Qeveria: Detyrimet e shtetit për energjinë do të paguhen brenda prillit

0
139

Ervin Kaduku

 

qeveria mbledhjaNë mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të disa institucioneve publike në sektorin e energjisë elektrike. Strategjia parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda muajit prill parashikohet të kryhet shuarja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompensim.

 

Përmbledhje nga Strategjia e Shlyerjes së Detyrimeve të Përzgjedhura të Sektorit Publik në Sektorin e Energjisë

 Kjo strategji përcakton rrugën që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të shlyer detyrimet e prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të faturave ndaj kompanive të sektorit publik të energjisë, duke përfshirë një mekanizëm të shlyerjes me kompensim të detyrimeve te prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj pjesëmarrëseve të sektorit publik të energjisë që kanë detyrime të prapambetura dhe masat që do të kërkohen për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare.

Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie për eliminimin e detyrimeve të prapambetura te institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore, pjesërisht nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve te prapambetura dhe ndërmarrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshëm ne te ardhmen te tyre, do të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë për të rivendosur qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë, zvogëlimin e riskut fiskal dhe ndërtimin e një baze për zhvillim.

Strategjia parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda muajit prill parashikohet të kryhet shuarja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompesim.

 

Objektivi i strategjisë

Kjo strategji përfaqëson hapin e parë për adresimin e shlyerjes së detyrimeve të përzgjedhura të Institucioneve Publike në sektorin e energjisë elektrike, dhe më specifikisht:

Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje sha., dhe KESH sh.a.

Forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe

Përmirësimi i situatës financiare në sektorin energjitik

 

Organet përgjegjëse

Organet përgjegjëse për zbatimin e kësaj strategjie si dhe detyrat e tyre përfshijnë:

Ministria e Energjisë dhe Industrisë të organizojë dhe mbikëqyre procesin;

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të bashkërendojë veprimet me institucionet jo-buxhetore, pjesë të kësaj strategjie, dhe shoqëritë tregtare publike, me kapital shtetëror.

Ministria e Financave të bashkë-monitorojë procesin dhe të mundësojë skemën financiare të shlyerjes së detyrimeve.

Drejtuesit e institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore te verifikojnë dhe rakordojnë faturat e papaguara të energjisë të evidentuara deri në datën 31.12.2013, me shoqërinë “CEZ Shpërndarje” sh.a.

Shoqëritë “CEZ Shpërndarje” sh.a. dhe KESH sh.a. të identifikojnë, vlerësojnë dhe rakordojnë detyrimet reciproke që duhen shlyer në përputhje më këtë strategji.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të identifikojë dhe vlerësojë pretendimet për rimbursimin e TVSH-së dhe kreditim te tatimit mbi fitimin, prej “CEZ Shpërndarje” sh.a, KESH sh.a dhe OST sh.a., dhe raporton pranë Ministrisë së Financave.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të identifikojë, vlerësojë dhe rakordojë detyrimet e personave me aftësi të kufizuar që konsiderohen përfitues të kompensimit të energjisë elektrike, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

 

Përkufizimi i detyrimeve të prapambetura

Për qëllimet e kësaj strategjie, detyrime të prapambetura do te konsiderohen ato detyrime të përcaktuara nga ligji / kontrata/ marrëveshja /vendim gjyqësor i formës së prerë, të cilat nuk janë paguar brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pa perfshirë kamatëvonesat/ interesat. Faturat e verifikuara te papaguara te shërbimeve / fatura të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të kompanive të sektorit të energjisë që janë të maturuara dhe të pashlyera deri në datë 31 dhjetor 2013, do të përdoren për qëllimin e kësaj strategjie.

Një shtyllë themelore e strategjisë është parandalimi i ri-krijimit te detyrimeve te prapambetura. Për këtë qëllim, Qeveria analizon shkaqet e vonesave të pagesave dhe miraton masa të veçanta për forcimin e disiplinës buxhetore, kryesisht në aspektin e planifikimit të buxhetit, kontrollit financiar dhe rritjes paraprake te efikasitetit të shpenzimeve. Implementimi i suksesshëm i këtyre masave do të kërkojë zbatimin e kërkesave rigoroze ligjore nga palët të cilave u adresohet, nëpunësit autorizues, punonjësit e zbatimit në njësite e qeverisjes qendrore dhe stafit të tyre mbështetës. Sanksionet e parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi, do të zbatohen në rastet e shkeljes së kërkesave, ligjit dhe rregulloreve.

 

Masat për të forcuar disiplinën financiare përfshijnë:

 Ndërprerja e alokimeve buxhetore

Shlyerje të detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit te pasurisë se paluajtshme dhe të ripërtëritjes vjetore të licencave automjeteve

Ndërprerje të energjisë për institucionet publike përjashtuar disa shërbime jetike që kryhen nga këto institucione (si psh spitalet, konviktet, burgjet etj.).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency