Rreziku, akulli në Antarktik po shkrihet më shpejt seç pritej

0
209

shkrirje_alarmuese_te_akullnajAkulli në Antarktik është duke u shkrirë më shpejtë sesa që është pritur, pohojnë hulumtimet e reja. Sasia e akullit të shkrirë në gjashtë akullnajat më të mëdha në Antarktikun Perëndimor është rritur për 77 për qind mes viteve 1973 dhe 2013, kanë bërë të ditur gjetjet e reja nga disa shkencëtarë. Hulumtuesit kanë studiuar vendet akullnajat Pine Island, Thëaites, Haynes, Smith dhe Kohler, të cilat po shkrihen shumë më shpejt që është pritur nga ata. Akulli i shkrirë nga këto akullnaja ka rritur nivelin e detit për 10 për qind nga viti 2005 dhe 2010, pohon studimi i kruer nga Universiteti i Californias. Akullnaja Pine Island ka zënë në befasi hulumtuesit sepse ajo ka liruar 75 për qind akull sesa para 40 vjetëve. Jeremie Mouginot, hulumtues i akullnajave ka thënë se shkrirja e akullit do të ketë ndikim në rritjen e nivelit të detit. “Të shohësh Thëaiter, përbindëshin e Antarktikut duke u shkrirë, do të thoshte se në të ardhmen e afërt niveli i detit do të rritet shumë”, ka thënë Mouginot.

 

 

Vdekja e Zezë nuk është përhapur nga pleshtat

Arkeologët dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar 25 skelete të zhvarrosura në Clerkenëell afër Londrës një vit më parë, besojnë se e kanë zbuluar të vërtetën për natyrën e Vdekjes së Zezë që pushtoi Britaninë e Madhe dhe Evropën ka mesi i shekullit të katërmbëdhjetë. Analizat e trupave dhe kafkave të regjistruara në Londër u ka dhënë fund dyshimeve për “faktet” se çdo nxënës i shkollës fillore ka mësuar me dekada se: epidemia ishte shkaktuar nga disa sëmundje që janë përhapur nga insektet e minjve. Tani, provat e marra nga mbetjet e trupave që janë gjetur në sheshin Charterhouse, në veri të qytetit të Londrës, kanë zbuluar një tjetër shkaktar të sëmundjes së lisë: vetëm një infeksion nga ajri mund të jetë shpërndarë dhe të ketë vrarë aq shpejtë njerëzit. Lija arriti në Britani nga Azia qendrore në vjeshtën e vitit 1348 dhe deri në pranverë të vitit tjetër kishte vrarë gjashtë nga dhjetë njerëz në Londër. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se për t`u shpërndarë aq shpejtë, sëmundja është dashur të hyjë në mushkëritë e viktimave të cilët ishin të keq ushqyer dhe pastaj është shpërndarë nga teshtimat dhe kollitjet e tyre. Doktor Barney Sloane gjeti se gjitha testamentet e Qyteti të Londrës është dashur të regjistrohen në Gjykatën e Hustingsit. Ato e shtynë të besojnë se 60 për qind e londinezëve ishin mbytur nga sëmundja.

 

Misteri i shenjtorëve të pashkatërrueshëm

Shumë kisha në mbarë botën mbajnë kufomat e njerëzve të përshpirtshëm, të paprekur nga koha. Sipas ligjeve të natyrës, pas vdekjes trupi dekompozohet dhe prej tij mbetet vetëm skeleti. Por! Ky proces nuk zbatohet për të gjithë. Në shumë vende ka prova se disa njerëz në mënyrë të çuditshme kanë mbetur në gjendjen në të cilën janë varrosur. Siç janë mbetjet e shenjtorëve! Nëse ju dyshoni në këtë, atëherë vizitoni manastirin e Shën Girardotit në Francë, i cili mban relike të Shën Bernadetës. Historia e saj daton nga 1858. Kur Bernadeta Soubirous ishte 14 vjeç, asaj iu shfaq Virgjëresha Mari. Më vonë, vajza u pranua në manastir. Bernadeta vdiq në moshën 35 vjeçare, dhe gjatë 45 viteve të ardhshme trupi i saj u zhvarros vetëm tri herë. Dhe herën e fundit, Bernadeta ishte në formën në të cilën trupi i saj u hodh në varr, ajo kurrë nuk iu gjunjëzua vdekshmërisë, atëherë Kisha Katolike e shpalli Bernadetën një shenjtore të drejtë në jetë dhe pas vdekjes. Pas zhvarrosjes se tretë trupi i Shën Bernadetës u ekspozua në kullën e manastirit, nën një kapak qelqi. Ata e quajtën atë Bukuroshja e Fjetur – e cila ishte e paprekur nga koha. Më 1463 Shën Katerina vdiq. Duke qenë e varrosur me nderime ushtarake, pas një kohe u vendos që të rivarroset. Pas hapjes së varrit, trupi i saj nuk ishte prishur, vetëm dukej si të ishte në gjumë. Që nga viti 1500 eshtrat e shenjtores janë të ekspozuar publikisht. Gruaja është si një qenie e gjallë, e ulur në një karrige e rrethuar nga qirinj në kishëz edhe tani. Në shekullin V Shën Sylvain vdiq si martir. Trupi i tij është tani në kishën “Shën Blaise” në Dubrovnik. Trupi i Shën Sylvain mbetet i paprishur për gati 1700 vite. Lëkura e tij dhe buzët e tij kanë ruajtur nuancën natyrore rozë dhe flokët e tij kanë ende ngjyrën e vërtetë. Në vitin 1977 në Spanjë, një varr familjar u hap, në të cilën Digers gjeti trupin e një djali 11-vjeçar, të paprekur nga prishja, edhe pse ai u vu aty 40 vjet më parë. Fëmija vdiq nga meningjiti në vitin 1937 dhe prindërit e tij nuk donin ta kujtonin atë. Sipas studimeve të fundit, shkencëtarët rreth këtij misteri mbeten të hutuar se pse disa njerëz mbeten të paprishur. Këto tregojnë se pavdekshmëria nuk vjen vetëm për njerëzit e shenjtë, por edhe për ata që kanë çuar një mënyrë jetese blasfemuese. Që është një mister edhe më i madh. Kështu është rasti i kardinalit Shuster, një mik i ngushtë i diktatorit Musolini. Ai ishte kryepeshkop dhe një fashist. Trupin e tij e gjetën 31 vjet pas vdekjes së tij – të pashkatrrueshëm. Gruaja e diktatorit argjentinas Peron, Evita, gjithashtu ka një histori interesante. Ajo ka një devotshmëri të veçantë. Vdiq nga kanceri në moshën 33 vjeçare. Burri i saj e donte atë aq fort sa qe kishte ndaluar të varroset trupi i saj. Tingëllon tronditëse, por gjatë udhëtimeve të tij, madje edhe në Evropë, ai kishte marr me vete arkivolin me trupin e saj. Pas mërgimit të tij, duke u kthyer në Argjentinë në vitin 1973, ai më në fund vendosi të dorëzojë mbetjet e saj në tokë. Megjithatë, kur ai hapi arkivolin për ta parë për herë të fundit atë, Evita Peron ishte e shtrirë në jastëk e pashkatrrueshme, sikur nuk kishte vdekur, vetëm të ishte në gjumë. Kultura krishtere ka raste të ngjashme. Ndër më të famshmet janë trupi i Shën Petkës, bullgare. Prekja e saj thuhet se shëron njerëzit e sëmurë. Një tjetër i shenjt i pashkatrrueshëm është Shën Simoni, reliket e të cilit mbahen në Trieste. Fenomeni i pashkatërrueshmërisë ende nuk mund të gjejë një shpjegim logjik. Shkencëtarët kanë dështuar në shpjegimin se pse trupat e të zgjedhurve të vdekur nuk dekompozohen për asnjë arsye të dukshme. Në këtë rast – thjesht ndoshta arsyeja është e padukshme dhe është për shkak të forcave dhe faktorëve të panjohur ende për njeriun.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency