Çfarë ndryshon me Gjykatat Administrative

0

Ervin Kaduku

Loading...

 

 

­Ja përfitimet dhe problemet që lindin me ankimimin e biznesit apo qytetarit në gjykatën më të re të krijuar në përputhje me reformën e gjyqësorit

 

kepuceMe krijimin e një sektori të ri të gjyqësorit shqiptar, Gjykatave Administrative, ndryshojnë edhe rregulla të ankimimit të bizneseve dhe qytetarëve për akte të ndërmarra nga administrata shtetërore. Sa më poshtë, vijojnë rregullat e reja, që duhet të dihen për t’iu drejtuar kësaj Gjykate.

Gjykata, në gjykimin administrativ, siguron nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, mbrojtjen juridike të të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cenohen si pasojë e ushtrimit ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike. Gjykata Administrative zbaton parimin e mbrojtjes së interesit publik dhe të të drejtave e interesave të ligjshëm të personave privatë. Organi i administratës publike, si rregull, ka detyrimin të provojë bazueshmërinë në ligj dhe në fakt të veprimeve të kryera prej tij.

 

Përse mund t’i drejtohemi Gjykatës Administrative

 

…për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

…për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

“Veprim tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm.

 

E drejta e padisë
Kush mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative

 

Të drejtën e ngritjes së padisë e ka:

 

çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik;

 

çdo subjekt që pretendon se është cenuar në të drejtat dhe interesat e tij të ligjshëm për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të organit publik, që nuk kanë formën e aktit administrativ;

 

 

çdo shoqatë apo grup interesi që pretendon se është cenuar një interes i ligjshëm publik:

 

I) nga një akt normativ;

II) nga një akt administrativ, në rast se një e drejtë e tillë u njihet me ligj;

 

 

Ndryshimi i procedurave të gjykimit në favor të biznesit

Mosparaqitja e palëve në veprime përgatitore nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes, edhe kur ata janë thirrur dhe njoftuar rregullisht (neni 25 “3”).

Mosparaqitja e palëve në seancë nuk shkakton shtyrjen apo pushimin e gjykimit (neni 34 “2”).

Në rast se Gjykata ka caktuar afat për paraqitjen e pretendimeve përfundimtare me shkrim të palëve, mosparaqitja me shkrim e tyre brenda afatit të caktuar, nuk përbën shkak për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor (neni 34 “6”).

 

Detyrimi ligjor i administratës për depozitimin e provave

 

Paditësi, përveç aktit administrativ që kundërshton, nuk ka detyrim t’i bashkëlidhë padisë akte provuese, por, nëse i paraqet ato, duhet të paraqesë edhe kopje të tyre për të paditurin (neni 21 “2”).

Shkelja e pajustifikuar e detyrimit për të paraqitur provat nga organi publik edhe brenda afatit të dytë të caktuar përbën shkak që Gjykata, me kërkesë të palës, ose kryesisht, të caktojë gjobë ndaj titullarit të organit publik. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë.

Në rast se organi publik nuk i paraqet provat deri në datën e seancës gjyqësore, atëherë Gjykata, duke vlerësuar provat e tjera dhe rrethanat e çështjes, mund të konsiderojë të provuar faktet e pretenduara nga pala tjetër, për provimin e të cilave janë kërkuar këto prova (neni 26).

Paditësi, përveç aktit administrativ që kundërshton, nuk ka detyrim t’i bashkëlidhë padisë akte provuese, por, nëse i paraqet ato, duhet të paraqesë edhe kopje të tyre për të paditurin (neni 21 “2”).

Shkelja e pajustifikuar e detyrimit për të paraqitur provat nga organi publik edhe brenda afatit të dytë të caktuar përbën shkak që Gjykata, me kërkesë të palës, ose kryesisht, të caktojë gjobë ndaj titullarit të organit publik. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë.

Në rast se organi publik nuk i paraqet provat deri në datën e seancës gjyqësore, atëherë Gjykata, duke vlerësuar provat e tjera dhe rrethanat e çështjes, mund të konsiderojë të provuar faktet e pretenduara nga pala tjetër, për provimin e të cilave janë kërkuar këto prova (neni 26).

 

Paraqitja e provave të reja në ankim

 

Në ankim nuk mund të paraqiten fakte të reja dhe të kërkohen prova të reja, përveçse kur ankuesi provon se pa fajin e tij nuk ka mundur t’i paraqesë këto fakte ose t’i kërkojë këto prova në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të shkallës së parë, në afatet e parashikuara në këtë ligj (neni 47).

 

Barra e provës

 

Organi publik ka detyrimin të provojë ligjshmërinë e aktit administrativ, kontratës administrative dhe të veprimit tjetër administrativ, të nxjerrë jo me kërkesë të paditësit, si dhe faktet që ai ka parashtruar dhe ka vënë në themel të veprimtarisë së kundërshtuar në Gjykatë.

Në rastet e tjera, pala ka detyrimin të provojë faktet, në të cilat bazon pretendimin e saj. Por edhe në këto raste, Gjykata, edhe kryesisht, me vendim të ndërmjetëm, mund të vendosë kalimin e barrës së provës tek organi publik, kur ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova me shkresë, që vërtetojnë se organi publik fsheh apo nuk paraqet me dashje fakte dhe prova të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ky vendim ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar.

 

Moszbatimi i akteve nënligjore të paligjshme

 

Gjykata Administrative, gjatë shqyrtimit gjyqësor të një veprimi administrativ, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos të mos zbatojë një akt nënligjor normativ, në bazë të të cilit është kryer veprimi administrativ që shqyrtohet, kur çmon se akti nënligjor është i paligjshëm (neni 38).

Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. (neni 145 i Kushtetutës).

 

Mundësia e marrjes së ekspertit nga palët

 

Eksperti i kërkuar nga palët paraqitet në seancë gjyqësore për të shpjeguar me gojë njohuritë e tij të posaçme për natyrën e mosmarrëveshjes. Për marrjen në pyetje të tij zbatohen rregullat e Kodit të Procedurës Civile për dëshmitarët. Vlera provuese e pohimeve të tij është e njëjtë me vlerën e thënieve të dëshmitarit. Ai u përgjigjet pyetjeve të bëra nga palët dhe Gjykata. Për të ndihmuar kujtesën, eksperti mund të lexojë dokumentet e hartuara prej tij. Në raste të veçanta dhe të ndërlikuara, Gjykata mund të vendosë që eksperti të paraqesë me shkrim shpjegimet e tij brenda 10 ditëve (neni 34 “4”).

 

Shpejtësia e gjykimit, elementet që sigurojnë gjykim të shpejtë

 

Përcaktimi i afateve të shkurtra detyruese dhe me pasoja për mosrespektim,

-Veprime procedurale-administrative jashtë seancës nëpërmjet sekretarisë (kërkim i provave shkresore dhe parashtrimeve paraprakisht nga administrata (neni 25), depozitim paraprak i aktit të ekspertimit (neni 25);

-Njoftime me mënyra që sigurojnë shpejtësi (telefon, elektronikisht, neni 22);

-Vlerësim dhe vendime mbi akte shkresore (pa seancë dëgjimore), neni 3 “4”, neni 67 (në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm) si dhe gjykimet në gjykatën administrative të apelit dhe në kolegjin administrativ të Gjykatës së Lartë).

 

Sanksione për mosekzekutimin e vendimit apo të urdhrit të Gjykatës (neni 68)

 

Gjatë procedurës së ekzekutimit të detyrueshëm, gjyqtari apo kryetari i trupit gjykues, që ka dhënë vendimin, me kërkesë të palëve ose të përmbaruesit gjyqësor, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, urdhëron kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, duke përcaktuar afatet dhe mënyrën e kryerjes së tyre.

 

Ndryshime në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

 

1. Përmbaruesi gjyqësor, në përfundim të afatit të ekzekutimit të detyrueshëm të caktuar nga gjyqtari, njofton me shkrim gjyqtarin për veprimet e kryera nga organi publik debitor.
2. Në rast të moskryerjes me faj të detyrimeve, sipas vendimit apo urdhrave të Gjykatës, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari edhe kryesisht vendos gjobë ndaj titullarit të organit publik debitor. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale, në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë në ekzekutim.
3. Në rastet e konstatimit të mosekzekutimit të vendimeve, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari kërkon marrjen e masave disiplinore dhe, kur është rasti, paraqet edhe kallëzim penal ndaj personave përgjegjës (neni 68).

 

 

Loading...