Udhëtimi në kohë nëpërmjet dritës, çfarë ofron universi për njeriun

0
240

udhetimiNë Berkeley University të Kalifornisë astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapësinor Hubble. Astronomët i quajnë këta yje Supernova. Supernovat hyjnë në ngjarjet më të dhunshme të Universit. Ato eksplodojnë me fuqinë e trilion trilionë bombave atomike. Drita e tyre shndrit për një kohë të shkurtër më shumë se e një galaktike të tërë. Për shkak se drita e tyre mund të përllogaritet shumë saktë, Perlmutter mundet të na japë largësinë e tyre nga Toka dhe, në këtë mënyrë, mund të hedhim një vështrim nga e kaluara.

Perlmutter: Të gjithë këto Supernova janë ekplozione që kanë ndodhur para një, dy, tre miliardë vitesh. Në çastin kur studiojmë një nga këto supernova, ato na tregojnë diçka rreth këtij momenti të historisë para një apo dy miliardë vitesh, ndërkohë që ne përpiqemi të qëmtojmë sa më shumë e mundur, për të zbuluar se si ka qenë Universi para dy, pesë apo dhjetë miliardë vitesh.

Pra çdo vëzhgim drejt gjithësisë është po ashtu edhe një udhëtim në kohë, mbrapa në të kaluarën. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janë aq larg, saqë dritës i duhet shumë rrugë për të bërë deri në tokë. Një rreze drite për një vit kalon një rrugë prej 9 ½ miliardë kilometrash. Dritës së Diellit tonë i duhet vetëm 8 minuta që të mbërrijë tek ne. Por dritës së Andromedës, galaktikës më të afërt me Rrugën e Qumështit, i duhen 2 ½ milionë vite deri tek ne.

Shkretëtira në Kili. Këtu ndodhet vegla më e madhe e njerëzimit në tokë e bërë për të vëzhguar Gjithësinë. Është Very Large Telescope, shkurt VLT.

Ky teleskop nuk është vetëm një dylbi i fuqishëm, por gjithashtu edhe një makinë kohe. Me të shkencëtarët kanë mundësinë të depërtojnë sa më larg në Kozmos. Në thellësitë e Gjithësisë ata kërkojnë zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillës që më pas do të formonin formacionet komplekse dhe të mrekullueshme: galaktikat, prej të cilave është ndërtuar Universi.

Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck për fizikë extraterrestrale në Garching janë në kërkim të lidhjes mes yjeve të para dhe galaktikave më të hershme.

Si qe e mundur që nga strukturat e para difuze të zhvilloheshin forma të qarta të një galaktike? Imazhet e para që morëm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardë vit-drite larg. Trajta të paqarta skematike. Tani shkencëtarët duhet të vendosin rreth një njolle drite.

Vetëm atëherë mund t’ia drejtojnë të gjithë forcën e dritës të Teleskopit objektit të përzgjedhur. Po morën një vendim të gabuar, do me thënë Teleskopin ia drejtojnë një mjegullnaje difuze yjesh në vend një galaktike, kjo do të thotë të humbasësh kohë teleskopi shumë të çmueshme.

 

A ka më shumë se një univers?

Në Stanford University të Kalifornisë fizikani Andrej Linde ka një shpjegim shumë të thjeshtë për ekzistencën e Materies: Universi jonë është thjesht njëri nga pafund shumë universe tjerë paralele me pafund shumë tipare të ndryshme. Ka pafund botë, në të cilat sundojnë mbase ligje krejtësisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonë. Dhe krejt rastësisht, ky i yni është krijuar ashtu, që ne të mund të jetojmë.

Andrej Linde: Fill pas Shpërthimit të Madh Universi nis të prodhojë pjesë të tij të veta të ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet përjetësisht, ka mundësi të lindin gjithë universet e mundshme, madje edhe ato më të pamundshmit. Disa mund të kenë ligje fizike që mund të ngjasojnë me tonat. Dhe disa herë lindin universe me ligje krejtësisht të ndryshme. Ne mund të udhëtonim shumë e shumë larg për të arritur te këta universe dhe të shikonim diçka krejt tjetër. Por për të udhëtuar aq larg nuk jemi në gjendje ta bëjmë fizikisht. Atëherë mendojmë: ky është Universi im dhe ky është një tjetër univers ku jeton dikush tjetër. Këtë unë e quaj imazhin e Multiversit.

Multiversi është më shumë se një ide. Linde e ka përllogaritur këtë dhe fizikanët tjerë nuk e shohin idenë e tij si të pamundur. Por si është krijuar në fakt? Përgjigjja tij: fjalëpërfjashëm nga Hiçi. Nga Hiçi e ka llogaritur formulën e Multiversit. Sipas Teorisë së Lindes ka një Vakuum zanafille me luhatje të vogla. Nga kjo është krijuar Universi. Këto lëvizje kanë qenë shkak për shpërndarjen e parregullt të Materies: në disa vende u formuan galaktika dhe disa të tjera hapësira boshe. Por nga ky vakuum luhatës nuk lindi vetëm një univers, por pafunsisht shumë.

Koperniku na mësoi që nuk jemi në qendër të Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janë diej njësoj si yni. Hubble na vërtetoi se Universi zgjerohet. A do të na mësojë Andrej Linde që Universi jonë me qindra miliarda galaktika nuk është i vetmi?

Saul Perlmutter: Në të vërtetë duhet të supozojmë mundësinë e ekzistencës së universeve të të gjithë llojeve dhe sasive të mundshme dhe se të gjithë këta mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë – në qoftëse ekziston diçka e tillë si koha.

Harald Lesch nuk është dakord. Ai mendon se shkenca nuk është në gjendje t’i japë përgjigje një pyetjeje të tillë, sepse sipas parakushteve që shtron, është e pamudur të ketë një përgjigje. Çdo mendim që braktis sistemin e vet për të nuk është më shkencë.

Harald Lesch: Për çdo shkencë natyrore është deçizive që së pari të respektojmë kauzalitetin dhe së dyti kundërvënien midis hipotezës dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition në rastin e universeve paralele, atëherë dy pikat e rëndësishme, që shkenca ka zbatuar me aq madhështi dhe triumfalitet në tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnë më.

Në Penn State University të Pennsylvanisë atstofizikanët Martin Bojoëald dhe Abhay Ashtekar janë të një mendimi tjetër. Ata kanë llogaritur një formulë, e cila vërteton matematikisht, që nuk ka patur asnjëfarë Shpërthimi të Madh, por çdo gjë ka nisur me një Big Bounce, një proces sustimi. Një tezë e bazuar matematikishit për kohën para Shpërthimit të Madh ëhtë e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike të Shpërthimit të Madh, nuk duhej të kishte fare kohë para Shperthimit. Koha dhe hapësira do të duhej pra të ishin krijuar vetëm në momentin e Shpërthimit.

Problemi që kemi deri më sot është: sa më larg të zhvendosemi në të kaluarën e Universit, aq më pranë do t’i vijmë çastit, kur e tërë masa e Gjithësisë tkurret shumë e më shumë, deri në momentin që volumi arrin te zeroja, ndërsa trysnia pafund. Por në këtë pikë çdo teori merr fund. Përshkrimi i një gjendjeje të tillë nuk ka qenë i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrëzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojoëald vazhdojnë të bëjnë akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej të ndalonte në momentin e Shperthimit të Madh?

Shkanca ka mundur deri më tani ta shpjegojë Universin ose me Teorinë e Relativitetit ose me Teorinë e Kuanteve, por që t’i kombinojë të dy këta principe matematikore s’ka arritur deri më tani askush. Të gjitha llogaritë nuk shkojnë më tej se deri tek momenti i Shpërthimit të Madh. Ashtekar dhe Bojoëald mundën për herë të parë të kombinojnë dy teoritë dhe arritën në një ekuacion plotësisht tjetër. Meqenëse nuk do ecnin larg me metodat normale përllogaritëse, ata vet kohës i japin një strukturë hapsinore. Shkurt: llogaritë i bënin në dimensionin e katërt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik të lakimit (Loop Quantum Gravity). Në momentin kur të dy shkencëtarët përdorën teorinë dhe përllogaritjet e tyre për kohën para Shpërthimit të Madh, si rezultat fituan diçka apsolutisht të habitshme: llogaritjet nxorrën një univers paraardhës.

Abhay Ashtekar: Megjithatë e papritura më e madhe ishte që me të vërtetë në anën tjetër – pra para Big Bangut – ka patur një tjetër univers. Këtë nuk e kemi pritur. Në fillim nuk isha i sigurt në mos bëhej fjalë për një efekt artificial. Por me llogaritjet e mëtejme pamë se kishim të bëjmë me një efekt real fizik.

Në vend të një fillimi absolut,a mos është fjala për një cikël pa mbarim? A mos vallë Bojoëald dhe Ashtekar gjetën përgjigjen e pyetjes „çka përpara“? Gjer më tani thuhej: kujt i ec për dore të kombinojë Terinë e Relativitetit me atë të Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmën e Formulës së Botës! A mos ia kanë dalë Ashtekar dhe Bojoëald?

Harald Lesch: Ne nuk kemi kurrfarë mundësie për të kuptuar të tërë sistemin. Për këtë duhet të qëndronim jashtë sistemit. Atëherë dhe vetëm atëherë mund t’i përgjigjeshim pyetjes se ç’kishte para Shpërthimit të Madh, apo dhe pyetjes të famshme, se nga po zgjerohet në të vërtetë Universi? Me këtë duhet të pajtohemi. Kozmologjia është një arqitekturë e brendshme, pra mund të na japë vetëm tiparet e brendshme të Universit. Vetëm në qoftë se dalim jashtë tij do të kishim një shansë. Por përderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjë mundesi.

A ka prova reth ekzistencës së një fillimi?

 

Astronomë kanë zbuluar një fenomen thelbi i së cilës qëndron në sqarimin e më poshtëm:dukë bërë të kalojë drita e galagtikës nëpërmjet një prizmi, vihet re që valet elektromagnetike të ndritshme do të duken “të zgjatura” gjë që tregon që burimet e tyre (galagtikat) jane duke u larguar nga ne me një shpejtësi shumë të madhe.

Sa më të ndara të jenë galagtikat aq më shpejt ato largohen. Kjo tregon që universi është duke u zgjeruar. Ky fakt tregon që duhet të ketë qënë një “faktor”që ka nisur proçesin, një force shumë e fuqishme për të mposhtur tërheqien e pa fundme gravitacionale të gjithe universit. Natyrshëm lind pyetja: Nga mund të ketë ardhur kjo energji dinamike? Nuk kërkohet vetëm burimi i kësaj energjie të pafundme . Janë të nëvojshme edhe largpamësia dhe inteligjenca që përse shpejtësia e zgjerimit të universit të jetë kaq e kalibruar me një preçizion kaq të madh. “Nëse shpejtësia e zgjerimit të universit do të ishte kryer me një shpejtësi një të miliardën më të madhe se ajo reale – ka thënë astronomi Lovell- e gjitha lënda e universit to të rezultonte tani e shpërndarë….

Dhe nëse do të ishte paraprire nga një shpejtësi një të miliardën më të vogël se ajo reale, forcat gravitacionale do ta kishin ngurtesuar universin brënda miliardit te parë te jetës së saj. Në këto raste nuk do të kishte patur yje të qëndrueshme dhe për pasojë nuk do të kishte patur jetë” Një tjetër pyetje që vihet:Ekspertët sot a janë në gjëndje të spjegojnë saktësisht orgjinën e universit?

Shumë shkencëtarë që nuk e pranojnë idenë që universi të jetë krijuar nga një inteligjencë superiore, bëjnë hipoteza që disa nga vetitë e proçesit të krijimit të universit të jenë krijuar nga hiçi. Psh modeli i universit inflacionar i konceptuar nga fizikani Alan Guth në vitin 1979, pohon që në fillim universi ka qënë një mikrogrimcë dhe më pas ka filluar të zgjerohet me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, e cila nuk është verifikuar nga eksperimentet e deri më sotme.

Kërkimi i jetës fillon nga Marsi

 

Ekzistojnë apo a kanë ekzistuar forma jete inteligjente dhe antropomorfe në planetet e tjera të sistemit tonë diellor?

Sipas autorit, është e mundur dhe jo në rrugë hipotetike, por prej paraqitje – deduksionit rigorozisht logjiko – matematik. Nuk ka pasur asnjë zbulim të rastësishëm, por një kërkim ndërdisiplinor, të kryer sipas rregullash të paracaktuara, në brendësi të një kuadri organik referimi.

Në këtë vëllim të dokumentuar dhe ilustruar me bollëk, fryt 10 vitesh kërkime, autori u jep si lexuesve të motivuar, ashtu dhe studiuesve të fushës, pse jo dhe pedagogëve dhe studentëve universitarë, e gjitha një seri gurësh dhe të vërtetash objektive, duke sqaruar përkufizimin e jo pak termave me dykuptime dhe të po aq teorive kontradiktore dhe duke ju përgjigjur bashkëbiseduesit kërkues që dëshiron të njohë pa rezerva dhe sidomos pa diskutime të errëta e të komplikuara, të vërtetën lidhur me Planetin e Kuq.

 

Haëking: Universi nuk ka nevojë për krijues

Në fillim ishte kaosi, thotë Stephen Haëking. Dhe nuk ka asnjë gjurmë të Zotit. Fjalë të mëdha që, duke qenë se i thotë një prej astrofizikanëve më të mëdhenj që janë ende gjallë, shkaktojnë një bum. Aq më shumë që pikërisht ai, një prej shkencëtarëve më të famshëm në botë, i dënuar me palëvizshmëri dhe mosaftësi të foluri për shkak të një atrofie muskulore progresive, teoricien i fijeve dhe gropave të zeza, në një libër të mëparshëm (Histori e shkurtër e kohës), kishte lënë në fakt pakëz hapur një derë për kreacionistët, duke thënë se prania e Zotit nuk do të ishte e papajtueshme, në vetvete, me një qasje shkencore ndaj universit.

Por këtë herë, jo: The Grand Design, shkruajtur bashkë me fizikanin amerikan Leonard Mlodinoë, në 200 faqe të shoqëruara me ilustrime shkon aq larg sa të hedhë edhe hipotezën për universe të tjerë të banuar, për të shtuar më pas konkluzionin që Big Bang ështrë “një pasojë e pashmangshme e ligjeve të fizikës” dhe që ndërhyrja e një dore krijuese duhet të përjashtohet. Më saktë, pyetjes që Haëking e ngre po vetë: “A ka patur nevojë universi për një Krijues?”, përgjigjja është e qartë dhe e pakthyeshme: Jo.

Dhe përse jo? “Sepse ekziston një ligj që quhet gravitet dhe universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë, nga asgjëja. Krijimi spontan është arsyeja përse ekziston diçka dhe jo asgjë, përse universi ekziston dhe ne vetë ekzistojmë”. Pikë. Për të madhin Stephen Haëking, në pension prej një viti dhe hipur tashmë në katedrën e zënë nga Neëton, çështja është e mbyllur.

Në Britaninë e Madhe, konkluzionet e tij përfundojnë natyrshëm në faqen e parë – duke filluar nga “Times” – aq më tepër që botimi i librit ndodh pikërisht një javë para vizitës së papës Ratzinger përtej kanalit anglez.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet pozitivë të Richard Daëkins, biologu i deklaruar ateist, i cili përshëndet shtrirjen në univers të teorive darviniane mbi qeniet e gjalla.

Asteroidet

Për shumë njerëz asteroidet janë vetëm shkëmbinj të mëdhenj, dhe janë vende të mrekullueshme për të zhvilluar beteja me armë lazerike. Dituria e shkencës bashkëkohore thotë që ato janë pjesë të mbetura nga formimi i planetëve. Ndërsa, tregimi i plotë për asteroidet është shumë më kompleks dhe ende vetëm pak i shpalosur. Studiuesit e planetëve i bashkon vetëm mendimi se asteroidet janë shumë të llojllojshme – nga një copë dheu, deri te grumbulli notues i zhavorrit e i mini-planetëve me shenja të aktiviteteve të shuara vullkanike e madje edhe me ujë – që të kenë të njëjtën prejardhje.

Asteroidet e mëdha, me gjerësi më të madhe se 100 kilometra, datojnë që nga lindja e sistemit tonë diellor, rreth 4,6 miliardë vite më parë. Atëherë, gjithësia ishte si një tufë asteroidesh. Se si kishte ardhur në atë gjendje është ende enigmë, por ideja më e qëlluar është ajo se vorbulla e pluhurit të lashtë që rrotullohej përreth diellit ende të paformuar koaguloi në trupa që zmadhoheshin vazhdimisht. Disa nga këta trupa u bënë planetë; disa të tjerë, të përshpejtuar nga graviteti i trupave më të mëdhenj u hodhën në hapësirë të pafund; disa u përplasën në diell; kurse vetëm pak prej tyre mbetën ashtu siç kishin qenë më parë. Këta të mbijetuar ende janë duke qëndruar në boshllëqet e lëna në mes planetëve, saktësisht në hapësirën në mes të orbitës së Marsit dhe Jupiterit. Gradualisht edhe këta po thithen nga planetët. Më pak se një në një mijë, apo ndoshta edhe më pak se një në një milion i asteroideve të këtij lloji mbesin brenda unazës së tyre.

Asteroidet e vogla nuk janë mbeturina, por gërmadha. Ato kanë madhësi e dimensione të ndryshme që na e bëjnë me dije se janë produkt i një reaksioni zinxhirorë: Asteroidet ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, edhe fragmentet e tyre ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, e kështu me radhë. Disa janë gurore; disa janë metalore – mund të themi se vijnë nga shtresa të ndryshme të të njëjtit trup. Përafërsisht një e treta e asteroideve i takojnë grupit me orbitë të ngjashme, që nëse shikojmë prapa në kohë, kthehemi në atë pikë në hapësirë, gjegjësisht në vendin e ndeshjes ku kanë lindur. Pasi që familjet e asteroideve shpërndahen pas 10 deri 100 milion vitesh, formimi i tyre duket të jetë proces që ende vazhdon.

Pra, kështu ka ndodhur formimi i planetëve. Sa herë që ndonjë asteroid e godit ndonjë planet, ai vetëm e forcon atë. Asteroidet nuk janë as mbeturina nga formimi i planetëve, dhe as nuk janë shkatërrues për ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency