Kjo puthje, shkaku i ndarjes së çiftit Paltrow dhe Martin

0
118

gwneth paltrowDisa ditë më parë, erdhi edhe ndarja e çiftit, Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin. Mirëpo deri më tani, mister ka qenë shkaku i kësaj ndarje. Por si duket, është zbuluar edhe shkaku i të gjithë kësaj. Disa imazhe të zbuluar nga mediat e huaja, të aktores, që puthet me ish-të dashurin Donavan Leitch në një ndeshje bejsbolli, që daton në shtator të vitit të kaluar. Paltrow ka pasur lidhje dashurie që në vitet ’90 me Donavan, por duket se gjithçka është rindezur muajt e fundit, siç konfirmon edhe foto, ku biondja i jep një të puthur të thellë në buzë, megjithëse përkrah saj gjenden edhe e bija Apple dhe i biri Moses, të cilët i ka nga martesa me solistin e Coldplay. Përfaqësuesit e aktores e kanë mohuar përfshirjen romantike të saj me Donavan, i cili është i ndarë nga gruaja, duke thënë vetëm se bëhet fjalë për një miqësi që zgjat prej më shumë se 20 vjetësh.

 

 

Lagerfeld: Delevigne nuk është e bukur

 Karl Lagerfeld thotë se modelja në ngritje Cara Delevigne nuk është ndonjë femër shumë e bukur. Kur parakaluan në pasarelë disa javë më parë, ata u dukën si një prej çifteve më të realizuar të botës së modës. Cara Delevigne është një prej modeleve me rritjen më të shpejtë të momentit, ndërsa Karl Lagerfeld një prej stilistëve më të njohur në industrinë e modës. Megjithatë, 80-vjeçari të enjten dha një vlerësim aspak pozitiv për modelen, një prej mikeshave më të mira të Rita Orës në botën e “show-bizz”. “Ajo nuk është një nga ato bukuritë që të ngel syri. Ka forma të çuditshme, ndonëse janë këto forma që e bëjnë të veçantë”, tha njeriu që ka krijuar një prej linjave më të famshme në botë, atë të “Chanel”.

 

 

Britney, çfarë trupi në bikini…

 Britney Spears është rikthyer në kryetitujt e mediave botërore, pasi nuk ka hezituar të tregojë trupin e saj shumë joshës. Britney ka vendosur që të pushojë në brigjet e Havait, bashkë me të dashurin David Lucado. Nëpër fotografi shihen edhe djemtë e Britney-t, që i ka nga martesat e kaluara. Britney edhe pse 32-vjeçare, vërteton edhe një herë se është në kulmin e formës së saj jetësore dhe mbetet një prej femrave më atraktive në botë.

 

Heidi Klum, 40-vjeçare, por ka se çfarë të tregojë…

 Modelja shumë e famshme gjermane, Heidi Klum, edhe pse është 40-vjeçare, ka një trup mahnitës për të shfaqur. Ajo tregoi këto linja të përsosura edhe pse nënë e katër fëmijëve. Klum, u pa duke shijuar plazhet e Bahamës nën shoqërinë e fëmijëve të saj duke shijuar rrezet e diellit.

 

 

Cameron Diaz joshet edhe nga femrat

 Ylli i Hollivudit, Cameron Diaz, joshet seksualisht edhe nga femrat. Aktorja 41-vjeçare, e cila më herët kishte dalë edhe me Jared Leto e Justin Timberlake, beson se është natyrale të vlerësosh bukurinë e femrave tjera dhe të ndiesh një formë të dëshirës seksuale ndaj tyre kohë pas kohe. “Mendoj se femrat janë të bukura – absolutisht të bukura. Dhe mendoj se të gjitha femrat joshen seksualisht nga një femër tjetër, në një aspekt. Është natyrale të kesh një lidhshmëri dhe një vlerësim për bukurinë e një femre tjetër”, – ka thënë Diaz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency