Tirana korr sukses ndaj Laçit dhe parakalon Vllazninë

0
132

Jurges Veizaj

Ka qenë skuadra bardheblu ajo që është treguar më e vendosur për të fituar takimin dhe duket se ia ka arritur më së miri

 Fitorja ndaj laçianëve do të thotë shumë për skuadrën kryeqytetase, pasi kjo i jep shkëputjen nga zona e rrezikut

 

TIRANA3

Ka nisur me ndeshjen midis Tiranës dhe Laçit java e Superligës Shqiptare. Sfida e luajtur ditën e djeshme ishte ajo midis bardhebluve dhe laçianëve që mbaroi me triumfin e skuadrës kryeqytetase. Kështu, ky trepikësh i marrë për skuadrën e bardhebluve i jep mundësinë që të shkëputen pak nga fundi i tabelës. Një fund që akoma duket se ka luftë dhe se asgjë nuk është e sigurtë. Ndërsa për Laçin dy humbje radhazi nuk janë një tregues pozitiv. Kjo, pasi të dyja humbjet tregon që ekipi i Nicës është larg objektivave për zonën evropiane. Megjithëse ndryshe nga Tirana dy disfata nuk i hapin dhe shumë probleme skuadrës, pasi nuk rrezikon për të shkuar në pozicionet e rrezikut. Me këtë fitore Tirana ngjitet në pozicionin e 31 pikëve, dy më shumë se Vllaznia, ndërsa Laçi qëndron në pikë të barabarta me Partizanin në kuotën e 40 pikëve.

 

Pjesa e parë

Sfida nisi me një temp mjaft të lartë dhe me një luftë sportive nga të dy krahët. Mirëpo edhe tifozët po bënin rolin e tyre, veçse në aspektin negativ. Që në fillim të sfidës koret e të dyja skuadrave vërshuan me ofendime ndaj njëra-tjetrës, duke zbehur pak luftën që zhvillohej në fushë. U ndesh ndërhyja e policisë për të qetësuar pak gjakrat dhe për ta përqendruar vëmendjen te loja në fushë. Fillimi i ndeshjes u pa nga të dyja skuadrat si një mundësi për të provuar forcat e njëra-tjetrës. Mundësia e parë vjen për bardheblutë me anë të Takut. Mesfushori gjuan keq dhe humbet një shans të artë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Në fillim, duket epërsia e skuadrës bardheblu, ndërsa edhe Laçi nuk kursehet. Janë Vucaj dhe Brkiç ata që hidhen në sulm për të provuar fatin për skuadrën e tyre. Goli nuk do të vononte shumë për skuadrën kryeqytetase që do të arrinte ta shikonte veten në epërsi më shpejt seç e priste. Në minutën e 13-të do të ishte Kahata. Lojtari do ta gjente veten të pambuluar para portës dhe do të ndëshkonte kurbinasit, duke entuziazmuar skuadrën e tij. Nga ana tjetër, edhe pse kanë pësuar skuadra e Nicës nuk tregon reagimin e duhur. Një aksion që nis nga këmbët e Veliajt nuk quhet gol, pasi lojtarët kurbinas janë pozicion dhe i mohojnë vetes një shans të artë në këtë moment të vështirë. Skuadra e Nicës provon, por nuk duket e qartë në ide. Është Brkiç ai që tenton të bëjë diçka, por që është shumë larg në sulm dhe nuk ka mbështetje. Ndërsa skuadra e Tiranës arrin që të mbrohet mjaft mirë dhe kundërpërgjigjet ndaj të gjithave reagimeve të skuadrës mike. Një problem shtesë i shtohet skuadrës laçiane kur na fusha detyrohet të dalë Veliaj, për shkak dëmtimi duke i lënë vendin Zefit. Ndikumana ka një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 38-të. Ai ka marrë një pasim të përpiktë nga Kahata, del i vetëm me Edvan Bakajn, por topi përplaset në këmbët e portierit kurbinas gjatë destinacionit për në rrjetën e tij. Gjatë kësaj kohe, është jashtë fushe braziliani Gilberto, i dëmtuar, i cili nuk mund të vazhdojë dot më tej. Magani detyrohet të hedhë në fushë Morinën, edhe pse jo në formën e tij optimale, edhe ky me probleme dëmtimi. Kështu skuadrat detyrohen që të shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me rezultat të pandryshuar.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë do të kishte disa ndryshime në modelin e lojës, edhe pse nuk do të kishte shuam surpriza. Laçi e nis me agresivitet pjesën e dytë, por Tirana i afrohet golit të dytë me Morinën në minutën e 62-të, pas asistit të Kahatës nga e majta e sulmit. Në minutën e 69-të Xhejms pretendoi një 11-metërsh, por për Metën gjithçka është e rregullt. Tre minuta më pas një kundërsulm i shpejtë i Laçit, u mbyll me goditjen e pasaktë të Vucajt. Mesfushori shkodran provoi nga distanca edhe në të 76, por priti në pozicion Lika. 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Mario Morina vulosi fitoren me një gol të thjeshtë, ku merita kryesore shkon për Ndikumanën. Me këtë fitore bardheblutë kalojnë shkodranët e Vllaznisë dhe gjithashtu kërcënojnë që të kalojnë Flamurtarin pasi janë me të njëjtat pikë.

 

Klasifikimi

1          Skënderbeu Korçë              25        54

2          Partizani Tirana                    25        40

3          Laçi                                         26        40

4          Kukësi                                    25        40

5          Teuta Durrës                         25        36

6           Besa Kavajë                         25        34

7          Flamurtari Vlorë                   25        31

8          Tirana                                     26        31

9          Vllaznia Shkodër                 25        29

10        Kastrioti Krujë                       25        26

11        Lushnja                                 26        26

12        Bylis Ballsh                           26        24

 

Ndeshja e djeshme

TIRANA-LAÇI  2-0

Golat: Kahata 13′, Morina 87′

Gjyqtarë: K. Meta

Kartonë të verdhë: Karabeci 45′ / Teqja 21′, Kehinde 56′, Danaj 63′

 

 

Sfidat e së dielës

Sot luhen edhe shumica e ndeshjeve që përmbyllin javën e 26-të Superiores. Përballë do të vihen shkodranët me kampionët në fuqi të Skënderbeut. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Për ekipin shkodran është vendimtare pasi një trepikësh e hedh një hap më lart Tiranës dhe Flamurtarit nëse ekipi vlonjat nuk merr nj rezultat negativ nesër. Ndërsa nga ana tjetër Skënderbeut i duhet fitorja për t’iu afruar edhe më shumë kampionatit edhe për t’u fokusuar me shumë në kupë. Në Kavajë do të ndeshen Besa me Kukësin. Një sfidë midis të barabartësh, ku pritet të luhet futboll nga të dyja skuadrat për vetë karakterin e përballjes. Një derbi historik luhet nesër në Vlorë ku Flamurtari ndeshte me Partizanin. Të dyja ekipet u nevojitet një fitore pasi është jetike për fatin në renditje. Flamurtari i duhet një fitore pasi i siguron shkëputjen nga fundi ku Vllaznia dhe Tirana janë gati të bëjnë surprizën. Ndërsa nga ana tjetër Partizani duhet të përfitojë nga hapi fals i Laçit për të marrë një tre pikësh dhe për të konsoliduar më shumë pozicion e dytë që i siguron pjesëmarrjen në kupat evropiane. Ndërsa në Durrës do të luhet sfida midis Teutës dhe Kastriotit. Një ndeshje që në letër favorizon Teutën që është më lart se Kastrioti i zhytur në fund dhe kërkon të marrë pikët për t’iu afruar vendit të dytë. Lushnja nga ana tjetër merr trepikëshin pasi ka sfidën ndaj Bylis të eliminuar dhe kjo i siguron një triumf në tavolinë por që nuk e ngre dot nga fundi i tabelës ku ndodhet.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency