I jepet lamtumira e fundit Ferdinand Ponit/ Basha: Humbëm kapitenin e pushtetit lokal. Berisha: Poni, modeli i zyrtarit të përkushtuar

0
112

Florenc Drizari

 

“Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuqishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar”

 

basha homIsh-zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni u përcoll dje për në banesën e fundit. Familjarë të tij, miq dhe kolë i dhanë lajmtumirën në një ceremoni homazh të zhvilluar në ambientet e hollit të Teatrit Kombëtar. Kreu i grupit të këshilltarëve të djathë në Bashkinë e Tiranës u nda nga jeta të shtunën në moshën 49-vjecare, teksa ishte duke pirë një kafe në Prizren, Kosovë. Të shumë ishin zyrtarët e lartë të shtetit që nderuan figurën e tij në ceremoninë homazh, ndërkohë që nuk munguan edhe deklaratat për kontributin e Ponit në politikë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhanë nga një deklaratë për median për e dhënë nga Ferdinand Poni në Partinë Demokratike dhe në detyrën si ish-zëvendës ministër i Brendshëm.

 

Lulzim Basha

“Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuqishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar; kemi humbur drejtuesin energjik, të vendosur dhe të guximshëm që drejtoi procesin e modernizimit të regjistrit të gjendjes civile dhe përgatitjen e platformës për pasaportat dhe kartat biometrike; kemi humbur kryekëshilltarin demokrat në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, zërin e fortë të interesit qytetar por që për të njëjtat interesa, të qytetarëve, dinte të gjente gjuhën e urtë të kompromisit.

Vendi ka humbur personalitetin erudit, një nga ekspertët më supremë të decentralizimit, autonomisë vendore dhe zgjedhjeve, njeriun e përkushtuar me pasion pas punës dhe ndjenjës të shërbimit publik, avokatin këmbëngulës dhe të palëkundur në bindjet dhe parimet që besonte, atdhedashësin dhe patriotin që punoi pa pushim për modernizimin e qeverisjes dhe vendit”,-tha Basha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij në këtë ceremoni.

Ndërsa në komentin e tij Berisha theksoi trashëgimninë që ish-zëvendës ministri i Brendshëm la pas me punën e tij.

“Ne po i themi lamtumirë njërit nga personaliteteve, veprimtarëve më të përkushtuar, më të vendosur dhe me kontribute shumë të rëndësishme për PD-në, për shoqërinë shqiptare dhe për vendin në tërësi. Poni ishte modeli i një zyrtari të përkushtuar, eficent, intelektualit që punoi me vendosshmëri të madhe në projekte të rëndësishme në modernizimin e këtij vendi. Avokatit të pamposhtur të PD-së, demokratëve, programit, vlerave dhe parimeve që ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për PD-në, për shoqërinë në Shqipëri.  Ferdinand Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifiimit të shqiptarëve duke vendosur me një përkushtim të madh sistemin më modern të kohës. Ky është vetem një aspekt i rëndësishëm i jetës së tij,por në çështjet vendore dhe fushën e zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, i ditur. Dhe vërtet ai u largua nga ne shumë para kohe dhe në kulmin e energjive të tij po ka lënë një trashëgimi që do mbahet mend gjithmonë”-tha Berisha.

Në ceremoninë e djeshme të shumtë ishin edhe miqt dhe të afërmit që bënë homazhet e fundit para trupit të pa jetë të të ndjerit. Vlerësime për kontributin e tij pati edhe nga përfaqësues të politikës që nuk i përkasin krahut të djathtë.

 

 

Jeteshkrimi i Ferdinand Poni-t

Lindi në Berat më 16 mars të vitit 1965.

Ferdinand Poni është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka marrë një master dhe në Universitetin e Tiranës. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.

Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.

Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.

Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Deri para vdekjes ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës.

 

 

 

Kriza në Krime, qeveria shqiptare 2 vëzhgues në misionin e OSBE-së

Qeveria shqiptare do të dërgojë dy vëzhgues në rajonin e Krimesë në Ukrainë, në kuadër të misionit të OSBE-së që do të monitorojë nga afër situatën në kufirin me Rusinë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë qeveria, e cila njofton se do të japë kontributin e saj.

“Me kërkesë të Ukrainës dhe në zbatim të Kapitullit iII të Dokumentit të Vjenës mbi Masat e Ndërtimit të Besimit dhe Sigurisë të vitit 2011, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së, ku përfshihen SHBA, vende Evropiane, si dhe përfaqësues të Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së”-thuhet në deklaratën për shtyp.

Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura.

Ditët e fundit, tensionet janë shtuar në Krime, ku pikërisht ditën e sotme ushtria ruse ka marrë nën kontroll një stacioni kufitar në perëndim të Krimesë dhe po mban peng 30 kufitarë ukrainas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency