Liga superiore/ Partizani merr suksesin e radhës ndaj Bylisit, derbi i veriut ndalet në barazim

0
103

Jurges Veizaj

 

 

Skuadra kryeqytetase ka mundur ballshiotët, duke i dhënë edhe më pak mundësi skuadrës së Egbos që të shpresojë për të qëndruar në Superiore

 

Vllaznia ka barazuar ndaj Kukësit, duke marrë një pikë që nuk i shërben skuadrës shkodrane, pasi e zhyt edhe më shumë në krizën e rezultateve

 

 

partizani-bylis1379535853U luajtën dje në mesjavë sfidat e vlefshme për kampionatin shqiptar. Ndeshje që nisën fazën e tretë të Superiores. Tashmë kampionati duhet thënë ka hyrë në një pikë vendimtare ku përcaktohen edhe fatet e skuadrave. Tashmë nuk ka vend për gabime dhe pretendentët do të kërkojnë që të arrijnë pozicionin më të mirë në tabelë. Ndërsa nga ana tjetër skuadrat që gjenden në fund do të duan që të shkëputen nga kreu. Një fazë ku të gjithë bëjnë llogaritë dhe nuk ka shumë surpriza pasi vende për gabime janë pak. Këtë gjë e treguan më së miri edhe ndeshjet e luajtura dje nga të cilat u panë pak gabime dhe nuk pati shumë surpriza. Sfida ndaj Kukësit dhe Vllaznisë u mbyll me barazim. Edhe pse pritej një dominim i Kukësit nuk e ka pasur të lehtë ndaj shkodranëve që ka ndryshuar fytyrë dhe nuk është më skuadra që frikëson. Ndërsa nga ana tjetër, nuk kanë gabuar skuadrat si Skënderbeu, Laçi dhe Partizani që kanë marrë tre pikëshin e radhës duke mbajtur vendet e tyre në tabelë. Skuadrat pretendentë për të qëndruar në zonën evropiane janë duke shkuar edhe më shumë drejt afirmimit dhe fitoret e fundit e kanë treguar më së miri këtë gjë. Korçarët kanë treguar edhe një herëë që janë të zotët e kampionatit dhe kanë mundur Kastriotin me 3 me 1. Ndërsa nga ana tjetër nuk ka pasur probleme as për Partizanin që ka arritur të korrë suksesin ndaj Bylis me rezultatin 2 me 0. Nga na tjetër edhe Laçi ka ka arritur një tre pikësh me anë të një fitore minimale ndaj Lushnjës.

 

 

Skënderbeu-Kastrioti

Sfida ndaj Kastriotit ka qenë një ndeshje radhe për Skënderbeu. Kjo, pasi korçarët tashmë nuk ndalen nga asnjë skuadër dhe synojnë që të shpallen sa më shpejt kampion. Krutanët ndërkohë nuk kanë qenë të zotë për t’u bërë ballë kampionëve duke u zhytur edhe më poshtë në zonën e fundit të tabelës. Kanë mjaftuar tre golat e shënuar rresht nga Muzaka, Pejiç dhe Ribaj për t’i dhënë triumfin skuadrës së Josës që e shikon veten të shkëputur. Ndërsa skuadra e Dedes shënoi golin e nderit me anë të Çelës në minutën e 84. Një gol që nuk mjaftoi për asgjë pasi ishte tepër vonë për të bërë diçka. Edhe për sa i përket lojës “ujqërit e dëborës” triumfuan dhe nuk i lanë shumë hapësira skuadrës. Kështu Kastrioti e shikon veten në fund të tabelës duke e parë të pamundur rrugën drejt ngjitjes.

 

Partizani-Bylisi

Të kuqtë e Partizanit kanë arritur që të rrëmbejnë triumfin ndaj Bylisit, duke mbajtur edhe kështu pozicionin në tabelë. Skuadra e Sampajos është treguar një ekip i fortë dhe i konsoliduar duke fituar bindshëm. Kryeqytetasit kanë superuar në lojë skuadrën e Egbos, duke mos i dhënë mundësi që të dali në lojën e saj. Nga ana tjetër ballshiotët kanë disa javë që po kalojnë vështirësi pasi nuk kanë arritur që të marri një rezultat pozitiv. Për Partizanin kanë shënuar Memelli dhe Nexhipi që i kanë dhënë triumfin skuadrës së tyre. Me këtë fitore kështu Partizanin ndjek Laçin, ndërsa Bylisi në vendin e dhjetë e ka tepër të vështirë që të reagojë duke parë edhe fazën në të cilën gjendet.

 

Laçi-Lushnja

Laçi ka marrë fitoren e radhës ndaj Lushnjës, duke e mbajtur edhe një herë pozicionin e dytë. Skuadra e Nices ka arritur që të marrë një rezultat minimal por të mjaftueshëm për tre pikë. Ndërsa myzeqarët ashtu si Kastrioti me Bylisin e shikojnë veten në fund dhe të pafuqishëm për të dalë kundra kryesuesve. Humbja e marrë në fundjavë ndaj Flamurtari në fushën e vetë tregoi më së miri që është një ekip që nuk ka fuqinë për të qëndruar në Superiore. Ka mjaftuar goli i Malos në minutën e 10 për të triumfuar dhe për t’u dhënë bardhezinjve pikët që i sigurojnë pozicionin e dytë. Një pozicion që i çon në zonën evropiane dhe Laçianët duket se janë shumë të vendosur që të qëndrojnë në këtë pozicion.

 

Kukësi-Vllaznia

Derbi i veriut i luajtur midis Kukësit dhe Vllaznisë është mbyllur në paqe, duke mos i dhënë triumfin asnjë skuadre. Si Kukësi ashtu dhe Vllaznia treguan që nuk kishin fuqinë e duhur për të bërë ndryshimin. Kukësi është skuadra me dy fytyra që gjithmonë pëson ulje ngritje dhe nuk po tregon potencialin e saj si në sezonin e kaluar. Ndërsa nga ana tjetër është Vllaznia skuadra që po pëson krizë dhe që nuk po arrin ta nxjerrë veten nga ky pellg ku është futur. Problemet me drejtimin dhe trajnerin, duke shtuar këtu edhe performancën e lojtarëve i ka nxjerrë shkodranët në pikë të hallit. Ka qenë Dibra që ka shënuar për skuadrën e Vllaznisë duke i dhënë avantazhin. Një kryesim që është mbajtur deri në minutat e fundit por që më pas në minutën e 83-të Hysa që i dha fund shpresave të Vllaznisë për të marrë një tre pikësh.

 

Ndeshjet e djeshme

 

PARTIZANI-BYLISI  2-0

Golat: Memelli 5′ (pen), Nexhipi 45′ (pen)

Gjyqtarë: D. Jubica

SKËNDERBEU-KASTRIOTI  3-1

Golat: Muzaka 20′, Pejic 33′, Ribaj 75′ / S. Cela 84′

Gjyqtarë: R. Sadiku

LAÇI-LUSHNJA  1-0

Golat: Malo 10′

Gjyqtarë: A. Koci

KUKËSI-VLLAZNIA  1-1

Golat: Hysa 82′ / Dibra 13′

Gjyqtarë: B. Pashaj

 

Hasi: Një ditë në krye të kombëtares

I lumtur për detyrën, por edhe i vendosur për të bërë shumë te ekipi tij. Ky është synimi i ish-lojtarit të kombëtares dhe teknikut më të ri të Anderlehtit, Besnik Hasi. Ai u shpreh se te skuadra blege do të mundohet që të vendosë frymën e grupit dhe t’i shtojë forcat me elementë rinj që mund të japin shumë. “Qëllimet e mia janë që grupi të vendosë një harmoni në fushë që të funksionojmë si ekip dhe dalëngadalë t’u jap mundësi të rinjve që të tregojnë veten”, – tha Hasi. Besnik Hasi mbështeti idenë e një kombëtareje, por ai u shpreh se krijimi i përfaqësueses së Kosovës është diçka që do të ndodhte herët a vonë. “Ne jemi një komb, një kulturë, por problemi është që janë dy shtete, dy kombëtare. Çdo person duhet ta respektojë këtë”, – u shpreh trajneri i Anderlehtit. Gjithashtu, Hasi ka vlerësuar punën e De Biazit dhe dha një opinion të tijin për sa i përket kualifikimit në Francë 2016. “Them që De Biazi ka bërë një punë shumë të mirë, ka krijuar një bazë të mirë të ekipit për vitet që do vijnë. Nuk them që nuk kemi mundësi, sepse po të shkojmë me atë mentalitet më mirë mos të luajmë fare. Ambiciet asnjëherë nuk duhet t’i humbësh. Ndeshjet në shtëpi duhet të provojmë gjithmonë t’i fitojmë dhe me pak fat një ditë do vijë dhe do bëhem trajner i kombëtares. Atë do të bëja me gjithë dëshirë dhe gjithë shpirt”, – u shpreh ish-lojtari i kombëtares tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency