Rinisin provimet e shtetit/ Testohen mjekët, emrat e kandidatëve që do të japin provimin

0
125

Driçim Çaka

 

matura-2014Në datën 10 mars do të japin provimin e shtetit 103 kandidatët që kanë përfunduar studimet për Mjekësi. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se testimi do të zhvillohet në dy orare, në orën 10:00 dhe në orën 13:00. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 40 minuta para fillimit të provimit në të kundërt, duhet të paraqitin justifikim për të marrë pjesë në një datë të dytë brenda sezonit, nëse ka. “Kandidatët duhet të kenë me vete: kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj si dhe mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën, e publikuar nga AKP- ja tek rubrika njoftime, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose në pamundësi nga çdo bankë e nivelit të dytë”, – thuhet në njoftimin e AKP-së.

 

Pyetjet

Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto.

 

 

Tarifat e provimit

 Tarifa kur provimi jepet për herë të parë 10.000 lekë

Tarifa kur provimi jepet për herë të dytë 12.500 lekë

Tarifa kur provimi jepet për herë të tretë 15.000 lekë

Tarifa kur provimi jepet për herë të katërt 17.500 lekë

Tarifa kur provimi jepet për herë të pestë 20.000 lekë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency