Petrovci: Sa më i moshuar të jesh, ndien se nuk ke bërë asgjë

0
112

Aktori Enver Petrovci ka mbushur 60 vjet, një rebel “i lodhur” nga nacionalizmi i vet

 

EnveriPrishtinë – Aktori i madh shqiptar, Enver Petrovci, të premten i mbush 60 vite, i cili, edhe përkundër faktit se është një ndër aktorët më të njohur në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe rolet e mëhershme në Beograd, shprehet të mos ketë bërë asgjë përgjatë këtyre viteve.

Në një deklaratë për “KultPlus” ai ka thënë se sa më i moshuar të jesh, e ndien se nuk ke bërë asgjë. “Sa më i vjetër të jesh, aq më shumë të duket se nuk ke bërë asgjë”, – ka thënë Petrovci, i cili edhe për shënimin e 60-vjetorit të tij të lindjes nga ana e familjarëve të tij, në ora 10:00 në Akademinë e Arteve dhe në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka thënë se është duke u bërë pa dëshirën e tij.

Krejt këtë arritje jetësore duke e përfshirë edhe angazhimet në teatro dhe në filma të ndryshëm, Petrovci duket se nuk e merr me emocion të madh, për faktin se, sipas tij, ka pasur mundësi të bëhet shumë më shumë sesa kaq.

Për krejt këtë ftohje në prizmin e arritjes në karrierë, Enver Petrovci ka thënë se nuk i ka fajet askush, pos Enver Petrovcit. “Nuk i ka fajet askush, por kam faj vetë. Askush nuk më ka faj që jam kthyer në Prishtinë që më pas nuk kam mundur të bëj më shumë se sa kaq.

Zoti më ka falur për një vend tjetër, por shpirti im prej nacionalisti më ktheu në Prishtinë. Çfarë të bëj që kam lindur nacionalist dhe nacionalizmi më ktheu këtu”, – ka thënë Petrovci duke qeshur, i cili krejt në fund ka thënë se nëse do të jetonte diku tjetër do të arrinte shumë më shumë se sa që ka arritur këtu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency