në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre, por për herë të parë, do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Bëhet fjalë, për rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga barnat e reja për trajtimin e disa lloje kanceri.

-Trajtimi i Hepatitit B dhe C (janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes si dhe barna për mjekimin e hepatiteve)

-Parandalimi i trombozave – barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzëna që vuajnë nga venat varikoze, në 3 mujorin e fundit të shtatzënisë

-Çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet të hershëm

-Osteoporoza te gratë

-Për herë të parë gjithashtu është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale si alkooli. Bëhet fjalë për një medikament për varësinë ndaj alkoolit

-Degjenerim i syrit që të çon në verbëri.

“Me mbështetjen e Qeverisë, me një menaxhim më të mirë të fondeve, falë heqjes së TVSH për barnat e cila po ashtu hyn sot në fuqi si dhe falë negocimit të çmimeve të barnave, Fondi ka arritur të vërë në shërbim të popullatës në nevojë këtë vit, një numër prej 477 barnash të rimbursueshme. Në hartimin e kësaj liste, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka përfshirë nevojat reale te popullatës, bazuar në përparësitë e vendosura pas konsultave të gjera me drejtuesit e të gjitha katedrave, me shoqatat e pacientëve etj. Lista është zgjeruar për të gjitha kategoritë, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer, të sëmurët kardiakë etj.”, – theksoi Beci. Të gjitha farmacitë kanë marrë urdhër të zbresin nga çmimi aktual vlerën prej 10% të TVSH-së. Nëpër farmaci këto ditë ka pasur mungesa në shumë medikamente, pasi farmacistët po evitojnë stokun e ilaçeve me TVSH. Por, edhe vetë pacientët janë kujdesur që të mos marrin sasi të mëdha ilaçesh, në pritje të çmimit të ulur. Ndërsa 10% tjetër i uljes së çmimit nga ulja e marzheve të fitimit, do të reflektohet në javët në vazhdim. Sipas ministrisë së shëndetësisë, kjo do të jetë në varësi të importeve, që këtë periudhë kanë qenë të ulëta për të mos krijuar stoqe. Ndërkohë, qendra e kontrollit të barnave do të nisë emetimin e pullës së re, ku do të reflektohet çmimi pa TVSH. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliard lekë të reja dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

 

 

Studime të veçanta për jetën embrionale

Jeta embrionale ka qenë objekt studimesh të gjata dhe të kujdesshme këto vitet e fundit. Frojdi, babai i psikanalizës, ka hedhur hipotezën se nëntë muajt e kaluar në mitrën e nënës influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e ardhshme të fëmijës. Midis zbulimeve të shumta të viteve të fundit, këto janë pa dyshim më të “pabesueshmet”: Fetuset shohin ëndrra. Sipas disa studimeve, në fakt, duke filluar që prej javës së 30-të, bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi, transmeton Telegrafi. Se çfarë ëndërron një fëmijë para se të lindë, është ende për t’u përcaktuar, por që ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme. Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Zbulimi i vërtetë është ai, sipas të cilit, thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë atë që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve (këngë, melodi, zëra…). Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë mbas lindjes. 50% e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve të “rezidencës” në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetuara gjatë periudhës së shtatzënisë. Dëshirat nuk janë thjesht një legjendë popullore, por një mënyrë e adoptuar nga fëmija për t’i komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër. Përtej faktit nëse këto gjëra janë të vërteta ose jo (askush, për fat të keq, nuk kujton gjë nga jeta paralindjes), përpiquni me aq sa është e mundur që të jeni të qeta, duke mësuar jo vetëm ta doni vogëlushin që mbani brenda trupit tuaj, por edhe ta respektoni, duke u përpjekur të shmangni sjellje, të cilat e dini që mund të jenë të dëmshme për të voglin.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency