CEZ: Nuk tërhiqemi nga investimi në Shqipëri, duam 200 mln euro; në rrezik fondi i BB

0
124

Ervin Kaduku

 

Zgjidhja e problemit do të ishte një ndihmë e madhe politike, duke siguruar mbështetjen e qeverisë së Pragës në procesin jo të lehtë të integrimit evropian të Shqipërisë

 

 

Cez Kompania çeke “CEZ Group” vazhdon të kërkojë një shifër të lartë nga shteti shqiptar, si dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës në fillim të vitit 2013. Mësohet se edhe negociatat e fundit për të zgjidhur këtë ngërç kanë dështuar, në një kohë që procesi është futur në arbitrazh ndërkombëtar. Në fund të muajit shkurt është zhvilluar një tjetër takim mes palëve, por kushtet e vendosura nga kompania “CEZ” kanë bërë që të mos ketë zgjidhje. Burime nga qeveria thanë dje se në tavolinën e bisedimeve “CEZ” ka kërkuar 200 milionë euro, shifër kjo e vlerësuar si e lartë nga pala shqiptare. Por moszgjidhja e situatës sjell shumë rreziqe për sektorin energjetik. Sipas të njëjtave burime, mësohet se zgjidhja me kompaninë çeke “CEZ” rrezikon të bllokojë ndihmën e parashikuar financiare për qeverinë shqiptare nga ana e Bankës Botërore për sektorin energjetik shqiptar, të zhytur në borxhe. Zyrtarët e kompanisë energjetike çeke “CEZ AS” deklaruan se janë të hapur për bisedime me palën shqiptare për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi Enti Rregullator iu hoqi licencën dhe bllokoi asetet një vit më parë. Kompania ka sqaruar se do merret në konsideratë tërheqja nga Arbitrazhi, nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj kompanisë. Çekët privatizuan shpërndarjen e energjisë në Shqipëri në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë eurosh, ndërsa deklarojnë se kanë investuar 100 milionë. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka deklaruar disa kohë më parë se nisja e procedurave në Arbitrazhin Ndërkombëtar do të kishte një kosto të rëndë për vendin, duke u shprehur për një zgjidhje përmes bisedimeve mes palëve, për të shmangur këto kosto. Po kështu, zgjidhja e problemit do të ishte një ndihmë e madhe politike, duke siguruar mbështetjen e qeverisë së Pragës në procesin jo të lehtë të integrimit evropian të Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency