Standard.al

Jessica Alba rikthehet në rolin që e bëri të famshme

 jesica albaU bë e famshme kur pranoi rolin e një striptisteje me emrin Nancy në filmin e vitit 2005 “Sin City”, një përshtatje për ekranin e madh të novelave grafike të Frank Miller. Që nga ajo kohë kanë kaluar 9 vite, por Jessica Alba duket se nuk është plakur aspak me sa shihet në fotot e publikuara nga filmi i dytë “Sin City: A Dame To Kill For”. Aktorja 32-vjeçare pozon me reçipeta të zeza dhe ka marrë një pozë provokuese në foton bardhezi. Filmi me regji të Robert Rodriguez do të përqendrohet në trishtimin e Nancy-t pas vdekjes së policit Hartigan, i interpretuar nga Bruce Willis. Në filmin “Sin City: A Dame To Kill For” do të jenë mes protagonistëve edhe aktorët Mickey Rourke dhe Joseph Gordon Levitt.

 

Miley ia kthen Perry-t

 Miley Cyrus ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për t’iu kundërpërgjigjur Katy Perry-t. Dyshja bashkuan buzët kur Miley performoi në Los Anxhelos së fundmi, por Katy tha për një televizion australian se ajo ishte tërhequr kur këngëtarja kishte tentuar të futet më thellë, duke thënë “Zoti e di se ku ka qenë ajo gjuhë”’. Miley, 21 vjeçe, i është kundërvënë asaj në “Twitter”, duke ia përmendur asaj ish-të dashurin, John Mayer, i cili ka është një kurvar i famshëm në Hollivud. “Vajzë, nëse je e shqetësuar se ku ka qenë gjuha, mirë, ish-i dashuri yt është ISH, sepse të gjithë e dimë se ku ka qenë AJO (gjuha jonë)”, – ka shkruar Miley.

 

Brandon Howard, djali legjitim i Michael Jackson-it!

 Sipas analizave të ADN-së që i janë kryer një 31-vjeçari në SHBA, 99.9% ekziston mundësia se ai është djali legjitim i pop-yllit Michael Jackson. Rreth kësaj gjëje ishte diskutuar edhe më parë, sepse 31 vjeçari Brandon Howard i ngjan shumë Jackson-it dhe tani rezultatet kanë vërtetuar plotësisht atësinë e tij. Howard është inkuadruar në skenën muzikore dhe zëri i tij ngjason shumë me atë të Jackson-it. Sipas disa raporteve thuhet se Brandon kishte lindur një vit para se Jackson të lançonte hitin e tij muzikor “Billie Jean”, në të cilin flitet rreth një porosie dërguar pop-yllit nga një femër, e cila i kumton lajmin se ai ishte babai i njërit fëmijë të saj. Lidhur me këtë çështje Jackson nuk kishte shfaqur aspak interesim. Siç duket, misteri i kamotshëm rreth kësaj paqartësie tani është zbuluar. Të shpresojmë se artisti i ri do të ndjekë hapat e suksesshëm të atit të tij!

 

 

Gwen Stefani lind djalë

 Lindjen e djalit të yllit të grupit “No Doubt” e kanë konfirmuar burimet e “Us Weekly”. Këngëtarja Gwen Stefani ka sjellur në jetë fëmijën e saj të tretë. Lindjen e djalit të yllit të grupit “No Doubt” e kanë konfirmuar burimet e “Us Weekly”, por nuk kanë dhënë detaje tjera rreth lindjes. Gwen, 44, dhe Gavin, lideri i grupit “Bush”, janë martuar para 11 vjetësh. Ata gjithashtu janë prindër të Kingstonit, 7, dhe Zumas, 5 vjeç.

 

 

Rick Ross sulmon 50 Cent

 Ka vazhduar lufta e fjalëve mes reperëve Rick Ross dhe 50 Cent, me Rozay-n që nuk ka hezituar t’ia kthejë thumbat reperit lider të G-Unit. Ishte 50 Cent ai që ndezi luftën e fjalëve me Rick Ross, kur postoi një fotografi në rrjetin social “Instagram” të Rozay-t me P. Diddy-n të përqafuar. Fifty shkroi se dyshon se Ross dhe Diddy janë vetëm miq, gjë që e ka nervozuar Rozay-n. Ai në një emision në radio ka folur për këtë që ka bërë Fifty duke e vazhduar tutje luftën e fjalëve. “A ka qenë ai në atë egon e tij tjetër femërore? Nëse ai ka qenë vërtet në atë gjendje, atëherë nuk do të lëvizë dot”, – tha Ross. Më tutje ai shtoi se kur je në një pozitë kur përqesh të tjerët e vetë nuk punon, është më mirë që të ushqesh familjen dhe të ndezësh ekipet punuese.

 

 

“Coldplay” me album dhe videoklip të ri

 Rok-bendi britanik “Coldplay” ka zbuluar detajet e albumit të tyre të gjashtë “Ghost Stories” dhe këngën e tyre të parë zyrtare me titull “Magic”. Albumi do të lançohet me 19 maj. Detajet e albumit vinë një javë pas lançimit të këngës “Midnight” me videospot të prodhuar nga Jon Hopkins. Kjo këngë shkaktoi shumë polemika pasi zëri i vokalistit të grupit Chris Martin ishte shumë i miksuar. Albumi “Ghost Stories” vjen pas albumit shumë të suksesshëm të tyre “Mylo Xyloto”. Albumi i ri përmban 9 këngë: “Always In My Head”, “Magic”, “Ink”, “True Love”, “Midnight”, “Another’s Arms”, “Oceans”, “A Sky Full Of Stars”, “O”.

Comments are closed.