“Dora e Zotit”, goli më i diskutuar në botë…

0
158

Një ndër lojtarët më të mirë të historisë ka shënuar edhe golin që është më i diskutuari dhe që akoma zgjon polemika në radhët e tifozëve anglezë

 

2Ky mund të jetë goli më i diskutueshëm në historinë e Kupës së Botës. Është goli i shënuar nga Maradona në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Anglisë në vitin 1986. Një ndeshje që Argjentina e fitoi 2-1, ku të dy golat u shënuan nga Maradona. Në minutën e 51-të, ku rezultati ishte ende 1-1, Maradona i pason një top të gjatë Horge Valdanos. Anglezi Stiv Hodxh nuk arriti të ndalonte Valdanon dhe mundi vetëm të çonte topin lart në ajër në zemrën e zonës angleze të penalltisë. Kjo bëri të mundur një sfidë ajrore midis portierit Piter Shilton të anglezëve dhe Diego Maradonës të argjentinasve. Topin e kapi Shelton? Jo, sepse Maradona e mundi Sheltonin, duke goditur me dorë topin në rrjetë e kështu duke shënuar golin e epërsisë. Sigurisht tërë ekipi anglez pati ankesa, por duke qenë se arbitri nuk e kishte parë zhytjen me dorë, goli qëndroi në fuqi. Sigurisht njerëzit ne Angli kanë qenë dhe janë shumë të mërzitur për këtë gol.

Kanë kaluar plot më shumë se 20 që nga goli i “Dorës së Zotit”. Pak a shumë një çerek shekulli. Një gjë që është për t’u vlerësuar për këtë gol, është qëllimi dhe guximi i tij. Është vështirë për të imagjinuar lojtarë të tjerë në vendin e Maradonës në një sfidë për të kapur topin me një portier disa centimetra më të madh se veten. Mirëpo Maradona e donte Kupën e Botës dhe fitimin e kësaj ndeshjeje. E donte mjaftueshëm edhe për të bërë me hile. Jo vetëm kaq, ai bëri me hile në mënyrë të zgjuar, duke shkëmbyer duart e tij me të portierit në momentin që u prek topi. Arbitri mundej gjithmonë ta anulonte atë gol, madje ta ndëshkonte Maradonën me një karton të verdhë, por në kushtet e rrezikut dhe shpërblimit, askush nuk mund të fajësojë Maradonën dhe vendosmërinë e tij për të fituar atë top dhe për të realizuar atë gol.

Ia vlen gjithashtu të vlerësosh simbolikën e këtij momenti. Tim Vikeri, një korrespodent i BBC-së, ka komentuar mbi Maradonën dhe mbi rastin e shënimit të golit. Sipas tij, në thelb Maradona është një nga pjesët më të forta të Buenos Airesit, ku fëmijët duhet të përdorin intelektin e tyre për të ecur para. Dhe ai është shembulli më konkret për këtë, sepse të mundësh një portier gjigand me gjatësi dhe të arrish të bësh gol, duhet vërtet shumë inteligjencë.

 

Karakteri historik

Më pas, kemi edhe anën historike të kësaj ndeshjeje për të marrë parasysh. Anglezët mund ta harrojnë lehtë golin me dorë të Maradonës, por në kujtesën e argjentinasve do të qëndrojë gjatë dhe është akoma e freskët humbja e 649 personave në luftën e Malvines në vitin 1986. Ja çfarë ka shkruar Maradona vetë në autobiografinë e tij lidhur me golin e çerekfinales të Kupës së Botës: “Them që ishte finale, sepse ajo na përfaqësonte ne dhe çdo gjë e lidhur me të ishte se ne po luanin kundër Anglisë. Me shumë sesa të mbronim skuadrën tonë po mbronim vendin tonë. Sigurisht para ndeshjes thamë që kjo nuk kishte të bënte aspak me luftën e Malvines, por ne gjithashtu dinim sesa fëmije ishin qëlluar si zogj të vegjël. Kjo ishte një hakmarrje. Ishte si të rifitonim pak nga Malvina. Në intervistat para ndeshjes kishim deklaruar që futbollin nuk do e përfshinim në çështjet politike. Por gënjyem. Nuk bëmë gjë tjetër veçse menduam për të. Kjo ndoshta nuk e justifikon atë gol me dorë por sigurisht shpjegon arsyen dhe motivimin mbas tij. ishte Maradona ai që bëri atë që ushtria argjentinase nuk bëri. Kur pyeten atë se si arriti ta bënte atë gol ai thjesht u përgjigj: “Ishte pak dora ime dhe pak dora e Zotit”. Përgjigje e pacipë, por një nga rreshtat më të bukur të futbollit. Me siguri Maradona e dinte që do të shënonte në ato momente me dorë. Por ai e shton komentin e Perëndisë për të ndier kënaqësinë e atij goli të shënuar. Dihet që opinionet për Diego Maradonën janë të ndara. Disa e urrejnë, disa të tjerë po aq e duan. Gjithsesi, ai gjithmonë burrë i vogël dhe i magjishëm që bëri me hile, por që kurrsesi ky nuk mund të zbehë madhështinë dhe talentin e tij në fushë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency