Vit i mbarë për koncesionarin e parë energjetik

0
141

HidrocentralHidrocentrali më i madh koncesionar i vënë në punë në Shqipëri gjatë qeverisjes së djathtë përmbylli vitin e parë të operimit me një prodhim prej 267 milionë kilovat-rë energji elektrike në Shqipëri ose 11% më shumë sesa parashikimi mesatar. Ky prodhim u ndihmua edhe nga furnizimi i mirë me ujë nga lumi Drin. Periudha e testimit përfundoi në fund të muajit mars 2013, çka mundësoi furnizimin e rregullt të KESH-it. Investimi që llogarit vlerën 200 milionë euro përfundoi brenda periudhës së parashikuar, 3 vjeçare. Drejtuesit e këtij projekti të madh megjithatë thonë se viti 2014 do të jetë një vit më i vështirë për prodhimin, i cili parashikohet të ndjekë një tendencë në rënie për shkak se parashikohet të jetë më i thatë. Megjithatë ata sigurojnë se furnizimi me energji elektrike do të jetë i plotë dhe nuk do të ketë ndërprerje.

Hec Ashta është i vetmi hidrocentral në Shqipëri që ka ndërtuar një sistem modern të migrimit të peshqve, i cili iu lejon atyre të notojnë në detin Adriatik deri në rezervuarin e Spatharës. Gjithashtu “Energji Ashta” po punon me shkollat e rajonit rreth projektit për rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin e tij në mirëqenien e tyre. Hidrocentrali i Ashtës, pas periudhës 35 vjeçare të operimit do t’i kalojë në pronësi falas shtetit shqiptar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency