Derbi spanjoll në Champions, Barcelona në ring me Atletikon

0
132

Skuadra katalanase do të përballet me rivalët e Madridit në një sfidë për të treguar edhe më shumë se kush është më i forti

 Dueli që kanë për kreun në kampionat e bën edhe më interesante këtë ndeshje

 

 

barcelona-is-challenged-by-mario_crop_650x440Një duel i madh në të cilin do të ketë shumë luftë sportive është ndeshja midis Barcelonës dhe Atletiko Madridit. Një përballje shumë e fortë dhe që nuk ka një fitues të qartë. Nëse do të merrnim në analizë të dyja ekipet dhe momentin që po kalojnë, të dyja kanë të njëjtën fytyrë. Në njërën anë është Atletiko e Simeones që është risia e La Ligas, duke arritur t’u bëjë ballë Realit dhe Barcelonës për shumë gjatë, duke u kthyer në një favorite për ta fituar. Ndërsa nga ana tjetër gjendet Barcelona e Tata Martinos, ekipi që do të kthejë edhe një herë projektorët nga vetja me sprovën për triumf. Si Barça ashtu edhe Atletiko duelojnë kësaj radhe si të barabarta dhe duket se përplasja midis dy skuadrave do të zgjasë 180 minuta. Jo e lehtë për të parashikuar kur mendon se në fushë gjenden Leo Mesi dhe Diego Kosta. Në njërën anë gjendet Barcelona ekipi që arriti që të mposhte në fazën e 1/16 Mançester Siti. Një sfidë që ishte shumë e vështirë në letër por që nuk qe e tillë në fushë. Kjo pasi blaugranasit e treguan më së miri se vazhdojnë të mbeten kampion dhe e fituan me lehtësi sfidën ndaj skuadrës së Pelegrinit. Nga ana tjetër Atletiko tregoi një që di të fitojë edhe ndaj atyre që kanë historinë. Një Milan që gjithmonë bën surprizën, por që kjo nuk funksionoi në rastin e Atletikos. Spanjollët arritën që të dominojnë në të dyja sfidat, duke i treguan kuqezinjve të Milanos forcën që kanë.

 

Kosta: Ky është momenti ynë

Diego Kosta deklaroi se nëse Atletiko Madrid dëshiron të fitojë në sfidën e parë çerekfinale të Champions League me Barcelonën në “Camp Nou”, ai dhe shokët e tij duhet të luajnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të jenë shumë kompakt në fushë. “Barcelona është Barcelona, është një ekip që prej shumë kohësh po tregon që është nga më të mirët në botë. E dimë shumë mirë se nëse duam të triumfojmë ndaj tyre duhet të zhvillojnë ndeshjen tonë më të mirë në të gjitha aspektet. Na duhet të luajmë në grup dhe të jemi shumë kompaktë pasi të paktën një mundësi të mirë për gol ata do ta krijojnë”, – u shpreh Diego Kosta. Më tej 25-vjeçari u përqendrua te “Los Cholconeros” që sipas tij po kalojnë momentin e tyre më të mirë. “Ky është momenti ynë më i mirë dhe kemi mundësi reale të fitojmë një trofe të rëndësishëm këtë sezon. Por jemi këtu ku jemi pasi kemi punuar fortë dhe në fushë vrapojmë të gjithë si të çmendur, dhe japim gjithmonë më të mirën tonë. Të luajturit si ekip dhe jo në mënyrë individuale na jep më shumë shanse për të fituar”, vijoi braziliani natyralizuar në spanjoll. Kosta shtoi gjithashtu se këtë sezon ndihet shumë mirë dhe është i kënaqur që shokët e skuadrës nga ndeshja në ndeshje e njohin më mirë atë dhe ndihmojnë të paraqitet akoma më mirë.

 

Tata Martino: Sekreti për suksesin është të mos pësojmë

Martino e njeh mirë kundërshtarin, pasi ka fituar Superkupën e Spanjës falë golit në fushën kundërshtare dhe në tri ndeshjet e këtij sezoni, nuk i ka mundur ende “Los Colchoneros”. “Ata nuk kishin nevojë për të fituar në Bilbao që të tregonin forcën e tyre. Ata kanë treguar nivel të lartë gjatë të gjithë sezonit dhe janë në fazën finale në dy kompeticione. Ata janë të fortë dhe të përqendruar. Nuk di të them se kush fiton pasi janë 180 minuta për tu luajtur. Duhet të fitojmë dhe të mos pësojmë gol pasi na jep më shumë qetësi. Fitorja na çon më pranë kualifikimit. Gjithmonë mendoj se nëse nuk do të kisha kurajo nuk do të isha sot këtu”, – është shprehur Martino. Gerardo Martino ndalet të analizojë më në detaje kundërshtarin, por tregon gjithashtu edhe se duhet të bëjë formacioni i tij në fushë. “Unë jam një trajner dhe e di se çfarë ndodh me fjalimet në dhomat e zhveshjes. Jam i bindur që ai ndikon tek lojtarët me fjalët e tij, por kemi të dy tipa të ndryshëm. Ne duhet të përballojmë intensitetin e madh të lojës së Atletikos, dhe arma jonë për të përballuar kundërshtarin është të jemi Barcelona”, – vijoi tekniku argjentinas i Barcelonës.

 

Kuotimi sipas basteve

Edhe në kuotimet e basteve për këtë sfidë është në të njëjtët koefiçentë si ato ndaj Bajernit. Çuditërisht edhe pse nuk kanë shumë diferenca “Bet 365” i jep Barcelonës një koefiçent për të fituar sfidën prej 1.53. Ndërkohë që, në të njëjtën vorbull qëndrojnë edhe pikat e tjera. Ndërsa për të fituar Atletiko kuotohet me 7.00. Disa të tjera e ulin në 6.5 ose 6.8, por ajo çka vlen të shihet është se diferenca midis koefiçentëve është e madhe. Në fund të fundit Barcelona mbetet Barça, edhe pse nuk ka të njëjtin shkëlqim.

 

 

 

Menez: Largohem nga PSG

Mesfushori Xheremi Menez pret që të largohet nga kampioni i Francës, pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Francezi kaloi në “Parc de Princes” në verën e vitit 2011 nga Roma, mirëpo këtë sezon i ka të kufizuara paraqitjet në trajnerin Lorant Blank. Kontrata e 26-vjeçarit skadon në qershor, ashtu që e ardhmja e tij pritet të jetë diku tjetër. “Jam në përfundim të kontratës dhe nuk kemi arritur marrëveshje, prandaj vështirë se mund të qëndroj”, – ka deklaruar Menez për “Canal+”. Juventusi, Liverpuli dhe Arsenali kanë qenë të interesuar për shërbimet e mesfushorit sulmues.

 

 

Viktor Valdes, shtatë muaj jashtë fushave

Barcelona ka konfirmuar se Viktor Valdes i është nënshtruar me sukses operimit dhe se do të jetë jashtë fushe për rreth shtatë muaj. Portieri u operua pasi dëmtoi ligamentin e gjurit të djathtë në fitoren 3-0 ndaj Selta Vigos një javë më parë. “Valdes është operuar nga mjeku Ulrih Boenish dhe Rikard Pruna në Augsburg për krisjen e ligamentit që pësoi javën e kaluar. Kërci i brendshëm i gjurit është qepur dhe operacioni ka përfunduar me sukses”, – shkruhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të klubit. Valdes do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe synimi i tij ishte të largohet nga klubi si agjent i lirë me Mançester Sitin dhe Monakon që kishin shfaqur interesim për të. Megjithatë, situata e tij është më delikate dhe gjithçka do të qartësohet në muajt e verës.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency