Buxheti afatmesëm 2015-2017/ Qeveria miraton shpenzimet maksimale për çdo institucion

0
164

Rriten me 4 milionë lekë shpenzimet për Presidentin në vitin 2016. Rritje e tavanit për Kuvendin dhe disa ministri

 

kryeministriaQeveria ka miratuar tavanet përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2015-2017. Për vitin 2015 nuk do të ketë ndryshime për sa u përket shpenzimeve maksimale, ndërsa gjatë vitit 2016 do të ketë një rritje për disa institucione, për Kuvendin dhe për ministritë. “Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2015-2017, sipas lidhjes nr. 1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Të gjitha ministritë e linjës dhe institucionet qendrore, brenda datës 21 mars 2014, të depozitojnë në sistemin e thesarit limitet e angazhimeve të tyre trevjeçare për periudhën 2015-2017, përkatësisht në masën:

– 30 për qind të fondit të mbetur, pas zbritjes nga tavani i zërit “Shpenzime të tjera korrente, i kontratave ekzistuese të lidhura në këtë zë;

– 50 për qind të fondit të mbetur, pas zbritjes nga tavani i zërit “Shpenzime kapitale të brendshme”, i kontratave ekzistuese të lidhura në këtë zë”, – përcakton vendimi i qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency