AKKP/ Pronat, kush do të përfshihet në procesin e kompesimit

0

Dokumentacioni që duhet të paraqitet për të hapur dosje për njohje, kthim apo kompensim të pronës

Loading...

 

pronat1Vetëm pak ditë më parë Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të pronave ka hapur procesin për kompesimin e ish-pronarëve. Fondi prej 13 milionë dollarësh do të ndahet mes 1830 aplikuesve. Ndërkohë që është përcaktuar se si do të ndahet një pjesë e fondit të kompesimit për vitin 2014, ka ende me mijëra pronarë të cilët nuk kanë plotësuar dosjen e plotë me të gjithë dokumentat. Dosja duhet të plotësohet brënda 30 ditëve, nga momenti që dorëzohet kërkesa për aplikim pranë AKKP-s. Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit të kërkuar brenda afatit Sektori i Vlerësimit Paraprak propozon marrjen e një vendimi për rrëzimin e kërkesës. Në momentin që janë plotësuar të gjithë dokumentat e mëposhtme dosja kalon për shqyrtim të mirëfilltë në sektorin e shqyrtimit përkatës në Drejtorinë e Kthimit të Pronës në AKKP nga ku merret edhe vendimi përfundimtar për cështjen. Për ata ish-pronarë të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesën për kompesim deri në 31 dhjetor 2008 (afati i fundit për depozituar kërkesa), rivendosja e afatit mund të bëhet vetëm me vendim gjykate.

 

Dokumentat

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 255, dt. 13.04.2010 “Për proçedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë proçesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës” subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë i tyre) paraqesin pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (përveç kërkesës së motivuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e tyre:

-Kërkesë sipas formularit TIP (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja sipas vendimit të gjykatës për rivendosje në afat)
-Mandat pagese për shqyrtimin e kërkesës (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja)
-Kerkesat nënshkruhen nga subjekti i shpronësuar apo nga përfaqësuesi me prokurë.
-Dëshmi trashëgimie, në rast se subjekti i shpronësuar ka vdekur. Në çdo rast subjektet kërkuese duhet të provojnë interesin e ligjshëm në kërkimin e tyre për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.- Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo perfaqësuesit me prokurë.

-Dokument ligjor që vërteton pronësinë e subjektit të shpronesuar që mund të jetë njëri nga të poshtëshënuarit:

a-Vertetim pronësie, i shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit hipotekor lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme per efekt te kthimit dhe kompensimit te prones.
b – Dokumentin kadastral, shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit kadastral nga zyra e administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne qark.
c – Vendim gjyqesor i formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë të vulosura me vulën e gjykates dhe të shoqëruar me akt ekspertimin përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i tillë.
AKKP nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështetet vetëm ne nje vendim gjyqesor te vertetimit te faktit juridik te prones mbi pasuritë e paluajtshme, në kuptim te nenit 388 të Kodit te Procedurës Civile bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr. 9235 dt.29.07.2004, të ndryshuar.
ç – Vendimet e mëparshme te ish-K.K.K.P te marra sipas ligjeve:
Nr.7698, dt.15.04.1993,ose Nr. 7699, dt.21.04.1993,dhe Nr. 9235, dt.29.07.2004, të cilat janë marre para hyrjes ne fuqi te ligjit 9583, dt.17.07.2006, të ndryshuar.
d – Dokument që vërteton shpronësimin, shtetëzimin apo konfiskimin e pronës së subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 « Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës».
e- Dokument i lëshuar nga Arkiva e Shtetit në rastet kur dokumentet hipotekore apo kadastrale apo te shpronesimit jane të depozituara tek ky institucion apo çdo dokument tjetër i lëshuar nga insititucionet shtetërore që kanë vlerë provuese për hetimin administrativ të çështjes.
f – Dokument lëshuar nga arkiva hipotekore që ndodhen pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe çdo dokuemnt tjetër ligjor i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

 

Prona

Dokument hartografik për pozicionimin gjeografik të pronës, i cili sipas rastit përbëhet:

Dokument hartografik të mëparshëm, që i takon kohës nga fitimi i të drejtës së pronësisë deri në marrjen e padrejtë të pronës nga shteti, i cili sigurohet:

– Ministria përgjegjëse për punët publike e cila ka në varësi arkivin qendror teknik dhe degët e tij në rrethe ose nga Instituti Gjeografik Ushtarak,
– Departamenti i shërbimit të tokës dhe ujit (ish-Instituti i Studimit te Tokave F.Krujë),
– Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave,
– Drejtoria e Shërbimit Pyjor (arkivi i kadastrës pyjore)
– Bashkia/Qarku (arkivi hartografik i urbanistikes)
– Këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes se tokes)
– çdo institucion tjetër shtetëror që disponon të dhëna për vendodhjen e pronave.

Dokument hartografik aktual i cili përmban të dhëna topografike mbi pronën e pretenduar, i konfirmuar nga institucioni që e lëshon atë dhe që sigurohet nga:

– Z.V.R.P.P për të gjitha zonat urbane dhe rurale ku është kryer apo ka përfunduar regjistrimi.
– Drejtoria e sherbimit pyjor per pyjet dhe kullotat,dhe tokat e tjera jobujqesore.
– Zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës për tokat bujqësore të paregjistruara dhe tokat e tjera jobujqësore.
– Njësitë e legalizimit pranë organeve të qeverisjes vendore apo ALUIZNI të krijuara sipas ligjit nr. 9482, dt.16.02.2006 “Për legalizimin,urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, të ndryshuar.

 

 

Dy javë në protestë

Shoferët e furgonëve: Qeveria të na lërë të punojmë

Prej dy javësh, me qindra shofer të taksive 8+1, po protestojnë në të gjitha qytetet. Nga Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Tirana, janë të shumtë shoferët e fiurgonëve të cilët kanë zgjdhur rrugën për të dalë kundër vendimit të Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brëndshme për të mos lejuar marrjen e pasagjerëve në kthim. ”Ne jemi taksapagues me të gjitha dokumentat, me makina me të gjitha kushtet që këkrkon shteti dhe qeveria. Atëherë nëse shteti ne do na thotë që nuk do punojmë 8+1, të mos japë liçensë më. Nuk e di që janë dy qeveri, një qeveri është Bashkia që jep liçensa dhe një tjetër është Haxhinasto me Sajmir Tahirin. Jemi pa bukë dhe nuk kemi asnjë të ardhur dhe në datën 20 prill ne duhet të paguajmë taksën bashkisë dhe nuk kemi ku i gjejmë”- u shpeh një nga shoferët që po proteston në Tiranë. “Neve Qeveria na ka lejuar të punojmë dhe na thotë shko plot dhe hajde bosh. Është një lënie me kunjë. Ky është një krim i paparë, në këto vite, që të lësh 21 mijë shoferë papunë.”u shpreh një shofer tjetër.   Drejtuesit e mjeteve taksi 8+1 theksojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë nga ana e ekzekutivit, atëherë protesta e tyre do të përshkallëzohet duke filluar që nga java e ardhshme.

Loading...