A duhen bërë kompromise për hir të dashurisë?

0

kompromiÇfarë duhet bërë në rastet kur sjellja e palëkundur, por jo e mirë e partnerit, është rrezik për një lidhje të paqëndrueshme?

Loading...

Sigurisht, nuk jemi të njëjtë, sa do të kemi të përbashkëta, janë sërish plot gjëra që na dallojnë nga njëri-tjetri, por a duhen bërë kompromise dhe deri në cilën pikë mund të ndryshojë dikush për hir të një raporti?

Përgjithësisht, të gjendur në një situatë të tillë, femrat janë ato të cilat i japin interpretim më shumë, i cili pak a shumë përkufizohet si i tillë: nëse ai nuk tregon vëmendje për ndryshimet e saj, kjo merret si mungesë dashurie, ose të paktën femra, në këtë rast ka ndër mend vetëm një shprehje “ai nuk më do më, ose nuk më do mjaftueshëm”. Sa e vërtetë është kjo? Cila është masa e duhur e ndryshimit për ta mbajtur një raport konstant dhe të parrezikuar?

Më poshtë, psikologët këshillojnë disa zgjidhje për situate të ndryshme.

Ndryshimet: të nevojshme, apo pamundësi?

Koncepti i ndryshimit, në përgjithësi është i lidhur me idenë e përmirësimit, risive dhe rinovimit. Nuk është e habitshme që ndryshimi, si koncept, të bëhet edhe pjesë e një lidhjeje, mirëpo në këtë rast nuk shihet me aq shume pozitivitet. Kjo ndodh, sepse, sa herë që përmendet fjala ndryshim, mendohet menjëherë të hequrit dorë nga diçka. Në fakt, dashuria sjell domosdoshmërinë e një sërë ndryshimesh tek një person, me qëllim që të arrijë të vendos një kompromis me dikë tjetër, me të cilin ka krijuar dhe dëshiron të mbajë lidhjen. Duke u nisur nga shprehja që dashuria nuk është një detyrim, por zgjedhje me dëshirë, është e rëndësishme të kuptohet se në cilat raste partneri duhet ndryshuar dhe në cilat raste kjo gjë është e pamundur. Një femër, duhet të kuptojë që për një mashkull, shpesh është e thjeshtë të ndryshojë vetëm zakonet dhe sjelljen e tij, por jo edhe aq shumë karakterin.

 

Zakonet e (këqija) të mira

Zakonet, shpesh janë sjellje të fituara, të përsëritshme, për nga eksperienca. Nëse sjellja e partnerit është krijuar para lidhjes si e tillë, vazhdon edhe gjatë lidhjes po ashtu dhe ju nuk jeni dakord me këtë, atëherë bëni mirë t’ia thoni këtë gjë. Një njeri jo i angazhuar në një lidhje, bën një jetë tërësisht ndryshe nga një tjetër, i cili ka një lidhje dhe duhet të kujdeset për të.

Kështu që nëse partneri nuk është i mësuar me jetesën dhe kërkesat e saj në çift, duhet të ndërtoni një raport i cili pjesërisht të ndryshojë zakonet e të dyve, në të mirë të përbashkët.

 

Karakteri

Njerëzit e krijojnë karakterin e tyre në bazë të prirjeve personale dhe eksperiencave nga jashtë. Karakteri është pjesë e personalitetit, i cili e bën të veçantë çdo njeri. Nëse i kërkoni partnerit tuaj të ndryshojë karakterin, për hir të dashurisë, atëherë dijeni se po përballeni me diçka të sforcuar e cila herët a vonë do të dalë në natyrën e saj të vërtetë. Të qenit çift, presupozon një impenjim nga ana e të dyve, kështu që në vend të të kërkoni ndryshim “me thikë”, pra të prerë dhe rrënjësor, bëni çmos që të zbusni diferencat mes jush. Vetëm se kjo kërkon dashur pa fund dhe vendosmëri për të qëndruar bashkë. Megjithatë, mos e teproni në kërkesat tuaja për ndryshim. Në fund të fundit, jeni dashuruar me këtë person, për atë që ai është dhe jo sepse ju kërkoni ta ktheni në një tjetër.

 

A ndryshon për dashuri?

Ekziston mundësia në fakt që një mashkull të ndryshojë për hir të dashurisë? Po, ekziston! Por vetëm në rastet kur vërtetë ja vlen dhe dëshira për ndryshim nuk vjen nga ju, por nga partneri që duhet të ndryshojë. Momenti kur ai ose ajo e kupton se duhet të ndryshojë diçka për hir të mirëqenies në lidhje dhe nis ta bëjë këtë gjë, është momenti i ndryshimit real. Një femër nuk mund të pretendojë kurrë të ndryshojë një mashkull, por ajo mund t’i qëndrojë pranë gjatë momenteve të ndryshimit të tij, gjithmonë duke e lënë atë të ndryshojë në mënyrë spontane, pa e sforcuar. Ngandonjëherë meshkujt janë si fëmijët, nuk bëjnë atë që ju thuhet se duhet ta bëjnë.

Çfarë do t’i parandalojë çiftet që të grinden?

 Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut kanë zbuluar një spraj për hundë, i cili përmban hormonet që çifteve që grinden shumë u sjell lumturi.

Hulumtimi ka treguar se kjo pajisje përmban oksitoninë, që i qetëson femrat dhe i bën më të lumtura, ndërsa meshkujt i bën më të ndjeshëm dhe më pozitiv gjatë kohës së grindjes.

Hulumtimi është bazuar në ndikimin e hormoneve të stresit dhe sistemit autonom nervor gjatë kohës së shkëndijave të grindjes te çiftet.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 47 çifte, që ishin të martuar apo jetonin së bashku. Shkencëtarët kishin vëzhguar nga afër dhe ishin bindur se ky prej i qetëson ata, madje edhe grindjet ishin më të buta dhe çiftet nuk e fyenin apo poshtëronin njëri-tjetrin me fjalë, në fakt ishin shumë më pozitiv dhe më të ndjeshëm

 

 

Gjërat që ju shtyjnë ta refuzoni një mashkull apo një femër

Takimet mund të jenë të vështira, e stresi se çfarë përshtypje do të lini është i papërmbajtshëm.

E nëse dëshironi të pyeteni se cilat janë gjërat të cilat e shtyjnë femrën të ikën nga ju para se të përfundojë takimi, atëherë jeni në vendin e duhur për ta kuptuar. Në hulumtimin në të cilin kishin marrë pjesë rreth pesë mijë persona, të të dyja gjinive, zbulohen pesë gjërat të cilat me siguri do t’i refuzonin.

1. Aroma jo e këndshme e gojës

Biseda me një person që i vjen erë e keqe e gojës është diçka që nuk durohet, e lëre më ta mendoni puthjen me një të tillë. Këtu nuk ka lidhje nëse bëhet fjalë për ushqimin që sapo e ka konsumuar, apo bëhet fjalë për ndonjë sëmundje, kjo ishte gjëja e parë që ishte theksuar nga 26% e të anketuarve.

2. Të mos qenit pedant

OK, këtu nuk e kemi fjalën për flokët e shprishura të Rajën Gosling. Këtu përfshihen që nga dhëmbët e verdhë, këmishët e rrudhosura, qimet në hundë, thonjtë jo të rregulluar, mjekra e parregulluar… Femrat e pëlqejnë një mashkull, i cili kujdeset për veten e tij. Ky ishte një eliminim për 26% të të anketuarve.

3. Mbipesha

Pesha apo mbipesha nuk ndikon në cilësitë apo personalitetin e dikujt. Por, meshkujt dhe femrat përfundimisht nuk i tërheq dikush që është i/e trashë. 25% e femrave dhe e meshkujve të anketuar mbipeshën e konsiderojnë një arsye për ta refuzuar dikë.

4. Duhani

Për 22% e të anketuarve, duhani është vrasës i tërheqjes. Konsumimi i duhanit është i lidhur ngushtë me aromën e keqe të gojës.

5. Nuk e përfillin rregullin e artë

Nuk ka gjë më të keqe dhe më refuzuese se sa mashkulli me të cilin keni dalë të mos jetë i sjellshëm me kamerierët, taksistët dhe personelin tjetër shërbyes. Mbajeni mend rregullin e artë – kur dilni me një person që nuk e njihni, jini të sjellshëm me kamerierët. Përcjellësja juaj do ta vlerësojë këtë dhe pozitivisht do të reagojë ndaj juve.

 

 

 

Loading...