Reforma/ Kategoritë që nuk do t’u rritet mosha e pensionit

0
138

Driçim Çaka

 

Analiza vjetore e ISSH-së, janë dhënë mbi 12 mijë përfitime për barrëlindje, 1145 përfitime afatshkurtra për sëmundje, 35 raste përfitimesh për aksidente në punë si dhe mbi 31 mijë pensione të parakohshme dhe suplementare

 

issshReforma që pritet të bëhet në sistemin e sigurimeve shoqërore do të prekë edhe moshën e pensionit. Këtë fakt e ka konfirmuar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë analizës vjetore punës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas Veliajt, reforma nuk do të përfshijë ata të moshuar të cilët janë në prag të daljes në pension. “Nuk do të ketë rritje të moshës së daljes në pension për ata që janë në prag pensioni. Reforma në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve duhet të ishte realizuar më përpara. Një nga detyrat urgjente është reformimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, modernizimi i tij me synim formulimin e një sistemi pensionesh të konsoliduar, bashkëkohor, të qëndrueshëm financiarisht, të drejtë dhe që ofron mbrojtje sociale të qëndrueshme për të gjitha shtresat”, – u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij, por cilat kategori nuk do t’u rritet mosha e pensionit? Burime pranë MMSR-së, bëjnë me dije se reforma nuk do të prekë ata të cilët sot 57 apo 58 vjeç për gratë apo 63 vjeç për burrat, që do të thotë se këta të moshuar do të dalin në pension sipas ligjit aktual.

Reforma do të synojë që në harkun kohor 4-5 vjet të hyjë në fuqi ligji për rritjen e moshës së pensionit. “Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri ndodhet përpara sfidave, po aq të mëdha sa edhe në vitet `90. Reforma e pensioneve mbetet e bashkërenduar me modernizimin administrativ mbetet sfida më e madhe, një gur themeli i sistemit të mbrojtjes shoqërore për brezat e ardhshëm. Administrativisht pensionet të caktohen brenda afatit ligjor dhe nga ana tjetër koha mesatare e përpunimit të një pensioni të arrije në rreth 30-35 ditë”, – u shpreh Veliaj gjatë analizës vjetore.

 

Analiza vjetore

Për drejtoren e ISSH-së, Vjollca Braho, disa nga arritjet e vitit 2013 kanë qenë krijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Pensioneve dhe pagimi online i pensioneve. “Sot gati të gjitha pensionet që paguhen në qendrat urbane, paguhen online nëpërmjet këtij portali dhe regjistri të krijuar. Kjo mënyrë pagese ka bërë të mundur rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pensionistëve, ka rritur transparencën për masën e pensionit dhe kompensimeve që jepen nga qeveria”, – tha Braho gjatë fjalës së saj. “Kur flasim për pensionet, njerëzit kërkojnë siguri nga shteti shqiptar që për atë çfarë kanë kontribuar ndër vite ta marrin siç e meritojnë. Por, kërkojnë edhe inovacion, pra kalimin nga një shtet burokrat me letra e dosje të vjetra, në një shtet modern, të dixhitalizuar. E në fund, kërkojnë progres se si ne si shtetas e trajtojmë moshën e tretë”, – theksoi Veliaj në analizën vjetore të ISSH-së.

 

Të dhënat

Për vitin 2013 janë realizuar të ardhurat në përgjegjësi të ISSH-së në masën 114.4% ose rreth 400 milionë më tepër se planifikimi. Të tre komponentët e të ardhurave si kontributet nga të vetëpunësuarit në bujqësi, kontributet vullnetare dhe të ardhurat e tjera janë tejkaluar. Në total të ardhurat për kontributet u realizuan në masën 51.452 milionë lekë ose 100.6% me një tejkalim prej 291 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nën përgjegjësinë e tatimeve u realizuan në masën 99.6% dhe me një deficit prej 206 milionë lekë. “Problematike vazhdon të mbetet mosdërgimi i listë-pagesave nga autoritetet tatimore në kohë, problem që është përkeqësuar gjatë vitit 2013 me mosdërgimin e listë-pagesave të deklaruara online. Kjo sjell vonesa në dhënien e përfitimeve dhe sorollatje të qytetarëve”, – theksoi Braho gjatë analizës së saj. Gjatë vitit 2013 janë transferuar në drejtim të buxheteve familjare 95.6 miliardë lekë si pagesa të pensioneve dhe përfitimeve të tjera që ISSH jep. Në total ISSH ka paguar përfitime për mbi 570.423 pensione pleqërie, invaliditeti, familjar, mbi 12 mijë përfitime për barrëlindje, 1145 përfitime afatshkurtra për sëmundje, 35 raste përfitimesh për aksidente në punë, mbi 31 mije pensione të parakohshme dhe suplementare, si dhe rreth 7269 invalidë lufte dhe veteranë. Për vitin 2013 janë caktuar 36.049 pensione të reja. Krahasuar me vitin 2012 ky numër është 21.8% më i lartë ose 6.464 pensione më shumë. “Gjithashtu, janë rishqyrtuar të gjithë dosjet e pensioneve të invaliditetit dhe familjar që arrijnë në rreth 120 mije dosje, janë rillogaritur pensionet e parakohshme të ish-ushtarakëve, në zbatim të ligjit nr. 10142 dhe rishqyrtimi i të gjitha dosjeve që arrijnë në mbi 11 mijë, si dhe rishqyrtime të dosjeve të pleqërisë, si rezultat i paraqitjes së dokumenteve shtesë dhe kërkesave nga vetë pensionistët për masën e pensionit, shpesh herë të përsëritura këto kërkesa”, – përmendi drejtoresha e ISSH-së. Në vitin 2013 numri i pensioneve të reja të invaliditetit ishte 7.076. Ndërsa rritja neto e numrit të invaliditetit në krahasim me 2012 është 4372 pensione.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency