Ndryshimet ligjore / Si do të bëhet identifikimi I pronave

0
272

Burime nga ALUIZNI bëjnë të ditur se një nga pikat më të rëndësime të strategjisë së re për legalizimin e ndërtimeve informale do të jetë identifikimi i saktë i statusit juridik të pronës dhe përgjegjësia e institucionit që jep statusin juridik të saj

 

 

LegalizimeTë gjithë ata qytetarë që kanë paguar një herë detyrimet për legalizimin e objekteve të tyre, duhet të marrin mbrapsht shumën e derdhur më parë, në rast se nuk do të kishte diskriminim për më të rregulltit. Por qeveria, sipas ekspertëve të fushës, ose duhet të gjejë një skemë për t’u kthyer mbrapsht detyrimet atyre që kanë paguar, ose t’i fusë të gjithë në një thes dhe në këtë rast të diskriminoheshin.
Në këtë rast do të ishte më se efikase një skemë rimbursimi. Sa i përket një prej premtimeve kryesore të Partisë Socialiste për legalizimin falas, ekspertët e huaj kanë qenë edhe këta të mendimit që procesi të ketë një taksë për të mbledhur të ardhura që do t’i shkonin si investim sërish komunitetit, duke i mëshuar fort në këtë rast idesë se një legalizim falas është i pamundur.
Ky propozim, sipas ekspertëve, duhet të shqyrtohet nga grupi i punës për programin qeverisës, gjë që mund të ndryshojë edhe premtimin e socialistëve nga legalizim falas në legalizim me taksa që duhen shlyer.

Procesi i legalizimit të rreth 295 mijë ndërtimeve pa leje në shkallë vendi do të preket nga ndryshimet ligjore të hartuara nga ALUIZNI në konsultim me AKKP-në. Kështu, do të ndryshojë ligji për planifikimin e territorit, do të riorganizohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe koordinimi i të gjithë aktorëve institucionalë mbi çështjen e pronës shtetërore.

Ndryshimet ligjore do të prekin nëntë pika të rëndësishme të ligjit për legalizimet dhe kompensimin e pronarëve. Grupi i punës që do të shqyrtojë dhe miratojë të gjitha ndryshimet, ku do të detajohen edhe ndryshimet përkatëse.

Burime nga ALUIZNI bëjnë të ditur se një nga pikat më të rëndësime të strategjisë së re për legalizimin e ndërtimeve informale do të jetë identifikimi i saktë i statusit juridik të pronës dhe përgjegjësia e institucionit që jep statusin juridik të saj.

Një tjetër pikë ku do të mbështeten ndryshimet ligjore është edhe përmirësimi i cilësisë së të dhënave nëpërmjet njësimit dhe dixhitalizimit të hartave nga ana e ZQRPP-së, ALUIZNI-t dhe AKKP-së, për të shmangur mbivendosjet.

Sipas të dhënave nga ALUIZNI, mësohet se ndryshimet e fundit ligjore kanë të bëjnë me dosjet në janë në proces shqyrtimi.

Bëhet fjalë për rreth 92 mijë vetëdeklarime në Tiranë, 37 mijë ndërtime në Durrës, 27 mijë objekte në Fier, 24 mijë objekte në Vlorë, 24 mijë objekte në Elbasan dhe 11 mijë objekte në Korçë.

 

Ndryshimet ligjore

Ligji për legalizimet do të rishikohet, me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta dhe të drejta që do të shërbejnë për përfundimin e procesit të legalizimit dhe parandalimin e ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen.

Në strategjinë e qeverisë është parashikuar dhënia e përparësisë procesit të kompensimit në natyrë, në raport me kompensimin financiar, në mënyrë që të ulet fatura financiare për buxhetin e shtetit si dhe orientimi i procesit të privatizimit të pasurive publike drejt kompensimit të ish-pronarëve.

Një tjetër pikë e rëndësishme është saktësimi i fondit të kompensimit për ish-pronarët, i cili do të operojë në mënyrë transparente sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit.

Për të zgjidhur me efektivitet çështjen e kthimit dhe kompensimit të trashëgimtarëve të pronarëve, qeveria do të nisë punën me kryerjen e një analize të plotë dhe gjithëpërfshirëse të kuadrit normativ në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tij.

 

Çfarë ndryshon në ligjet e legalizimit të pronës dhe ndërtimeve pa leje 

1. Ndryshimet në ligjin 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar.

2. Identifikimi i saktë i statusit juridik të pronës, përgjegjësia e institucionit dhënës të statusit juridik.

3. Përmirësimi i cilësisë së të dhënave nëpërmjet unifikimit dhe dixhitalizimit të hartave nga ana e ZQRPP-së, ALUIZNI-t dhe AKKP-së.

4. Mosrakordimi midis ALUIZNI-t dhe AKKP-së në lidhje me statusin juridik të pronës që është kompensuar (Shmanget mbivendosja).

5. Regjistrimi fillestar i pronës, përfituar nga ligji 7501, datë 19.7.1991 “Për Tokën”.

6. Elementet e planifikimit paraprak të territorit.

7. Mundësia e vazhdimit të mëtejshëm drejt liberalizimit të procedurës së evidentimit të objekteve informale në terren dhe hartimi i dokumentacionit përkatës.

8. Mosrakordimi i punës ndërmjet AKT-së, ZRPP-së dhe AKKP-së lidhur me regjistrimin në ZRPP të Marrëveshjeve të Zhvillimit dhe të Qirasë të Personave të Stimuluar.

9. Koordinimi i të gjithë aktorëve institucional mbi çështjen e pronës shtet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency