Pas takimit me eurokomisionerin e BE-së/ Halimi: Ja çfarë i thamë Fules që si pëlqeu

0
116

Florenc Drizari

 

“Disa të vërteta në tryezën e nivelit të lartë. A jemi në kohë për statusin?”

 

eduard_halimi_24_nentor_20130008Katër ditë pas takimit që Komisioneri për Zgjerimin në BE Stefan Füle zhvilloi në Tiranë, përfaqësues të politikës ende vazhdojnë të komentojnë qëndrimet e tyre në tryezën e nivelit të lartë mes pozitës dhe opozitës. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pjesë e këtij takimi në emër të opozitës, sqaroi se këto debate nuk do të vazhdonin nëse qeveria nuk do të kishte publikuar një version jo të vërtetë të ngjarjes.  Sipas Halimit, fakti që takimi ishte me dyer të mbyllura për mediat me vendim te bashkëkryetareve të tryezës, nuk do të thotë se të vërtetat mund të fshihen apo të manipulohen. Ndërkaq, ditën e enjte eurokomisioneri Stefan Füle zhvilloi një takim të nivelit të lartë me krerët e politikës shqiptare, takim në të cilin ishin të përfaqësues edhe funksioinarë të lartë të opozitës. Në mbyllje të këtij takimi, Kryeministria doli në një deklaratë ku theksonte disa nga pikat e atij dialogu, ndërkohë që po të njëjtën gjë bëri edhe opozita pak orë pas deklaratës së qeverisë. Sipas pakicës parlamnetare, qeveria kishte manipuluar rezultatet e atij takimi, duke injohuar rolin e opozitës. Në këtë takim, opozita u përfaqësua nga kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Eduard Halimi

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Halimi, shkruan se çfarë u tha nga opozita në takimin me Fylen dhe se çfarë nuk i pëlqeu përfaqësuesve të BE-së në këtë takim të nivelit të lartë.

“Në axhendën e takimit ishin përcaktuar për të diskutuar 5 pikat dhe për shkak të kufizimeve në kohë u diskutuan 4, ku në emer të opozitës unë perfaqësova 3 çështje; sistemin e drejtësisë, administraten publike, institucionet e pavarura & korrupsionin. Për çdo çështje u fol nga 10 min, 5 qeveria dhe 5 opozita. Gjatë diskutimit të secilës prej 3 çështjeve, komisioneri nuk më nderpreu asnjëherë, ndaj është një e pavertetë, çfarë media spekuloi; Perkundrazi, pas mbylljes së diskutimeve, gjatë konkluzionit përfundimtar prej komisionerit isha unë që ndërhyra dhe shpreha mosdakordesinë e opozitës. Kuptohej në atë tryeze lehtësisht, se ato që thamë gjatë diskutimit nuk i pëlqyen komsionerit, ashtu siç dhe nuk më pelqeu as mua ajo që thurej në konkluzione, ndaj dhe reagova, me qellimin e vetëm të mund të parandalonim atë deklaratë zyrtare që fyente opozitën duke fshehur qëndrimin e saj zyrtar, bashkëlidhur foto edixhitura në facebook të Kryeministrit”,-ka shkruar Eduard Halimi.

Duke shpjeguar qëndrimin zyrtar të opozitës në diskutimin atyre çështjeve të ngritura, Halimi thekson se në fokus ishin përplasjet e fundit politike mes pozitës dhe opozitës. “Në qartesuam se qëndrimi i opozitës mbi çështje e integrimit mbetej i njëjtë me qëndrimin e mbajtur kur ishim në qeverisje, madje sot e kërkojmë edhe me më shumë këmbengulje statusin e vendit kandidat si nevojë emergjence për të mbrojtur vendin nga klima e antiligjit që po rrenjoset. Ne theksuam se standardet që ishin arritur ne tetor 2013 po zhbeheshin nje nga nje. Po zhbehej administrata publike ne menyre antikushtuese, po zhbeheshin insitucionet e pavarura ne menyre antikushtetuese, po nxitej konflikti politik e institucional me Presidentin dhe se gjyqesori po futej ne krize per shkak te etjes per pushtet te kryeministrit.Kjo eshte e verteta, dhe nese e fshehim ate bejme as me pak e as me shume senje krim politik, me zgjedhesit tane, e pastaj partneret dhe miqte tane nderkombetrare”,-është shprehur deputi i opozitës. Ndërkaq, takimi i radhës i nivelit të lartë mes BE-së dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin qershor, pak kohë pas marrjes së vendimit statusin e vendit kandidat.

 

Konkluzionet e Qeverisë

1-Takimi përshëndeti rezolutën e Parlamentit për integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik.

2. Këshilli vendosi: “Të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore”.

3. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës.

4. Komisioneri Füle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste.

5. Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

6. Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në

7. Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave.

8. Komisioneri Füle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013;

9. Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave.

10. Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensifikohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare.

 

 

Konkluzionet e Opozitës

Jemi njohur me këto konkluzione një ditë pas takimit. Dje, as gjatë edhe as në përfundim të takimit, nuk jemi njohur dhe as konsultuar lidhur me tekstin e konkluzioneve të këtij takimi të përbashkët.

Është shumë e qartë se koncepti i gjithëpërfshirës në procesin e integrimit konsiderohet si lëmoshë institucionale nga ana e Edi Ramës.

Kemi ngritur shqetësimin për shkatërrimin e administratës publike në vend. Një vendim antikushtetues si akti normativ për nëpunësin civil, shkatërroi konsensusin politik për një ligj të votuar me 3/5, flaku në rrugë 5000 gra e burra punonjës të administratës.

Kemi ngritur shqetësimin e dhunimit te institucioneve te pavarura. Kemi bërë me dije se Mazhoranca dy herë ka votuar duke u betuar se nuk do te dhunoje institucionet e pavarura, si INSTAT, AMA, ILDKP, KLD e kështu me radhë.

Kemi ngritur shqetësimin e shkeljes se rregullores së Parlamentit me shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP si dhe cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve me Presidentin e Republikës.

Kemi ngritur shqetësimin e situatës se rendit e masave në letër, të luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve. Atë shqetësim që kemi muaj qe e artikulojmë nga kjo foltore.

Kemi ngritur shqetësimin e mungesës së vizionit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

Konkluzioni se qeveria konfirmon gatishmërinë për një proces dialogu të qëndrueshëm e konstruktiv me opozitën. Kjo është tallje me opozitën, me veten, me ndërkombëtarët.

Ne ishim dje në Dialogun e Nivelit të Lartë për të kontribuar e për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të heqë dorë urgjent nga shkelja e parimeve demokratike dhe standardeve të arritura ne Shqipëri.

 

 

 

Seancë plenare

Sot pritet votimi i amnistisë, zgjerohen përfituesit nga ulja e dënimit

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet ditën e hënë në seancë plenare. Në rend të ditës janë disa projektligje, ndër to edhe nisma e qeverisë për dhëni amnistie ndaj të dënuarve.

Ndryshimet e reja kanë kaluar disa ditë më parë tek Ligjet bëjnë të mundur të përfitojnë nga nisma edhe personat e dënuar me burgim të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë vuajtur efektivisht 9/10 e dënimi të dhënë, pavarësisht ndalimeve të parashikuara në nenin 4. Në këtë afat nuk llogariten uljet e dënimit, faljet ose çdo përfitim tjetër sipas ligjit. Në nenin katër të këtij projektligji përfshihen dënime më të rënda që i kalojnë tre vitet burgim që parashikon amnistia.

Sipas ndryshimeve të mëparshme, rreth 350 të dënuar pritet të dalin nga burgu pas miratimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, por që me ndryshimet e reja, ky numër pritet të jetë edhe më i lartë. Projektligji i amnistisë u ndryshua nga varianti i parë i qeverisë, duke zgjeruar kategoritë që përfitojnë dhe kohën e vuajtjes së dënimit.

Në nenin 3 të nismës, përfitojnë nga amnistia: a) personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Përfitues do të jenë dhe ata persona të dënuar femra që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.

Gjithashtu, do të përfitojnë dhe personat e dënuar meshkujt që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency