Shkodër, masa e arrestit/ Abuzimi seksual me të bijën, “Arrest me burg” Tom Bregut

0
152

Sonja Caka

 

Reagimi i 52-vjeçarit: Vajza më vodhi paratë, akuza, një sajesë e dy vajzave më të mëdha

 

tom breguE ka konsideruar një sajesë të dy vajzave më të mëdha akuzën e “Abuzimit seksual” me vajzën 14-vjeçare, ndërkohë që nuk ka ngurruar para Gjykatës të hedhë akuza ndaj të bijës për vjedhje të 1 milion lekëve në banesë. Megjithatë, deklarimet e tij nuk janë marrë për bazë nga Gjykata e Shkodrës, e cila e ka lënë në burg babanë-abuzues, i akuzuar për “marrëdhënie seksuale në gjini”. “Gjithçka është e sajuar nga dy vajzat e martuara, nuk kam pasur asnjë kontakt me vajzën. Ajo ka pasur marrëdhënie intime me një djalë të madh dhe prandaj më ka vjedhur paratë në shtëpi”, – u shpreh 52-vjeçari. Gjyqtari nuk mori parasysh asnjë nga pretendimet e Bregut, i cili akuzoi dy vajzat e tij me të rritura për manipulim të 14-vjeçares. Këtë pretendim ai e mbështeti tek konflikti babë e bijë që në vitin 2009, në kohën kur doli nga burgu, pasi përfundoi dënimin për një vrasje. Ndërkohë, e bija ka pretenduar në prokurori dhe në prezencë të psikologes abuzimin seksual disamujor. Ajo u mor nën kujdesin e policisë dhe u sistemua në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

 

Akuza

 Sipas akuzës, në datën 23.2.2014, është paraqitur në polici 14-vjeçarja M. B., e cila ka bërë kallëzim penal ndaj babait të saj, shtetasit Tom Bregu, për kryerje të marrëdhënieve seksuale nga muaji mars i vitit 2013 në mënyrë të vazhdueshme deri në muajin janar të vitit 2014. Lidhur me këtë vepër penale, kallëzuesja deklaron se ka pasur frikë të bëjë kallëzim penal megjithëse ajo e ka kryer kundër dëshirës së saj. Në këto rrethana është bërë ndalimi i shtetasit Bregu si i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Sipas akuzës, ka dyshime të arsyeshme plotësisht të bazuara të faktit të ndodhur “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini” të parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi caktimin e masës “Arrest me burg” për 52-vjeçarin Bregu.

 

Arrestimi

 Dy ditë më parë, vajza me inicialet M. Bregu është paraqitur në komisariatin e Shkodrës për të denoncuar të atin për abuzim seksual për afro një vit me të kundër dëshirës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës konfirmuan se 14-vjeçarja është vizituar nga mjekë-gjinekologë dhe ka rezultuar se u është nënshtruar marrëdhënieve seksuale me dhunë për një periudhë relativisht të gjatë, rreth një vit. Në pyetje janë marrë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të abuzimit me 14-vjeçaren. Të gjitha veprimet e policisë së Shkodrës, janë kryer në konsultim me organin e akuzës së këtij rrethi dhe prokurorin e çështjes. Mësohet se 52-vjeçari Tom Bregu kishte qenë i dënuar me 15 vite burg për vrasje dhe kishte disa vite që kishte fituar lirinë. Ai ishte i papunë dhe familja e tij jetonte në varfëri të plotë. Sipas familjarëve, 52-vjeçari konsumonte alkool dhe pjesën më të madhe të kohës rrinte i dehur. Megjithatë, nga deklarimet por edhe vizita e psikologut, i akuzuari nuk ka shfaqur shenja të problemeve mendore.

 

Reagimi: Pas daljes nga burgu, babai ynë, problematik; u akuzua edhe për një vajzë tjetër

 Sipas dy vajzave, të cilat i referohem motrës së tyre, prej gati një viti babai i tyre ka abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, me iniciale M. B., në një fshat në Velipojë. Sipas vajzave, babai i tyre që pas daljes nga burgu në vitin 2009 ishte mjaft problematik, jo vetëm për familjen, por edhe për bashkëfshatarët e tij. 52-vjeçari ishte dënuar me 15 vite burg për plagosjen me pasojë vdekjen e një bashkëfshatari të tij, por kishte vuajtur vetëm 4 vite burg, ndërsa në vitin 2009 ishte liruar. Njëra prej vajzave thotë se 52-vjeçari T. B. është akuzuar më parë edhe për përdhunimin e një vajze në fshat. Sipas dëshmive, 52-vjeçari përfitonte në momentet që e mitura ndodhej e vetme në banesë apo kur ndodhej me bagëti në stalla apo edhe në kodra. Ndërsa, rasti më i fundit ka ndodhur dy ditë më parë, kur sipas dëshmive 14-vjeçarja ndodhej vetëm në banesë pasi nëna dhe vëllai me motrën tjetër ndodheshin në meshë. Pas kësaj ngjarje 14-vjeçarja ka njoftuar motrën më të madhe dhe kanë bërë denoncimin, ndërsa policia ka arrestuar menjëherë 52-vjeçarin.

 

 

Vendimi

Vjedhja e ilaçeve në maternitet, dënohen 60 muaj burg me kusht 4 gra

Katër ish-punonjëse të maternitetit “Nëna Geraldinë” janë dënuar me 60 muaj burg me kusht, pasi akuzohen për vjedhje të ilaçeve në këtë maternitet. Katër të pandehurat akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Gjykata ka vendosur masën e dënimit sipas kërkesës së prokurorisë dhe, për shkak të moshës dhe kushteve familjare, duke iu dhënë dënim me kusht sipas kohës së kërkuar nga prokuroria për burgim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur konkluzionet përfundimtare më 24 janar 2014 dhe kërkoi dënimin me burgim për 4 ish-punonjëset e maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë, të akuzuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Në përfundim gjykata dënoi të pandehurën Marije Dobra, ish-farmaciste në maternitet me 18 muaj burg me kusht; Vitore Zhupa, ish-ndihmës farmaciste dënohet me 18 muaj burg me kusht; Dashuri Kadesho, ish-kryemami dënohet me 12 muaj burg me kusht; dhe Lirie Shehaj, ish-kryeinfermiere dënohet me 12 muaj burg me kusht. Sipas akuzës, të pandehurat kanë falsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke shkaktuar një dëm financiar për spitalin, e cila është provuar në shumën e mbi 700 mijë lekë të reja. Hetimi ka provuar gjithashtu se në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që në vitin 2008, por që në fletë-hyrje është bërë si datë skadence viti 2010. Gjithsesi, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur tek pacientët. Por, provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency