Sa më shumë puthesh, aq më shumë dobësohesh

0
168

puthja1344503676Sa kalori digjni me një puthje? Shumë në fakt. Dhe kjo gjë, me sa duket, ndikon në dobësimin tuaj, të cilin nuk mund ta vini re menjëherë, por nëse e verifikoni me peshore, do të konstatoni se ndodh me të vërtetë.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim italian, sipas të cilit, përveç demonstrimit të dashurisë, puthja duket të jetë një metodë e dobishme për të rënë në peshë, po aq sa edhe të shkosh në palestër.

Në çdo rast, studiuesit pohojnë se një e puthur ju djeg 5 kalori. E konsideruar si aktivitet fizik, ajo franceze në fakt, rezulton që të jetë edhe më e madhja në drejtim të kalorive, sidomos nëse praktikohet për të paktën dhjetë minuta.

Dhe kjo, sepse puthja rrit normën e zemrës dhe ndihmon për të prodhuar adrenalinë në të, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një udhëtimi biçiklete.

Ajo gjithashtu ndihmon për të aktivizuar edhe qarkullimin gjakut në fytyrë, për të qëndruar të rinj dhe për të luftuar dhimbjen duke prodhuar endorfinën.

 

 

Zbuloni se a e tepruat me “shfaqjen” e dashurisë?

Ndonjëherë femrat mundohen shumë për partnerët e tyre, duke bërë gjëra të dëshpëruara, me qëllim që lidhja e tyre të zgjasë më shumë, por për fat të keq, ajo mund të ketë pasoja negative.

Po ju paraqesim shenjat e para që tregojnë se po bëni gjërat e gabueshme në fillim të lidhjes, gjegjësisht kur për to është ende shumë herët.

 

1. Largoheni nga shoqëria juaj

Në fazën e parë të lidhjes mund të ndodh shumë lehtë që të distancoheni nga shoqëria, duke dashur që secilin moment ta kaloni me partnerin tuaj, por pikërisht nga arsye mund të ndodh që të mërziteni shpejtë nga njëri-tjetri. Mos lejoni t’i humbni shoqet dhe shokët me të cilët jeni shoqëruar vite me radhë dhe mbajeni jetës sociale të gjallë.

 

2. Mundoheni që me forcë “të hyni” në familjen e tij

Në qoftë se mbesës së tij i blini një dhuratë të shtrenjtë me shkrimin “Tezja të do fort”, ndoshta tingëllon ëmbël, por mos e bëni një gjë të tillë në fillim të lidhjes, madje as në formë të shakasë.

 

3. Keni marrë rolin e bashkëshortes, edhe pse nuk jeni të martuar

Në qoftë se njiheni për një kohë jo të gjatë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë, kjo nuk do të thotë se duhet t’ia jepni makinën tuaj që ai të shërbehet me të, apo ta ftoni në drekë dhe të përgatisni për të. Është më mirë në qoftë se punët zhvillohen më ngadalë dhe pa presion.

 

4. Kujdes me shokët e tij

Shokët janë pjesë e pakos, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet që me forcë ta fitoni simpatinë e tyre, duke u munduar të bëni diçka që nuk e kishit bërë. Mundohuni ta mbani baraspeshën.

 

5. Ndoshta është pak herët për nofka?

Edhe krahas faktit që jeni në lidhje vetëm dy javë, keni filluar të përdorni nofka me njëri-tjetrin? Kini kujdes me këtë sepse ju ende nuk njihni njëri-tjetrin mirë.

 

6. Mbushni Facebook-un apo Twitter-in me postime se sa i mirë është ai

Zakonisht, femrat të cilat nuk janë mësuar të trajtohen mirë nga meshkujt, ua kalojnë edhe gjënë më të vogël miqve në rrjetet sociale. Është mirë kur njerëzit i çmojnë detajet, mirëpo mos e glorifikoni atë që duhet të jetë normale për një lidhje.

 

 

 

 

Ditët e javës: Kur duhet bërë seks, pazar apo biznes?

 

Ka një kohë të duhur për çdo gjë, ju vetëm duhet ta dini se kur është ajo saktësisht.

Ka qenë tabloidi britanik “The Sun”, i cili ka publikuar së fundmi një listë të ditëve më të mira për aktivitete të ndryshme.

Duke e nisur me të hënën, e cila rekomandohet si dita më e mirë për të ngrënë në restorante. Dhe kjo, pasi gjatë fundjavës është konsumuar gjithçka dhe që nga e hëna, gjithçka është e freskët përsëri.

Ndërsa për të bërë seks, dita më e mirë është konsideruar e enjtja. E kjo, pasi në këtë ditë, vlerësohet se nivelet natyrore të kortizolit, i cili stimulon hormonet seksuale, arrijnë kulmin.

Shitja e shtëpisë? Gjëja më e mirë që mund të bëhet të premteve. Kjo sipas analizës së kryer në agjencitë real estate, e cila konkludon se ta shesësh shtëpinë para fundjavës, rrit në masë të madhe shanset e mbylljes së marrëveshjes.

Të kërkosh punë, ose një rritje rroge apo përgjegjësie? Të mërkurën, paraqiten shanset më të mëdha.

Në fund, të martohesh, rekomandohet që ta bësh vetëm të premten. E kjo pasi, shmang tradicionalizmat e ditës së shtunë dhe të diel.

Ditë kjo që vlerësohet si më e përshtatshmja edhe që të ndërpresësh pirjen e duhanit. Pasi për shumë studime, vullnet është në maksimumin e tij pak para fundjavës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency