Eda Zari për Elton Dedën: “…të dua shumë o surrat”!

0
151

elton deda dhe eda zari“Te kam thene ca gjera ….por ti si kuptove asnjehere. Te dua shume o surrat”, janë këto fjalë të Eda Zarit që shoqërojnë foton e rrallë të dy miqve, hedhur në rrjetin social Facebook.

Ndërsa në komentin e tij Eltoni është përgjigjur: “You shine! Tradhetare e bukur”. Një foto bardhë e zi, të cilën Eda Zari e ka shoqëruar me komentin për mikun e saj të liceut, këngëtarin Elton Deda. Ndjehet miqësia e tyre po ashtu dhe reagimet e miqve kanë qenë mjaft domethënëse për këtë shoqëri të vjetër. Eda është mjaft aktive në facebook me impresionet e saj, komentin për këngët, në bashkëbisedim me miqtë po ashtu bën dhe xhirot e fotove më të fundit të udhëtimeve të saj.

 

 

Look-u i çuditshëm i Rita Orës

 Ajo është e njohur për stilin e saj të guximshëm të të veshurit. Dhe Rita Ora me siguri bëri që njerëzit të kthenin kokën për të parë look-un e saj teksa u shfaq të premten e veshur me një triko që ngjante më shumë me një rrogoz të vjetër. Gjithashtu, 23-vjeçarja vuri në dukje flokët e gjatë të verdhë, të cilat i kishte zgjatur në një sallon bukurie. Por vëmendjen edhe në këtë rast nuk e morën flokët. Në sy ranë pantallonat blu që këngëtarja kishte veshur për të shkuar në studion e “Capital Radio” të Londrës, të cilat më tepër sesa moderne dukeshin sikur ishin shqyer nga qentë.

 

 

Stresi, së shpejti me dy klipe të reja

 Një prej reperëve më të mëdhenj shqiptarë, Stresi, i ka të gatshme shumë projekte, ndër ta edhe dy videoklipe që do të lançohen së shpejti. Reperi i hiteve si “Love Story” dhe “Lambo” ka vendosur që të publikojë jo më pak se dy videoklipe. Sipas burimeve, Stresi do të publikojë shumë shpejt videon e tij të re të një kënge solo. Ai po ashtu ka hyrë në xhirime të një klipi tjetër që e ka në bashkëpunim me Loni Gashin dhe që tashmë është konfirmuar se e mban titullin “Crazy and Wild”. Këto projekte e rikthejnë Stresin për një verë shumë të nxehtë, e me shumë projekte.

 

 

Adelinës i largohet nga “Youtube” klipi i këngës “Për ty”

 Arsyet e largimit të videoklipit Adelina Berisha i ka bërë të ditura përmes faqes së saj të “Facebook”-ut. Videoklipi më i ri i këngëtares Adelina Berisha, “Për ty” është larguar nga faqja e shpërndarjes së videove, “Youtube”. Ajo ka shpjeguar arsyet e largimit përmes profilit të saj të “Facebook”-ut. “Së pari ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e këngës time më të re, baladë… ‘Për ty’ kënga dhe videoklipi im më i ri i cili është publikuar, para pak orëve është fshirë nga Youtube për shkak të mosmarrëveshjes së produksionit të klipit me Top-Channel (Top Fest)”. Berisha vazhdon postimin e saj duke i falënderuar fansat e saj për mirëpritjen e klipit. “Unë jam shumë e lumtur që kënga është pëlqyer shumë nga ju fansa të dashur. Unë ju premtoj që videoklipi do të lançohet në momentin e parë që të mbarojë Top Festi. Ju falënderoj shumë që më përkrahni në çdo hap të karrierës sime, sepse pa ju s’do të isha këtu ku jam sot. Me shumë respekt Adelina Berisha”, – shkruan në sqarimin e këngëtares në “Facebook”. Kënga “Për ty” është punuar nga Florent Boshnjaku ndërsa videoklipin e ka punuar produksioni “ImagineCreative”.

 

 

Dovolani: Partnerja e “Dancing With the Stars” më trajton si ar

 Driton (Tony) Dovolani është ndër shqiptarët i cili ka arritur suksese të mëdha në SHBA. Ai në vitin 2012 ka fituar në spektaklin më të shikueshëm të Amerikës “Dancing With the Stars” dhe është bërë shqiptari i parë që ka fituar një trofe të tillë në shtetin më të fuqishëm të botës me një popullsi mbi 300 milionë banorë dhe me një shikueshmëri në natën finale që kishte kapur rekordin e 32 milionë teleshikuesve. Valltari i njohur shqiptar me prejardhje nga Prishtina Toni Dovolani është paraqitur në mbrëmjen e së hënës, në shoun televiziv amerikan “Dancing With the Stars” me parnteren e tij në vallëzim NeNe Leakes. Gjatë provave të javëve të fundit në këtë spektakël televiziv të vallëzimit, profesionisti dhe trajneri i njohur i vallëzimit me vendqëndrim në Nju Jork, e ka kuptuar shpejt se “partnerja e tij nuk është prej atyre që ta ulin energjinë”. “Zoti na ruajt. Unë kam një nga ato ditët e mia të vështira, ajo filloi vallëzimin me mua dhe fërkimin mbi mua. Unë menjëherë kam buzëqeshur”, – ka thënë Dovolani për publikun pas shfaqjes së mbajtur të hënën mbrëma, ku ai dhe personaliteti televiziv u shpallën të sigurt për të lëvizur në konkurrencën e javës së ardhshme. Duke shprehur mirënjohje për tifozët që e votuan atë për një javë, Dovolani tha se në paraqitjen e radhës do të japë dyshe vallëzimi si një mundësi për të treguar anën e vërtetë të NeNe-s. “Ne me të vërtetë kalojmë kohë të mirë”, – ka thënë Dovolani.

 

 

Alketa angazhon vajzat e “X Factor” si imazhe të fushatës së fustaneve

 Prezantuesja e “X Factor”, Alketa Vejsiu, i ka angazhuar vajzat pjesëmarrëse në edicionet e mëparshme të këtij spektakli për talente që të reklamojnë fustanet. “Sheila, Enxhi dhe Arilena, sot në setin fotografik të ‘Class by Alketa Vejsiu’, si imazhe të fushatës së fustaneve të mbrëmjes dhe fustaneve të maturës dhe eventeve gala. Vajzat me shumë talente dhe shumë faktorë X, shkëlqejnë!”, – ka shkruar Alketa në “Facebook” krahas publikimit të fotografive. Sheila dhe Arilena janë fituese të edicioneve një dhe dy, respektivisht, ndërsa Enxhi ishte gjysmëfinaliste e “X Factor Albania 3”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency