Çifti me 18 fëmijë: Duam edhe dy djem

0
136

femijetKelly Bates është një grua amerikane që ka lindur 18 fëmijë dhe do i pëlqente të kishte edhe disa të tjerë. “Pjesën më të madhe të jetës sime kam qenë shtatzënë dhe për mua është gjëja më normale në botë. Kur nuk pres fëmijë më bën përshtypje”, shprehet 44-vjeçarja Kelly. Fëmija më i madh i saj është 22 vjeç, ndërsa më i vogli vetëm 11-muajsh. Cifti ka 10 djem dhe 8 vajza…deri tani. Kelly dhe bashkëshorti i saj Gil kanë ndërmend ta rrumbullakosin shifrën: “Nuk kemi një program të caktuar. Nuk e dinim se do të bënim 18 fëmijë dhe nuk e dimë dhe sa të tjerë do të bëjmë. Do na pëlqente të kishim edhe dy djem. Është në dorën e Zotit.”

 

“Mars One”: Klerikë, Zoti lejon zbulimet

Organizata që po synon misionin e parë njerëzor në planetin Mars, ka bërë thirrje që të tërhiqet prapa thirrja e lëshuar para disa ditëve nga disa klerikë myslimanë kundër jetesës në këtë planet, duke thënë se klerikët duhet të kujtojnë traditën e pasur të Islamit për eksplorim dhe të lejojë myslimanët “që të jenë dëshmitarë të krijimit të Zotit”. “Mars One” është duke synuar që deri në vitin 2025 në planetin Mars të dërgojë një koloni të njerëzve, por Autoriteti i Përgjithshëm për Çështje Islamike dhe Ndihma në Emiratet e Bashkuara Arabe ka thënë ditë më parë se të jetosh atje do të ishte jo-islamike. Ky komitet argumentoi se të jetuarit në planetin e kuq do të ishte diçka e mirë por edhe vetëvrasje, gjë që nuk është e lejuar nga Islami. “Udhëtimi njëdrejtimësh paraqet rrezik të madh për jetën, dhe kjo asnjëherë nuk është arsyetuar nga Islami. Ekziston mundësia se njerëzit që udhëtojnë në planetin Mars mund të mos mbesin të gjallë, kjo i bie si të vdesësh me dëshirë”, është shkruar në Kahleejtimes.com. Sidoqoftë, “Mars One” tha se Kurani inkurajon zbulimet. Në një letër drejtuar klerikëve, organizata ka cituar një ajet kuranor që thotë: “Dhe në mesin e shenjave të tij, është krijimi i parajsave dhe i Tokës, dhe varieteteve të gjuhëve tuaja dhe ngjyrave: në të vërtetë aty janë shenjat për të gjithë ata që dinë (Kuran 30: 22)”. “Bota myslimane ka një traditë të pasur të zbulimeve. Ajeti nga Kurani inkurajon myslimanët që të dalin jashtë dhe të shohin shenjat e krijimit të Zotit në “parajsat dhe në tokë””. Organizata gjithashtu ka thënë: “Hulumtimi i hapësirës, ashtu siç është hulumtimi i tokës, vjen me rreziqe dhe shpërblime. Duket e rrezikshme të dërgojmë njerëz atje, por ata do të paraprihen nga së paku tetë misione me pagesë”.

 

Krijohet kravata që ndryshon ngjyrë

Nëse nuk jeni të mirë në përshtatjen e kravatës me kostumin tuaj apo nuk jeni të mirë për të zgjedhur një të mirë, atëherë kjo kravatë e së ardhmes mund të jetë e përshtatshme për ju. E quajtur “iTie”, është aksesori i ri që ndërron ngjyrë dhe kjo padyshim se do t`ua largonte një brengë të madhe burrave që u duhet të ndërrojnë shpesh kravatat. Ajo do të jetë në gjendje të ndërrojë modelin apo ngjyrën me vetëm një të shtypur të butonit. Aksesori i ri është i përbërë nga një ekran fleksibil që mund të lidhet me aplikacionet IOS siç janë ato që gjenden në iPad apo iPhone. Pronarët e  kravatës mund të shkarkojnë një aplikacion të veçantë i cili do t`ua mundësonte atyre zgjedhjen e formave dhe dizajneve të ndryshme sa herë që dëshirojnë të ndërrojnë atë. Përveç mundësisë që ajo të ndërrojë ngjyrë apo formë, kravata do të jetë në gjendje të bëjë thirrje telefonike, dërgimin e sms-ve dhe realizimin e bisedave përmes Skype-t.  Përpara saj do të jetë një kamerë por shumë shpejtë pritet krijimi i kamerës prapa. Koncepti i aksesorit të ri, që ende nuk mund të blihet, është krijuar nga kroati TTomislav Zvoraniq, 33-vjeçar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency