Këshilla mode për femrat e shëndosha

0
154

61Xhesika Friling është eksperte mode, fotografie, stilingu dhe grimi. Ka punuar në film, teatër, në videoklipe muzikore dhe në televizione. Përveç kësaj, ajo është e shëndoshë dhe nuk ka kurrfarë kompleksi kur flet për masën e vet

Injoron madhësinë e rrobave

Ai është vetëm një numër. Me rëndësi është se si ajo veshje ju rri ju dhe sa ju përshtatet ajo madhësi. Mos druani të merrni pantallona një numër më të mëdha, pasi ato do t’ju mbështjellin më mirë.

Më e madhja nuk është më mirë

Femrat e shëndosha mendojnë nëse veshja nuk është e ngushtë do të duken më të dobëta. E nuk është ashtu! Mos vishni gjëra tepër të ngushta, por ato që vishni duhet t’ju bëjnë tamam.

Bëni grim

Kur flitet për grimin, i harroni të gjitha rregullat. Kush thotë se nuk guxoni t’i lyeni me të zezë sytë apo të vini buzëkuq të ndezur vetëm pse jeni të shëndosha?

Mbathni këpucë me takë

Secila femër është e apasionuar pas takave. Friling ju këshillon të mbathni çdo lloj këpuce që ju pëlqen, e para së gjithash çizme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency