Protesta e furgonëve/ “Nuk kemi as tritol, as bomba, kërkojmë bisedime”

0
96

 Shoferët e furgonëve protestojnë për 3 orë rresht përpara Parlamentit dhe te Kryeministria

 Nuk ka incidente, policia kordon minimal sigurie. Kalaja: Të ndryshohet ligji i I 1998-ës

 

furg“Në duart tona ndodhen karafilat e bardhë, nuk ndodhen as bombat, as tritoli që ka pushtuar Shqipërinë. Ne nuk jemi kriminelë, jemi njerëz paqësorë dhe kërkojmë dialogun social në tavolinën e bisedimeve”. Kjo qenë kjo thirrja që ka bërë kreu i bashkimit të sindikatave Gëzim Kalaja, ndaj qeverisë dhe Kuvendit në lidhje me urdhrin për të bllokuar taksitë 8+1. Që në orën 9 të mëngjesit me qindra shoferë furgonësh të ardhur nga qytete të ndryshëm të vendit janë mbledhur përpara Parlamentit. Pavarësisht se e dinin që séanca plenare ishte anuluar, përfaqësuesit e taksive 8+1, kërkonin të linin mesazhin e tyre. Shoferët e furgonë të ardhur nga Korça, Shkodra, Lushnja, Fieri etj, i kërkuan qeverisë që ti lejojë të punojë, jo për tap or për familjet e tyre që sic thanë ata, “sot janë pa bukë”. Kreu i Bashkimit të Sindikatave ka theksuar se një nga kërkesat e protestuesve është ndryshimi i ligjit të vitit 1998 për taksitë. Ai theksoi se për kërkesat e protestuesve janë vënë në dijeni edhe krerët e grupeve parlamentare. Kalaja kërkoi që shoferëve të taksive 8+1 tu lihej kohë para se të zbatohej urdhri i ministrit Haxhinasto. “Po zbatoni një ligj që nuk zbatohej prej 16 vitesh. 4 kryeministra nuk e kanë zbatuar këtë ligj sepse e dinin çfarë pasoja do të sillte. Urdhri i ministrit Haxhinasto ka shkaktuar kaos. Ti linin kohë shoferëve të autobusëve të shlyenin borxhet e tyre dhe kur transporti jonë të kishte trena. Ku i kanë terminalet, ku i kanë çmimet e biletave. 2 milion e 800 mijë euro humbje financiare e shoferëve të furgonëve të Shqipërisë”, – theksoi Kalaja.

 

Shoferët

Pasi protestuan përpara Parlamentit, shoferët e furgonëve iu drejtuan ndërtesës së Kryeministrisë. Me thirrjet “Duam bukë”, protestuesit i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama, që të mos heqë nga puna shqiptarët, por t’i punësojë ata. “Ne nuk duam të merremi me politikën tuaj, por kërkojmë që të rikthehemi në punë. Nëse ka një ligj që nda ndalon të punojmë atëherë ndryshojeni”, – u shpreh një nga protestuesit. “E dimë që sot në Shqipëri, ka shumë shoferë që as nuk paguajnë taksa, as nuk respektojnë ligje dhe po ti kontrolloni sot ata vazhdojnë të punojnë ndërsa ne që jemi të rregullt, duhet të qëndrojmë këtu, pas asnjë përgjigje nga qeveria dhe Ministria e Transporteve”, – u shpreh një tjetër shofer, gjatë protestës para Kryeministrisë. Përfaqësuesi i sindikatave Gëzim Kalaja, kërkoj ndryshimin e ligjit që është miratuar në vitin 1998. “Zoti kryeministër, po të them zoti kryeministër në respekt të votës së 23 qershorit. Shikoji këto qindra protestues që janë para derës tënde dhe presin një zgjidhje nga ju dhe e vetmja zgjidhje që ne kërkojmë është të lësh inatin mënjanë të jeh i gjerë në vendimmarrje se në deklarimet tuaja keni thënë që do jesh kryeministër edhe për ata që të kanë votuar dhe ata që nuk të kanë votuar unë jam një nga ata që nuk të kanë votuar. Nuk kërkojmë dorëheqjen tënde as të ministrave të tu por kërkoj që të uleni dhe të krijoni tavolinën e bisedimeve”, – përmendi Kalaja. Kreu i Bashkimit të Sindikatave tha se duhet t’i jepet kohë shoferëve të taksive 8+1 për të shlyer borxhet. Si dhe shtoi se duhet të krijohen kushte për transport të sigurt dhe të përshtatshëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve. Protesta e shoferëve është mbyllur rreth orës 12:15 minuta, pa ndonjë incident. Ndryshe nga java e kaluar policia nuk ndërhyri gjatë protestës dhe kishte krijuar një kordon minimalë sigurie para Kryeministrisë.

 

 

 

 

Bozdo: Kryeministri po bllokon bulevardin e ri të Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, akuzoi ditën e djeshme Kryeministrin Edi Rama se po bllokon ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Sipas tij, kjo është një luftë politike që po bëhet ndaj Bashkisë së Tiranës. “Vetëm një ditë pas shpalljes antikushtetuese të vendimit të qeverisë, për zgjerim të kompetencave të INUK nga Gjykata Kushtetuese, në një akt të paprecedentë antiligjor e hakmarrës, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, bulevardin e ri. Ky është akti më i fundit i luftës politike që Edi Rama i ka shpallur Bashkisë së Tiranës. Paaftësinë dhe xhelozinë e tij për projektet e Tiranës, Edi Rama po e shpreh duke bllokuar edhe shërbimet më jetike për qytetarët, siç ishte bllokimi për dy muaj i buxhetit të Bashkisë, bllokimi i shpronësimit për varrezat, bllokimi i kredive për të pastrehët e vendime të tjera që bien në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Tiranës. Edhe sot(dje), në ditën kur komisioneri për zgjerim, Stefan Fule po zhvillon takimin e nivelit të lartë, ku flitet e bëhet thirrje për gjithëpërfshirje e bashkëpunim, Edi Rama vazhdon të tregojë vullnetin e tij të vërtetë dhe aftësinë e tij të vetme për konfliktualitet, luftë politike, daljen mbi ligjin dhe shkeljen e ligjit dhe vendimet e gjykatave, për hir të axhendës së tij të konfliktit politik.”- u shpreh Bozdo. Nënkryetari i bashkisë i ka kërkuar komisionerit Fyle që të mbajë shënim këtë zhvillim antiligjor. “Duke përfituar nga prania e tij në Tiranë, i bëjmë thirrje zotit Fule, ta mbajë shënim këtë zhvillim domethënës për natyrën e tij antiligjore dhe qëllimin e tij konfliktual me Bashkinë e Tiranës. Ky vendim flet më shumë sesa dhjetëra fjalë të bukura dhe të pavërteta që Edi Rama shkëmben rëndom në praninë e tij dhe vizitorëve të tjerë në vendin tonë. i kërkojmë Edi Ramës të zbatoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese; të tërheqë mercenarët e tritolit nga bllokimi i veprave publike të Bashkisë së Tiranës; të heqë dorë nga konflikti politik dhe veprimet antiligjore kundër Bashkisë së Tiranës në veçanti dhe pushtetit vendor në përgjithësi, që dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim, përndryshe do të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë që i takojnë vetëm atij,  përmendi Bozdo gjatë një dalje për mediat ditën e djeshme.

 

 

ISHP: 58 të prekur nga gripi i derrit

 Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar dje të dhëna të reja në lidhje me situatën e gripit në vend. Sipas ISHP-së, numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 58 në të gjithë vendin, AH3 48, ndërkohë që nga 640 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 106 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot janë raportuar 151 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 16 (8 H1 dhe 8 H3N2) rezultojnë pozitivë për virusin e gripit. Bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (*Albanian Epidemiologic Report Tool*) dhe virologjike SENTINEL në lidhje me situatën gripale në vend, deklarojmë se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse deri në këtë fund Shkurti. Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, *pavarësisht nga shkaku*, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency