Standard.al

Legjendat që sundojnë me gola

maradNë listën e përzgjedhur në “Bleacher Report” janë përfshirë më të mirët. Ata që shënimin e golit e kanë dhunti, që janë shndërruar në legjendë dhe heronj për klubet, për të cilat kanë luajtur apo kombëtaret e vendeve të tyre. Nga Peleja, i cili shënoi 1281 gola në 1363 ndeshje,duke kaluar te Diego Maradona apo Ferenc Pushkash, Di Stefano që i japin bukuri listës së përzgjedhur. Nuk duhen harruar edhe emra të tillë si Hernan Krespo, Majkëll Ouen, Denis Bergkamp, Jozef Bican, Ali Daei, Karl Hajnc Rumenige, Xhimi Hasellbank, Paulino Alkantara etj.

 

FERENC PUSHKASH – Një nga lojtarët më të mëdhenj dhe shënuesi më i mirë me ndeshjet ndërkombëtare: 84 gola në 85 ndeshje. Në total ai shënoi 558 gola në 564 ndeshje. I vetmi peng i tij, nuk fitoi dot Kupën e Botës me Hungarinë.

 

DIEGO MARADONA – Shënimi i golave nuk ishte arma më e fortë e Maradonës, pasi argjentinasi ishte një plejmejkër, por ai shënoi gjithmonë gola të rëndësishëm. Kjo është dhe arsyeja që ai konsiderohet si një nga futbollistët më të shkëlqyer të të gjitha kohërave. 34 gola në 91 ndeshje me kombëtaren, 258 gola në 494 ndeshje me klubet.

 

PELE – Braziliani konsiderohet si më i madhi i më të mëdhenjve. Tri herë kampioni i botës shënoi gjatë karrierës së tij 760 gola në ndeshjet zyrtare, 541 në kampionate. Në total, Pele shënoi 1281 gola në 1363 ndeshje. Në Brazil, Pele shikohet si një hero kombëtar. Nofka e tij është “O Rei” (Mbreti).

 

MISHEL PLATINI – Presidenti aktual i UEFA-s është lojtari francez më i mirë, së bashku edhe me Zinedin Zidanin. Fitoi tri herë “Topin e Artë” dhe shënoi 312 gola në 580 ndeshje, disa prej tyre perla të vërteta, si me Juventusin ashtu dhe me Francën.

 

ZIKO – I mbiquajtur shpesh “Peleja i bardhë”, Ziko është një nga finalizuesit më të aftë dhe ndoshta një prej lojtarëve më të mirë të fillimit të viteve ‘80. 52 gola në 72 ndeshje me Brazilin dhe pjesëmarrës në tri Kupa të Botës: 1978, 1982 dhe 1986.

 

HUGO SANÇEZ – Lojtari më i mirë meksikan i të gjitha kohërave. Fitoi pesë herë titullin e golashënuesit më të mirë të Primera Divizionit, katër prej tyre rresht duke u shndërruar në një legjendë te Reali i Madridit. 427 gola në 694 ndeshje me klubet.

 

GUNAR NORDAHL – 442 gola në 504 ndeshje e shpjegojnë më së miri se përse ai është në këtë listë të përzgjedhur. Në vitet e tij më të mira me Milanin ai u shndërrua në një legjendë. Për Milanin në vitet 1949-1956 ai shënoi 210 gola në 257 ndeshje.

 

RONALDO – Braziliani konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Përpara dëmtimit të tij, ai ishte një makinë e vërtetë golash. Gjithsesi, edhe pas rikuperimit, ai vazhdoi të shënonte me një lehtësi të habitshme. Edhe sot, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës dhe një legjendë në futboll.

 

DI STEFANO – Një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Realit të Madridit dhe lojtari kyç në fitimin e pesë titujve kampionë të Realit në Ligën e Kampioneve në vitet ‘50. Ai edhe sot vështrohet si nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe sigurisht një golashënues vdekjeprurës. 376 gola në 520 ndeshje për të.

 

GERD MYLER – Gjermani është një nga sulmuesit më prodhimtarë të të gjitha kohërave me ekipet kombëtare, duke shënuar 68 gola në 62 paraqitje, 364 gola në Bundesligë dhe 66 gola në 74 ndeshje të kompeticioneve evropiane të klubeve. Ai e shpenzoi karrierën e tij te Bajerni i Munihut dhe është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

 

RUD VAN NISTELROI – Sulmuesi holandez është pa dyshim një nga finalizuesit më të mirë të gjitha kohërave dhe ai rrallë gabon kur i paraqitet një shans. Në 88 ndeshje në kompeticionet evropiane, ai ka shënuar 62 gola, një mesatare që pak lojtarë e kanë. Edhe pse është drejt plakjes, ai vazhdon të shënojë për Hamburgun. Ai është i vetmi që ka qenë golashënuesi më i mirë në tre kampionate të ndryshme: ligën holandeze, Premier Ligën angleze dhe La Ligën spanjolle.

 

EUSEBIO – Konsiderohet si një nga futbollistët portugezë më të mirë të gjitha kohërave. Fituesi i “Topit të Artë 1965”. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Benfikës që fitoi dy kupa evropiane dhe ishte gjithashtu shënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 1966 me nëntë gola, duke e udhëhequr Portugalinë në një vend të tretë të shkëlqyer. 863 ndeshje, 809 gola për të në të gjitha kompeticionet.

 

ROMARIO – Braziliani është një prej sulmuesve më të talentuar, i pajisur me dhuntinë e golit. FIFA i njeh zyrtarisht 929 gola, por vetë Romario ka publikuar një listë ku ai ka shënuar në total 1000 gola, ky u fundit me penallti dhe në moshën 41 vjeç.

 

MARKO VAN BASTEN – Sulmuesi holandez ishte golashënuesi lider i “Dream team” të Milanit, duke dominuar skenën evropiane midis fundit të viteve ’80 dhe fillimeve të viteve ‘90. Goli i tij legjendar në finalen e Euro 1998-ës konsiderohet nga shumë si një prej golave më të mëdhenj të gjitha kohërave. 218 gola në 280 ndeshje me klubet; 24 gola në 58 ndeshje me Holandën. Është 3 herë fitues i “Topit të Artë”.

 

ANDRIJ SHEVÇENKO – Sulmuesi ukrainas është një legjendë të Dinamo e Kievit dhe Milani dhe është aktualisht shënuesi i tretë më i mirë në historinë kompeticioneve evropiane të klubeve me 64 gola. Ai fitoi midis të tjerave “Topin e Artë” të vitit 2004.

 

RIVALDO – Braziliani e mori përsipër Barcelonën gjatë një prej periudhave më të errëta të saj në shënimin e golave dhe me aftësitë e tij ai e provoi veten si një lojtar kyç. Shënoi 5 gola në Kupën e Botës së vitit 2002, ndërkohë që dha asistet e dy golave të Ronaldos në finalen e kompeticionit.

 

GERI LINEKER – Sulmuesi anglez ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me cilindo ekip që ai luajti, por dhe me Kombëtaren e Anglisë. Ai ishte shënuesi më i mirë në Kupën e Botës së vitit 1986.

 

TIERRI HENRI – Me 226 gola dhe 92 asiste në 369 ndeshje, Tierri Henri është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Arsenalit, duke i udhëhequr atë në tre tituj kampionë. Pas aventurës te Barcelona, aktualisht luan në Shtetet e Bashkuar me Nju Jork Red Bull.

 

RAUL GONZALES – Edhe pse mesatarja e shënimit të golave nuk është ajo më e mira, Raul Gonzales është shënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit dhe i dyti më i mirë në Evropë. Ai është gjithashtu shënuesi i dytë më i mirë i Spanjës.

 

DAVID TREZEGE – Sulmuesi francez është ndoshta më shumë i njohur për Golin e tij të Artë në finalen e Euro 2000. Ai është një nga ata sulmues që kanë nevojë për një shans të vogël për të shënuar dhe numrat e provojnë atë.

 

JOHAN KRUJF – Legjenda holandeze mbetet një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Si me Ajaksin ashtu dhe me Barcelonën, ai shënoi një numër të pafund golash, duke i udhëhequr ekipet drejt lavdisë. Është 3 herë fitues i “Topit të Artë”.

 

GABRIEL BATISTUTA – Sulmuesi argjentinas, i njohur ndryshe edhe me “Batigol”, është një nga finalizuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ai ai terrorizoi mbrojtjet e skuadrave italiane përgjatë një dekade. 246 gola në 442 ndeshje me klubet, 66 gola në 88 ndeshje me Argjentinën.

 

HENRIK LARSON – Gjatë viteve të tij te Sëlltiku, Larsoni i shënonte shumë thjesht golat. Në sezonin e tij më të mirë realizoi 53 gola në 50 ndeshje. Në perëndim të karrierës së tij, ai u bashkua me Barcelonën duke e ndihmuar atë të fitojë Ligën e Kampioneve.

 

FILIPO INZAGI – Sulmuesi italian është një nga prodhimtarët për më shumë se një dekadë. Ai është ende i fuqishëm. Golat e tij kundër Realit të Madridit e bënë atë golashënuesin më të mirë në Evropë me 70 gola.

 

DAVOR SHUKER – Sulmuesi kroat më i mirë i të gjitha kohërave pati një karrierë të shkëlqyer në Spanjë me Seviljen dhe Realin e Madridit. Ishte shënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 1998 duke i dhuruar Kroacisë vendin e tretë.

 

HRISTO STOJÇKOV – Lojtari më i mirë bullgar. Udhëhoqi Bullgarinë në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1994 dhe fitoi “Topin e Artë” po në këtë vit. Një nga 125 futbollistët më të mëdhenj të botës të përfshirë në listën “Pele”.

 

JURGEN KLINSMAN – Kampion i botës në vitin 1990, kampion i Evropës në vitin 1996 dhe legjendë në Gjermani. 238 gola me klubet dhe 47 gola në 107 ndeshje me Gjermaninë. Klinsman shënoi në të gjashtë turnetë e mëdhenj ku mori pjesë.

 

TELMO ZARRA – Spanjolli luajti gjatë gjithë karrierës së tij te Atletiko e Madridit dhe shënoi 252 gola në 278 ndeshje, duke e fituar gjashtë herë “Këpucën e Artë” në Spanjë. Ai është shënuesi më i mirë i La Ligës dhe Kupës së Mbretit.

 

MARIO KEMPES – Midis shumë golave të tij, ai në finalen e Kupës së Botës së vitit 1978 është momenti kulmor i tij. E udhëhoqi Argjentinën në fitimin e titullin e parë botëror. 280 gola për klubet, 20 gola për Argjentinën.

 

ENRIKE KASTRO – “Quini” e fitoi pesë herë “Këpucën e Artë”, duke luajtur për Sportingun e Gijonit e më pas dhe me Barcelonën, ku ai bëri çfarë ai dinte të bënte më mirë: të shënonte lehtësisht. 283 gola në 485 ndeshje.

 

BEBETO – Një tjetër lojtar brazilian me dhuntinë e golit, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1994 dhe ishte golashënuesi më i mirë në çdo ekip që ka luajtur. Për Brazilin shënoi 39 gola në 75 ndeshje.

 

Comments are closed.