Seria A/ Interi bie ndaj surprizës me emrin Atalanta

0
111

Skuadra e Maxarrit ka humbur në fushën e saj duke mos arritur që të marrë një tre pikësh shumë të vlefshëm për ndjekjen e kreut.

Ka qënë skuadra e Atalantës ajo që ka shuar ëndrrat e zikaltërve me golin e shënuar në minuta e fundit.

 

atalantaShumë gabime dhe pak fat. Kjo ishte panorama e zikltarëve milanistë që pësojnë një humbje që i çon në një krizë momentale. Atalanta tregoi edhe njëherë tjetër që është macja e zezë e Interit, duke mos i lejuar milanezët të arrinë për herë të parë në këtë sezon tre fitore radhazi. Interi që nuk fitonte që nga viti 2010 u dorëzua sërish përballë bergamaskëve pasi u mposht me shifrat 2-1 brenda në “San Siro”. Shtylla dhe traversa ishin armiku i skuadrës së Valter Mazzarrit në këtë takim, pasi zikaltërit i goditën ato plotë tre herë. Sfida nisi me një Atalantë të vendosur më mirë në fushë. Ishte German Denis ai që mund të kalonte miqtë në avantazh por goditja me kokë e argjentinasit në të 17-tën preku pjesën e sipërme të traversës. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe në minutën 35 pas një kundërsulmi të shpejtë Atalanta kaloi në avantazh me Buonaventurën. Gjithsesi skuadra e Colantuonos nuk pati kohë as të festonte pasi vetëm 60 sekonda më pas Interi vendosi barazpeshën. Icardi shfrytëzoi në maksimum një pasim të shpejtë të Guarin dhe e dërgoi topin pas shpatullave të portierit Consigli. Në pjesën e dytë zikaltërit përvec Atalantës do të kishin kundër edhe shtyllat. Në të 53-tën goditja nga distanca e Fredi Guarin u ndal pikërisht nga traversa, të njëjtin fat pati edhe Palacio 7 minuta më vonë por në ndryshim nga kolumbiani, goditja me kokë e argjentinasit u stampua në shtyllë. Interi ishte i gjithi përpara duke kërkuar me ngulm golin e fitores megjithatë, fati i keq i zikaltërve të Milanos nuk kishte përfunduar pasi në minutën e 88-të, Jonathan pasi bëri gjithçka mirë në të djathtë të sulmit e dërgoi sërish topin në traversë, ndërsa Icardi vetëm 1 metër larg portës nuk arriti ta çonte në rrjetë. Nëse nuk shënon do të pësosh thotë ligji i pashkruar i futbollit, dhe Interi e pësoi vetëm pak sekonda më pas, ishte sërish Giacomo Bounavntura ai që ndëshkoi Interin. Mesfushori i Atalantës mposhti për herë të dytë Handonovic duke i dhënë skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme. Ndërsa Interi pas kësaj humbje sheh t’i zveniten edhe ato pak shpresa që kishte për të arritur Napolin në vendin e tretë të klasifikimit. Sampdoria bën një hap shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë pasi mundi me goleadë 5-0 Veronën që pas një nisje fantastike të sezonit, ka lëshuar shumë pe në këto javët e fundit. Në Marassi skuadrës së Mihajlovic iu deshën vetëm 4 minuta për të zhbllokuar takimin. Sansone u gjet në momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë një top të kthyer nga shtylla. Në të 23-tën ishte braziliani Renan ai që dyfishoi rezultatin ndërsa Soriano i vuri kapak takimin me golin e tretë në minutën e 38. Por Sampdoria nuk u ndal me aq dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera me Sorianon e Palombon për rezultatin përfundimtar 5-0.

 

 

Bakari Sanja asnjë kontratë me Inter

Piero Ausilio, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi i tij është pranë transferimit të Bacary Sagna dhe Edin Dzeko. Nerazzurrët veçmë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, i cili do të kalojë në Meazza gjatë verës, ndërsa është spekuluar se edhe mbrojtësi i Arsenalit dhe sulmuesi i Manchester Cityt janë në rrugë për në Serie A. Mirëpo, Ausilio ka thënë se udhëtimet e tij në Angli nuk kanë pasur lidhje me dy lojtarët e përmendur dhe se nuk ka kurrfarë marrëveshje për transferimin e tyre gjatë verës. Ai ka thënë po ashtu se zikaltrit hoqën dorë nga transferimi i Fernandos nga Porto, pasi lojtari nënshkroi kontratë të re me klubin e tij.

 

 

Kaka: Milani edhe më i fuqishëm

Mesfushori brazilian, duke folur për situatën e vështirë që po kalon Milani në këtë sezon, këmbënguli se beson te ringritja e skuadrës. “Në momentet e vështira mund të lindin mundësi të reja. Po qëndrojmë të bashkuar për të dalë nga kjo krizë. Pastaj presidenti Berlusconi po na qëndron pranë. Jam i sigurtë se do të rikthehet Milani i madh”, është shprehur ylli i kuqezinjëve. Më pas një koment për situatën ku ndodhet Klarens Sedorf, i vënë në pikëpyetje për shkak të rezultateve të dobëta. “Klarens është i qetë dhe ka shumë dëshirë ta hedhë pas krahëve këtë periudhë. Po kështu edhe grupi i futbollistëve. E dimë që na takon neve për të gjetur rrugën e duhur për të bërë kthesën”, vijoi Kaka. Kriza aktuale e Milanit peshon edhe në shpatullat e 31-vjeçarit, që duhet të bëjë liderin e skuadrës në fushën e blertë. “Unë jam mirë, në nivelin personal jam i kënaqur, po shënoj dhe po i ndihmoj shokët si dhe nuk kam probleme fizike. Sigurisht që nuk jam i lumtur për rezultatet, por kurrë nuk jam penduar që jam kthyer në Milano”, u shpreh ish Topi i Artë. Në fund një koment i brazilianit pas polemikave mes Paolo Maldinit dhe Adimistratorit të Deleguar, Adriano Galiani. “Paolo ka shumë eksperiencë dhe ka shprehur mendimet e tij që gjithsesi duhen respektuar. Mund t’u them tifozëve që të rrinë të qetë dhe të na qëndrojnë pranë, sepse të gjithë se bashku do të ringrihemi”, përfundoi Rikardo Kaka.

 

 

Blank: Psg mendon për Çelsin

Trajneri i PSG-së, Lorent Blank, ndjen se fokusi i mediave për ndeshjet ndaj Chelsesa i ka hutuar lojtarët. “Unë do të thosha se lojtarët nuk po mendojnë për Chelsean, por gazetarët kanë folur shumë dhe e kanë bërë të vështirë që të mendojmë për Lorientin”. “Ne kemi bërë gjëra të mira nga starti i sezonit, por ende s’kemi fituar asgjë”, ka thënë Blank. PSG në ndeshjen e parë pret Çelsin në “Parc des Princes”. Në pritje të çerekfinales së Champions League mes Paris Seint Zhërmein dhe Chelseat, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ka folur për ndeshjen e dyfishtë me “Blutë” e Hoze Mourinjos. “Nuk do të jetë e lehtë të sfidosh Chelsean, por të gjitha skuadrat që kanë mbetur në Champion janë të forta. Me “Blutë” do të japim maksimumin për të merituar kalimin në gjysëmfinale”, ka thënë ish sulmuesi i Milanit.

 

 

Belami: Suarez pas Mesi dhe Ronaldo

Futbollisti i Liverpulit po vazhdon me formën mahnitëse këtë sezon, ndërsa të shtunën shënoi het-trik duke regjistruar 28 gola në 25 paraqitje dhe është golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin. Ish-lojtari i Redsave beson se 27-vjeçari është futbollisti më i mirë në Ligën Premier. “Është Messi, pastaj Ronaldo – kjo është sa u përket më të mirëve, futbollistëve më të mire në botë, sepse ata kanë arritur një nivel që mendoj se asnjëri nga ne nuk e ka parë kurrë; këta po shënojnë nga 40 apo 50 gola rregullisht brenda një sezoni”. “Pastaj është një grup menjëherë nën ta dhe Luis është në krye të atij grupi”, ka deklaruar Belami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency