Kosovë/ Masat parandaluese për ethet hemoragjike

0
140

Nga ethet hemorragjike gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar 5.200 qytetarë

 

ethet_hemoragjike-300x213Problemi mjedisor me të cilin është ballafaquar Shqipëria dhe Kosova prej vitesh nga ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë është bërë një problem kronik.  Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se tashmë Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucione tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, që do të shërbejë për parandalimin e sëmundjes në fjalë. Ndryshe nga ethet hemorragjike gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar 5.200 qytetarë. Jusuf Dedushaj, epidemiolog, jep hollësi të tjera rreth kësaj çështjeje. “Pas epidemisë që u zhvillua vitin që e lamë pas, e që ishte një situatë e rëndë në komunën e Malishevës, Rahovecit, Gjakovës e Klinës, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës, ngritën një komitet ndërministror që të bëhen parapërgatitjet e duhura që në vitin 2014 të t’i ikim ndonjë epidemie eventuale dhe humbjen në njerëz”.

“Ky komitet ka bërë një punë të mirë sepse janë kyçur, pos Ministrisë së Shëndetësisë, edhe Ministria e Bujqësisë, Fakulteti i veterinës, Agjencia kosovare e  kontrollit të ushqimit dhe veterinës,  Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Ambientit dhe gjitha institucionet relevante që mund të japin kontributin e tyre”, bën të ditur ai. Time Kadriaj, nga Komisioni për Shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, ka bërë të ditur se duhet bërë gjitha përgatitjet për parandalimin e etheve hemorragjike, duke cekur se vitin e kaluar institucionet relevante janë vonuar në marrjen e masave lidhur me këtë çështje. “Gjatë çdo sezoni veror është ngjarje që po përsërite në disa zona endemike. Sipas statistikave, kemi pasur vitin e kaluar një numër të madh të rasteve me fatalitet. Unë këtë shqetësim e kam ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës, që plani strategjik të bëhet me kohë, dhe të spërkaten me kohë vendet endemike”. “Vitin e kaluar spërkatja ka filluar diku nga muaji gusht, e që mendoj se ishte dashur në pranverën e vonshme, dhe mendoj që sikur të kishte filluar me kohë kjo spërkatje, ndoshta do të mund t’i parandalonim rastet që përfunduan me fatalitet”.

 

Situata

“Çdo iniciativë që merret, qoftë nga Ministria e Shëndetësisë, apo edhe institucioneve tjera relevante mendoj se ua kemi me borxh rajoneve endemike, pasi që sado pak do të mund t’i parandalojmë rastet që do të mund të përfundojnë me fatalitet”, shprehet Kadrijaj. Zoti Dedushaj ka shtuar se këtë vit janë ndarë mjete shtesë nga Qeveria e Kosovës për luftimin e kësaj sëmundjeje. Ai gjithashtu ka folur për masat mbrojtëse që do të bëhen në praktikë, sa i përket etheve hemorragjike. “Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet të veçantë për këto masa dhe mendoj që do të mbulohet gjithë veprimtaria e lidhur me këtë sëmundje deri në vitin 2017. Në praktikë këtë vit do të bëhet livrimi i tokave, asgjësimi i shkurreve, do të bëhet një dezinfektim i stallave dhe kafshëve, sepse është kryesore që të ndërpritet hallka e paraqitjes së sëmundjes, do të bëhet analiza dhe grumbullimi i mostrave të natyrës etj”, bën të ditur Dedushaj. Sidoqoftë, zoti Dedushaj ka thënë se gjithashtu do të punohet në vetëdijesimin e popullatës, gjë që konsiderohet si shumë e rëndësishme në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.Evropaelire.org.

 

 

Shtohen infeksionet, ISHP: Nuk ka rrezik për epidemi

Pavarsisht rritjes së numrit të pacientëve me infeksione respiratore, vendi ynë është larg pragut epidemik. Specialistët pranë Instituti të Shëndetit Publik shprehen se këto janë javët e pikut të këtyre infeksioneve ndërkohë që në fillim të marsit ka një trend në ulje të virozave sezonale. Aktualisht në vend qarkullojnë disa viruse, ndërkohë që specialistët çdo javë marrin mostra për ti analizuar . ”Në total kemi arritur në një shifër prej 50 ratesh, të cilat fluksin më të madh apo intesitetin më të madh të rasteve e mbajnë infeksionet respiratore të sipërme. Preken edhe grup moshat nën 5-vjeç por edhe grup moshat e rritura. Kryesisht në total nga subverjanca, e virozave espiratore janë marr rreth 280 mostra të suspektuara apo të dyshuara për grip dhe ndërkohë në total rreth 96 mostra janë sari apo sëmundje respiratore akute të rënda”- tha Eugena Tomnini, specialiste në ISHP. Kujdes në veçanti thonë epidemiologët duhet të kenë, pacientët që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, pasi kombinimi i viurusit me një patologji tjetër mund të sjell komplikacione në organizëm. ”Në moshat e rritura që kanë edhe sëmundje të tjera sekondare bazë në një teren të vështirë situata e gripit apo e gjëndjes virale , prezantohet edhe me një situatë edhe më të vështirë klinike. Ndërkohë jemi duke forcuar akoma shumë survejancën në lidhje me raste e ranimuara që kërkojnë renaminacion dhe ndërkohë situata është nënkontroll në lidhje me trendin dhe vijueshmërinë”- tha Eugena Tomnini.   Ndërkohë që prej muajit tetor të vitit të kaluar në treg qarkullon edhe vaksina ndaj gripit, e rekomandueshme për grupet më vulnerabël, si fëmijët nën moshën 5 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency