Lista e plotë e barnave/ Ilaçet, sa do të jetë shifra e rimbursimit për të gjithë të sëmurët

0
180

Për pensionistët vlera e rimbursimit do të jetë 100%

 

MedikamentePublikohet lista e plotë me 477 barnat e rimbursueshme për vitin 2014. Në lista janë shtuar dhe 55 barnat e reja të rimbursueshme që qeveria i miratoi pak ditë më parë. “Masa e mbulimit të çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të mëposhtme. Masa e mbulimit të çmimit të barnave për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme për kategorinë e pensionistëve të jetë 100 për qind”, – thuhet në vendimin e qeverisë, i cili është publikuar dje në “Fletoren zyrtare”. Po kështu janë miratuar dhe marzhet e tregtimit. “Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht në masën 8 për qind, për tregtimin me shumicë dhe 24 për qind, për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe të marzheve të diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Efektet e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i vitit 2014, i miratuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency