Dashuria kuron sëmundjet

0
173

Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar.

 

dashuria“Të bësh dashuri një herë ose dy herë në javë, do të thotë të sfidosh gripin,” kështu thonë ekspertët amerikanë, duke theksuar se gjithçka duhet bërë pa e tepruar. Studimi tregon se të bërit dashuri i bën mirë trupit dhe mendjes. Studimet tregojnë se erosi ka një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Madje, ai mund të jetë aq pozitiv sa mund të parandalojë edhe gripin. Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vënë re se seksi ndikon mjaft pozitivisht për mbajtjen në nivele të pranueshme të imunoglobinës, një antigjen që ndodhet në koracën e mukozës, i vendosur ne linjën e parë, që ka për qëllim mbrojtjen ndaj te ftohtit dhe gripit. Për të zbuluar efektet që ka seksi në nivelin e imunoglobinës, Karl Çarnetski nga Universiteti “Wilkes”, si dhe kolegu i tij Frank Brenan kanë testuar jetën seksuale të 111 studentëve të grup-moshave 16-23 vjeç, duke monitoruar nivelin në rritje të imunoglobinës. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën e njohur “New Scientist”, kanë treguar se studentët që kishin një jetë seksuale më të varfër në javë, kishin një rënie të nivelit të imunoglobinës, krahasuar me studentët që kryenin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Kliford Lovell, imunolog i Universitetit të Kalifornisë, shpjegon se personat që kanë një jetë aktive seksuale mund të jenë më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve. “Sistemi imunitar nxit në mënyrë natyrale prodhimin e cilësinë e imunoglobinës në rast se një person kryen marrëdhënie të shpeshta seksuale”, – thekson Lovell. Mbi të gjitha, studimi tregon se në rast se marrëdhëniet seksuale janë të tepruara gjatë periudhës dimërore, ato mund te bëhen shkak për probleme anësore shëndetësore dhe kjo vjen për shkak të rritjes së paparashikueshme të nivelit të imunoglobinës, moment ky ende i pashpjeguar. Sipas Karl Çarnetskit, studentët që kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale mund të gjenden përballë problemeve psikologjike siç janë ankthi dhe stresi, faktorë që ndikojnë ne uljen e nivelit të imunoglobinës.

 

 

 

Sekreti për të fituar zemrën e një femre

Keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti i vetëm për të fituar zemrën e një femre? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: finesa! Ja një kërkesë sa e rëndësishme, aq edhe e rrallë. Të gjithë burrat gabojnë në të njëjtin drejtim me trashamansinë, ashpërsinë dhe instinktin e tyre. Kjo do të thotë se mashkulli në dashuri akoma nuk ka arritur në një stad të përparuar. Kështu që, ai piqet me moshën dhe rritet me përvojën. Kjo shpjegon përse femrat tregojnë një preferencë të theksuar për djemtë e pjekur. Finesa nuk shfaqet kurrë tek mashkulli papritmas, vetëm në një moshë të madhe, e përftuar kjo nga një eksperiencë e gjatë. Tek femrat finesa është shpeshtë dhe madje vajzat më të reja në këtë aspekt arrijnë një pjekuri të parakohshme, aq sa mund t’i japin leksione mbi këtë fushë edhe një burri të moshës 50-vjeçare. Finesa është çështje klasi dhe për ta zotëruar atë duhet gjithashtu edhe një imagjinatë e shfrenuar. Mos harroni se vetëm me finesë dhe me elegancë mund të fitoni zemrën e një femre!

 

 

Femrat inteligjente dhe të thjeshta janë më tërheqëse për meshkujt

Shumica e femrave mendojnë se meshkujve u pëlqejnë nëse kanë vendosur shumë grim, nëse flokët i kanë mirë të rregulluar dhe janë veshur mirë. Shkaku i stereotipave, pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh janë nën presion se gjithmonë duhet të jenë apo të duken të përsosura. Edhe pse ndoshta tingëllon paksa e çuditshme, meshkujt te femrat shpeshherë nuk e vërejnë grimin apo të brendshmet, për të cilat ka shpenzuar një pasuri të tërë. Pjesëtarët e gjinisë së fortë pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe ato natyrale. Keni menduar se e tërheq vetëm dukja fizike? Nëse provoni ta pushtoni me komente, buzëqeshje, do ta kuptoni se ky është çelësi i suksesit. Inteligjenca, vetëbesimi, pjekuria emocionale, do t’ua bëjë meshkujve me dije se nuk munden pa ju, jo diçka tjetër. Nëse jeni veshur më thjeshtë, ai me ju ndihet më rehat, e nëse vini e grymosur, rroba të shtrenjta, do ta frikësoni.

 

Nga dashuria tek ëndrrat

Një botim mjaft serioz si “British Medical Journal” ka zbuluar se 53 për qind e meshkujve dhe 58 për qind e femrave evropiane nuk bëjnë seks pikërisht për faj të stresit, por edhe për shkak të dembelizmit. E megjithatë, të bërit dashuri shpie në maksimumin e karikimit të energjisë. Por nga ana tjetër, edhe gjumi ka veti mirëbërëse. Dhe sidomos pjesa e tij me ëndrra, të cilat luajnë rolin kryesor në eliminimin e skarcove të mendjes: shkarkojnë tensionet e ditës. Është njësoj sikur të pastronim hard-disk-un e mendjes sonë nga të gjitha file-t që nuk na nevojiten më.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency