PD-PS pa konsensus në Strasburg/ Zbardhen 11 rekomandimet e fundit të BE-së për Shqipërinë

0
108

Florenc Drizari

 

Miratohet pjesërisht deklarata BE-Shqipëri, javën e ardhshme tjetër takim në Tiranë

 

strasburg_1Komiteti i Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg përfundoi punimet e takimit pa një konsensus të gjerë mes përfaqësuesve shqiptarë të pozitës dhe opozitës, por edhe pa mirëkuptim mes vetë eurodeputetëve dhe pjesë së delegacionit nga BE.

Bashkëkryetari i Komitetit Eduard Kukan dhe Sekretariati i Parlamentit Evropian kishin përgatitur një deklaratë finale për miratim nga anëtarët e Komitetit. Në kohën e diskutimit të kësaj deklarate, përfaqësuesit e PD kërkuan më shumë kohë në dispozicion, duke shtyrë dhe orarin e përfundimit zyrtar të takimit. Pas diskutimeve të gjata u arrit të miratohet pjesërisht deklarata e përbashkët. Për propozimet e opozitës u ra dakord të vazhdojë diskutimi në Tiranë, sepse propozimet e deputetëve demokratë u vlerësuan si të paarsyeshme në formën e paraqitur, në disa raste ata ishin edhe me emra konkretë apo që kërkonin anulim të vendimeve të Kuvendit.

Në paragrafët e miratuar përshëndetet dialogu i nivelit të lartë BE-Shqipëri dhe pjesëmarrja e opozitës në këtë dialog. Mbështetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shprehet keqardhje për vendimin e Këshillit në dhjetor për shtyrjen e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor të këtij viti.

Përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës nuk gjetën gjuhën e përbashkët para ndërkombëtareve, por edhe mes tyre pati qëndrime të ndryshme dhe për këto arsye, në pamundësi për të patur një deklarate finale, u ra dakord që për amendamentet e propozuara nga deputetet e PD-së, të vazhdojë shqyrtimi në një mbledhje në Tiranë gjatë javës së ardhshme.

Pas miratimit këto amendamente do të përfshihen në deklaratën përfundimtare të mbledhjes së shtatë të Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE.

Një pikë e rëndësishme e miratuar me konsensusin e të gjitha palëve ishte pika 3 sipas së cilës: “U nënvizua nevoja e ruajtjes së dialogut politik në vend dhe i bëhet thirrje mazhorancës qeverisëse dhe partive të opozitës të mbështesin reformat kyçe që nevojiten për integrimin evropian; u inkurajuan autoritetet përgjegjëse t’i implementojnë efektivisht në një mënyrë përfshirëse dhe konstruktive dhe të prezantojnë një listë rezultatesh konkrete përpara mbledhjes së Këshillit në qershor.

 

Nëpunësi civil

Në pikën gjashtë të deklaratës së Komitetit të Asocim-Stabilizimit flitet me keqardhje për vonesat e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë dhe detyrimin që ka kjo e fundit për të zbatuar vendimin për nëpunësit civil.

“Kujtoi se reforma e administratës publike është një nga prioritetet kyçe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe i vjen keq për vonesën e publikimit zyrtar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ lidhur me ligjin e shërbimit civil, i bën thirrje qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të siguruar hyrjen e plotë në fuqi dhe zbatimin e Ligjit të Shërbimit Civil të miratuar me konsensus një vit më parë”, – thuhet në deklaratën e pjesshme të Komitetit të Asocim-Stabilizimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency