Info/kult

0
128

ekHeronjtë francezë në një galeri humoristike

Për një javë, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të jetë e ekspozuar “Historia e Francës e treguar përmes publicitetit”, e hapur 26 deri më 30 mars. Priten të prezantohen rreth 60 dokumente publicitare (afishe, reklama të publikuara në shtypin e shkruar, etiketa të pijeve ose djathërave etj.) të zgjedhur në koleksionin e pasur të bibliotekës “Forney/Hôtel de Sens”. Kjo ekspozitë risjell historinë e Francës përmes një galerie humoristike të heronjve francezë. Ajo pati një sukses të madh gjatë prezantimit në Paris, ku ekspozita u vizitua nga më shumë se 15.000 vizitorë.

 

 

Marubi, 25 imazhe në zyrat e BE-së

Ekspozita e Marubit “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten”, është organizuar në kuadrin e një projekti të financuar nga bashkëpunimi evropian me Bashkinë e Shkodrës. “Kjo ekspozitë tregon se jemi të ndryshëm, por pjesë e familjes së madhe të Evropës”, – tha ndër të tjera përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, z. Clive Rumbold, në ekspozitën me foto të Marubit. Ekspozita u çel në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian (EU Info Centre) ku pati pjesëmarrës të shumtë nga fusha të ndryshme të jetës kulturore dhe politike të vendit. Pas vlerësimit  që i bëri jo vetëm fotografive të Marubit, por edhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të popullit shqiptar që përcillen nëpërmjet këtyre fotove z. Clive Rumbold, zonja Eleni Zorba drejtore në Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës tha se “ekspozita synon të që nëpërmjet fondit të artë të dinastisë Marubi të pasqyrojë vlerat ndërkufitare për dy qytete, që janë të përfshira në këtë projekt, siç është Shkodra dhe Ulqini”. Por ekspozita Marubi shkon shumë më përtej impaktit që krijon një ekspozitë e thjeshtë e arteve pamore, sepse nëpërmjet kësaj ekspozitë vijnë edhe vlera të rralla të etnografisë, të kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar. Drejtori i fototekës “Marubi”, Lucian Bedini, thotë se ende fotografitë e kësaj ekspozite nuk janë bërë objekt i studimit. Sipas tij, vlerat e fototekës “Marubi” kanë qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë, por janë gazetarët ata që kanë bërë të flasin këto thesare të trashëgimisë. Ndërsa studiuesi Valter Gjoni na shuan kureshtjen për vlerat emancipuese të popullit shqiptar që i zbulojmë në një foto të Marubit, ku në vitet 1880 ishte aq i emancipuar sa në një fotot të Marubit rrinë bashkë një shqiptar dhe një afrikan si të barabartë mes të barabartëve.

 

Botimi

 100 vjet romancë shqiptare në libër të rrallë muzikor

Nëntë partitura me romancat më të njohura shqiptare të interpretuara nga Kastriot Tusha hidhen në qarkullim në një botim muzikor. Janë konceptuar nga recitali që mbajti në kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa libri është krejtësisht i rrallë. Lajmin e konfirmon botuesja e “Toenës”, Irena Toçi, e cila thotë se “mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore të rralla janë një kontribut i rëndësishëm i tenorit Kastriot Tusha në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë më të bukur kulturore që kombi ynë ka në këtë zhanër”. Kastriot Tusha – një nga zërat më të spikatur, të veçantë dhe të papërsëritshëm të muzikës shqiptare – përjetëson në këtë libër romancat “Trëndafili”, “Moj e bukura në krua”, “Eja vashë”, “Hana”, “Djaloshare”, “Ankohem nga një plep”, “Të shoh në sy”, “Guri i besës”, “Kënga e Milit” dhe “Mijëra vjet”. Libri shoqërohet nga një parathënie e shkurtër e prof. dr. Isak Shehut, në të cilën shprehet: “Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit “100 vjet romanca shqiptare”, ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”. Më tej ai vazhdon se “koncerti recital “100 vjet romanca shqiptare” i “Mjeshtrit të Madh” Kastriot Tusha ishte një ndër dhuratat më të bukura që mund t’i bëheshin publikut muzikëdashës shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por, nga ana tjetër, kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion kamertal, do të mbetet një gur i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore. Këtij botimi ia rrisin vlerat edhe mendimet kritike mbi interpretimin e këtyre romancave nga tenori i mirënjohur prof. as. Kastriot Tusha, të cilat janë shumë racionale, praktike dhe një ndihmesë e vyer për artistët e rinj. Mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore janë një gur i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar. Tenori Tusha, me zërin e tij karakteristik, ka interpretuar me shumë sukses në të gjitha gjinitë vokale, duke filluar nga opera deri te romanca e kënga. Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit “100 vjet romanca shqiptare”, ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”. Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1963, në Elbasan) është tenor shqiptar. Mësimet fillestare për kanto i mori në shkollën e mesme të muzikës “Onufri” (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krijimtarisë popullore për kanto në Tiranë. Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega Kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianistë dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga opera “Madam Buterfly” e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve. Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i Kantos në Akademinë e Arteve. Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj. Me rastin e premierës së operës të parë kosovare “Dasma arbëreshe” Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit. Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.

V. M.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency