Vllaznia suprizon Skënderbeun, Flamurtari barazon me Partizanin

0
150

Skuadra shkodranë ka arritur të shënojë në minutin e fundit të takimit duke i dhënë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm klubit

Vlonjatët nuk kanë arritur që të marrin rezultatin që i shkëpuste nga zona e rrezikut por është kënaqur vetëm me një pikë

 

 

Vllaznia-Skenderbeu-0-2-nga-ndeshja-1Dje janë mbyllur edhe ndeshjet e mbetura të javës së 26-të të Superligës Shqiptare. Ditën e djeshme janë zhvilluar shumica e sfidave pasi të shtunën u luajt vetëm ajo midis Tiranës dhe Laçit që u mbyll në favor të bardhebluve. Sfidat kanë dhuruar emocione të forta dhe shumë rezultate që ndryshojnë fatet e skuadrave. Sukses të madh ka arritur dje Vllaznia. Rezultati i sfidës së djeshme duhet thënë që ishte dhe goditja e madhe, pasi shkodranët morrin një tre pikësh shumë të rëndësishëm në sfidën e tyre. Ndërsa Flamurtari nuk ka arritur të mposhti Partizanin dhe është mjaftuar me vetëm një barazim. Një rezultat ky që nuk e ndihmon aspak në luftën në tabelë, pasi shumë afër janë edhe Vllaznia me Tiranën.

Vllaznia-Skënderbeu

Një sukses të madh ka arritur Vllaznia e “vogël” kundër kampionve në fuqi të Skëndebrut. Shkodranët nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm kështu që një rezultat i tillë i marrë ndaj korçarve shikohet si një sukses shumë i madh. Ekipi shkodran vuan shumë në “Loro Boriçi” por në fund i gëzohet një fitoreje mjaft të rëndësishme ndaj Skënderbeu-t për objektivin mbijetesë. Rastet e panumërta të shkodranëve përgjatë 90 minutave u konvertuan në vetëm një gol i realizuar nga Ndriçim Shtubina 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Vllaznisë i mjaftuan vetëm 25 sekonda për t’iu afruar golit me Bushiç, por finalizimi i malazezit kontrollohet nga portieri Shehi. Në minutën e 12-të këmbëngul Shtubina nga e majta, por Dimo largon rrezikun që kanosej në zonë nga Hajdari. Në të 24-tën kuqeblutë këmbëngulin nga e djathta, por Vukcevic nuk gjen kuadratin me një goditje të fortë me kokë pas krosimit të Hajdarit. Rastin i fundit i rrezikshëm i pjesës së parë i takon minutës së 36-të teksa Tomic përfiton nga pasiguria e mbrojtjes shkodrane, por topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Në pjesën dytë janë sërish shkodranët që marrin iniciativën, por kuqeblutë dështojnë në përmbylljen e aksioneve. Pas tentativës me kokë të Bushic në të 52-tën, Shehi bën mrekullinë në 12 minuta më pas duke shmangur një autogol të Bicajt. Në rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë, kampionët në fuqi trondisin traversën me Bledi Shkëmbin, i cili e ka të vështirë t’u besojë syve me topin që rikthehet në lojë. Goli që vendosi sfidën erdhi në minutën e 88-të pas një momenti të dyshimtë në mesfushë. Hajdari pasi futet në zonë pason në qendër për Shtubinën, i cili e ka të thjeshtë për të dërguar topin në rrjetë. Protestat e korçarëve për një ndërhyrje të parregullt ndaj Dimos janë të pavlefshme, pasi për kryesorin Ziri nuk ka kthim pas.

Flamurtari-Partizani

Një barazim pa një fitues në Vlorë. Kjo pasi as Flamurtari dhe Partizani nuk ka arritur që të tregohen deçizivë dhe të marrin një tre pikësh. Më shumë nga kjo rëndohet Flamurtari që nuk përfitoi nga faktori fushë për të siguruar pikë të rëndësishme. Në një ndeshje që duhej fituar për të dyja skuadrat, takimi ishte që në fillim emocionues me të dyja skuadrat agresive për të arritur te goli. Në minutën e e paara ishte Veliu ai që u duk sikur i dha drejtim takimit teksa mundi të dërgoi topin në rrjetë por u peshkua në pozicion jashtë loje. Partizani u kundërpërgjigj me Memellin në minutën e 13-të, që rikthehej në stadiumin e Vlorës, por këtë herë si kundërshtar. Dy skuadrat luanin hapur me Flamurtarin që kishte më shumë iniciativë. Në të 22-tën Mici lëshoi një goditje drejt portës por pa marrë saktë koordinatat e saj. Një rast që do të diskutohet jo pak ishte ai i minutës së 25-të, kur Murati tërhoqi prej fanelle Abilaliajn, por për gjyqtarin Jubica, jo vetëm që nuk ishte 11-metërsh por gjithashtu akordoi dhe karton të verdhë për sulmuesin vendas. Memelli ishte më i rrezikshmi në radhët e Partizanit dhe sulmuesi pogradecar kërkoi sërish rrjetën në të 37-tën, por gjeti vetëm pjesën e jashtme të saj. Në startin e pjesës së dytë Memelli i futi të dridhurat vendasve teksa goditi shtyllën pas një pasimi të Nexhipit, që mori krahun e majtë me një zbritje fantastike. Përgjigja e Flamurtarit erdhi në minutën e 62-të, me Pepën por Hoxha u shfaq i jashtëzakonshëm me pritjen e tij. Minuta e 66-të mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Rrahmani preku një top me dorë në zonë dhe për gjyqtarin ishte 11-metërsh. Zeqiri mori përsipër ekzekutimin por Hoxha sërish nuk lejoi prekjen e rrjetës. Dëshpërimi i Flamurtarit u pasqyrua i tëri te reagimi i trajnerit Ernest Gjoka. Dueli mes Pepës dhe Hoxhës vazhdoi dhe në minutën e 82-të, kur sulmuesi vlonjateve goditi me kokë por në qendër. Pak sekonda më pas provoi dhe Abilaliaj por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Flamurtari bëri presion por kjo gjë nuk ndikoi në fatin e ndeshjes duke i lënë të dyja skuadrat me nga një pikë.

 

 

 

 

Roma mposht Sasulon, Lacio fiton në fund

Roma vijon të konsolidojë vendin e dytë në Serie A. Skuadra e Rudi Garsias fitoi pastër 0-2 në transfertën e Sassuolos me gol të Mattia Destros në minutën e 16 dhe të Bastos në minutën e 6 shtesë dhe tashmë numëron 70 pikë në tabelën e klasifikimit. Tashmë ekipi kryeqytetas 11 më pak se Juventusi kryesues por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndeshja u dominua pothuajse përgjatë gjithë 90 minutëshit nga romanët, ndërsa vendasit në pjesën e parë pretenduan edhe për një 11-metërsh që u akordua nga anësori por nuk u dha nga arbitri kryesor. Me këtë humbje Sassuolo vijon të qëndrojë e parafundit në rënditje me 21 pikë duke qënë me një këmbë në Serie B sezonin e ardhshëm. Ndërsa Lacio ka “flirtuar” me fitoren në javën e 31 të Serie A teksa ka mposhtur në “Olimpico” Parmën me rezultatin 2-2. Një gol i Senad Luliç në minutën e 15 dhe një i Kloses në të 67-ën nuk u zbehën për një çast pas miqtë barazuan dy herë me anë të Biabiany dhe autogolit të Ciani në minutën e 81. Por një gol i Candrevas në minutat shtesë të takimit i dhanë tre pikët skuadrës së Edi Rejas. Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të 8, ndërsa ndalet në kuotën e 47 pikëve në vend të 6. Në takimet e tjera, Fiorentina barazoi ndaj Sampdorias 0-0 duke qëndruar në vend të katërt me 52 pikë, 4 më pak se interi që luan nesër ndaj Livornos.  Fitore kanë arritur Verona përballë Xhenoas dhe Torino përballë Kaljarit.

 

 

Hamilton triumfon në Majlzai, Vetel e ndjek

Suksesi i dytë për Mercedes dhe kësaj radhe skuderia pushtoi Majlazinë. Piloti i Mercedes, Luis Hamilton, ka kryesuar garën nga pole pozicioni e deri në fund të saj për ta fituar Çmimin e Madh të Malajzisë. Hamilton ishte i pakapshëm në Majalzi, teksa atë e përcolli Niko Rosberg, i cili ishte 17 sekonda prapa. Kampioni aktual Sebastian Vettel i Red Bull e mbylli podiumin, teksa Fernando Alonso e zuri vendin e katërt. ishte kjo vetëm gara e dytë e sezonit të ri të Formula 1, ku atë e kryeson Nico Rosberg me 43 pikë, i pasuar nga Leëis Hamilton me 25 pikë dhe Fernando Alonso me 24 pikë.

 

 

Rojsh sfidon Realin: Jemi të gatshëm

Sulmuesi i Dortmundit, Marko Rojsh, është shprehur se nuk ndjen frikë për përballjen ndaj galaktikve dhe është gati për ta. Gjithashtu ai u shpreh se i gjithë ekipi është i mobilizuar për t’u përballur me skuadrën e Ançeloti. Nënkampioni i Evropës arriti të bëjë një rikthim spektakolar ndaj Shtutgartit me një hettrik të gjerman që deklaroi se mezi pret të takohet me Realin. “Golat janë gjithmonë mirë për vetëbesim dhe ne jemi të gatshëm për Real Madridin”. “Kam qenë i lënduar për disa kohë. Për mua nuk kanë rëndësi golat, por ritmi im dhe besoj e kam gjetur ritmin. Vazhdoj të përmirësohem”, tha Rojsh. Kujtojmë që ekipi i Klop nuk është favoriti për kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së kampioneve, mirëpo gjermanët po shpresojnë të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency