Krimi/ Ekzekutohet në derë të shtëpisë emigranti shqiptar, Alban Lilaj

0
138

Verona, Itali

 

Karabinierët ngrenë pistat e para hetimore për vrasjen, dyshohet për larje hesapesh dhe krim pasioni

 

vendngjarja ne Verona Alban LilajNjë emigrant shqiptar i moshës 41-vjeçare ka mbetur pak para mesnatës së të premtes në Verona të Italisë. Babai i një fëmije disamuajsh është qëlluar me dy plumba para portës së shtëpisë, ndërsa policia dyshon për një atentat mafioz për larje hesapesh. Shqiptari është identifikuar si Alban Lilaj, prej vitesh rezident në shtetin fqinj, ndërsa flitet se ka precedentë të mëparshëm penalë. Sipas mediave fqinje, 41-vjeçari është qëlluar me dy plumba pistolete, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, pasi njërin plumb e ka marrë në kokë dhe tjetrin në zonën e shpatullës ku lidhet me qafën. Banorët që dëgjuan të shtënat e armëve dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit kanë mbërritur rreth mesnatës në vendngjarje, në sheshin “XXX Aprile”.

 

Ngjarja

 Policia ka marrë njoftim se në orët e mesnatës janë dëgjuar të shtëna në një shesh në Verona, pranë një pallati. Një burrë gjendej i shtrirë në tokë, ndërsa u fol për dy të shtëna. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:20 të së enjtes mbrëma, në sheshin Pastrengo të Veronës. 41-vjeçari Alban Lilaj është qëlluar me dy të shtëna pistolete ndërsa ishte duke hyrë për në banesë, në rrugën e quajtur “30 Prilli”. Plumbi i parë e ka kapur në kokë dhe i dyti në shpatull, pranë qafës. Menjëherë në vendngjarje mbërritën karabinierët, të cilët po punojnë për zbardhjen e krimit. Mësohet se në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje, karabinierët i kanë gjetur në dorë tufën e çelësave të shtëpisë 41-vjeçarit, të cilën e mbante të shtrënguar në duar. Sipas hetimeve të para, mësohet se Lilaj punonte si punëtor mirëmbajtje në “Continental Nord di Bardolino”, e specializuar për ndërtime mekanike, ishte i ndarë dhe kishte një fëmijë disa muajsh.

 

Hetimi

 Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari punonte në ndërtim dhe rezultonte me disa precedentë të vegjël penalë të mëparshëm në fushën e drogës. Mësohet se shqiptari është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi në duar iu gjetën çelësat e shtëpisë. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një prite, për larje hesapesh, por ndërkohë që është hedhur dyshimi se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje për pasion. Aludimi për ngritjen e pistës së dytë u ka ardhur karabinierëve nisur nga mënyra sesi është dëshmuar ngjarja nga fqinjët e viktimës. Por, pavarësisht pyetjeve të personave që ndodheshin në lokalin fare pranë vendit ku ndodhi krimi apo dhe fqinjëve, askush nuk pranoi të kishte parë gjë, duke hedhur dyshimet se autori i krimit ishte fshehur mirë në errësirë për të mos u pikasur, ndërsa priste shënjestrën e tij për ta ekzekutuar. Pasi kanë dëgjuar të shtënat, klientët e barit kanë dalë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Edhe banorët rezidentë të pallatit kanë dëshmuar për dy të shtënat që kanë dëgjuar dhe se kur kanë hapur portën, kanë parë të pajetë dhe të mbuluar nga gjaku shqiptarin Alban Lilaj. Nga të dhënat e para mësohet se 41-vjeçari Lilaj kishte një fëmijë. Viktima prej shumë vitesh ishte rezident në Itali.

 

Dëshmitë e fqinjëve

 Nga dëshmitë e fqinjëve mësohet se 41-vjeçari ishte i ndarë dhe kishte një fëmijë me një shtetase argjentinase, e cila pas ndarjes, djalin 6-muajsh e kishte marrë me vete në vendin e saj. Gjatë kësaj kohe dyshohet se 41-vjeçari kishte pasur lidhje me femra të tjera. Sipas banorëve të pallatit, Lilaj ishte një person i sjellshëm, shkëmbente me ta përshëndetje dhe fjalë kur takoheshin. “Është e trishtueshme të mendosh çfarë i ka ndodhur. Dukej i lumtur që u bë me një fëmijë pas disa tentativave më të dashurën e tij. Ajo kishte humbur një fëmijë nga një shtatzëni e mëparshme”, – u shprehën fqinjët e viktimës për policinë. Lidhur me momentin e ngjarjes, fqinjët janë shprehur se nuk u dukën fare si të shtëna armësh, por si dy bomba, një fillim e para dhe më pas tjetra. Ndërkohë që kryebashkiaku, Marco Rizzi, është shprehur pas ngjarjes se nuk e njihte viktimën, por dinte që kishte ardhur në vitin 2006 në këtë vend dhe që prej asaj kohe nuk kishte sjellë asnjëherë probleme. “Ishte një person si gjithë të tjerët, me një punë të rregullt dhe familjar”, – reagoi kryebashkiaku Rizzi.

  

 

Takimi

Naço, kreut të ILDKP-së: Fshehja e pasurisë nga gjyqtarët, duhet shkëmbim informacioni

 Materializimi i memorandumit të vitit 2012 pritet të sjellë rezultate në punën e ILDKPKI-së. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka zhvilluar dje një takim me inspektorin e përgjithshëm të ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj, duke u shprehur se ky mekanizëm do të jetë efikas. Duke vënë theksin në rëndësinë e zbatimin e një politike transparentë nga ku institucion, Naço tha se duhet bashkëpunim institucional konkret. Ndërkaq, Naço tha se nevojitet shkëmbim informacioni përsa i takon edhe rasteve të fshehjes së pasurive të gjyqtarëve.

 

 

Angli

Zaganjori dhe Nuni takojnë kreun e Gjykatës Supreme, Lord Neuberger

 Me ftesë të presidentit të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar Lord Neuberger of Abbotsbury, kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori, shoqëruar nga anëtari i kësaj gjykate, z. Ardian Nuni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare treditore në Londër (Angli). Vizita u organizua nëpërmjet angazhimit të fondacionit të mirënjohur britanik “Slynn Foundation”. Qëllimi i vizitës kishte karakter njohës dhe informues rreth përvojave dhe sfidave të gjyqësorit në të dyja vendet, si dhe identifikimin e mundësive të bashkëpunimit në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të individit në Shqipëri. Në takimin me presidentin e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar Lord Neuberger, kryetari i Gjykatës së Lartë prof. dr. Xhezair Zaganjori, vlerësoi integritetin e lartë dhe traditën e çmuar të sistemit gjyqësor britanik në ruajtjen e pavarësisë së tij institucionale dhe promovimit në mënyrë të vazhdueshme të vlerave të demokracisë në Britani. Kjo vizitë kishte në thelb të saj shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave lidhur më çështje më interes të përbashkët të tilla si: administrimi i drejtësisë në Gjykatën e Lartë, unifikimin e praktikave gjyqësore, menaxhimin e çështjeve gjyqësore, etj. Nga e tij, Presidenti i Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Neuberger tregoi interes të veçantë për njohjen e sistemit gjyqësor shqiptar dhe sfidat me të cilat përballet. Ai shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy gjykatave, si dhe shfaqi dëshirën për të bërë një vizitë zyrtare në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency