Vrasja makabre / Arrestohet Odise Verbofshi, po tentonte të kalonte kufirin

0
158

Anxhela Tato

Dëshmia para oficerëve: Jam penduar që i vrara, erdha në Poloskë nga frika e hakmarrjes

Në momentin që ka parë patrullën e policisë Odise Verbofshi i tronditur është vetëdorëzuar

 

durres1-300x179Vetëm 48 orë pas vrasjes makabre të dy djemve nga Fushë-Krujë, bie në prangat e  bluve autori Odise Verbofshi, i cili po tentonte të kalonte kufirin. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se autori është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë, teksa po tentonte të kalonte në shtetin Grek. Ndërkohë që një ditë më parë në pranga u vu edhe bashkëpunëtori i tij Gazep Pili 20 vjeç. Dy ditë më parë dy të rinjtë Shaban Babasi dhe Albert Ksalla u gjetën të shkrumbuar brenda një automjeti. Dy të rinjtë janë vrarë me plumba në kokë në një banesë dhe më pas trupat e tyre janë djegur në makinë për të humbur gjurmët. Policia bën me dije se shkak ka qenë një mosmarrëveshje e mundshme mbi pazaret e trafikut të drogës. Automjeti në të cilin ka ndodhur krimi rezultoi i vjedhur. Krim i planifikuar deri në detaj. Ky konkluzion arrihet nga mënyra sesi janë gjetur të vrarë dy viktimat të ekzekutuara. Dy personat dyshohet se janë vrarë në banesën e autorit me plumb pistolete. Krimi u krye në banesën në lagjen 14 në Durrës ku janë gjetur gëzhoja plumbash dhe njolla gjaku. Më pas trupat janë futur njëri në sedijen e pasme, tjetri në bagazh të automjetit tip “Benz” dhe janë sjellë nga autorët Zonën e Ish-Kënetës ku makinës i është hedhur benzinë dhe vënë flaka. Të dy të rinjtë janë qëlluar me nga një plumb në kokë, gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Automjeti në të cilin ka ndodhur krimi rezulton i vjedhur.

Dëshmia

Në momentin e kapjes nga policia Verbofshi ka shfaqur shenja tronditjeje. Sapo ka parë patrullën e policisë Odise Verbofshi është drejtuar vetë nga efektivët duke u dorëzuar. I trembur autori i krimit ka hipur në fugonin e bluve dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku momentalisht do të mbahet në qelitë e paraburgimit. Verbofshi shprehet i penduar për krimin e kryer, ndërsa tregon se i trembet hakmarrjes. Para oficerëve të policisë gjyqësore ai nuk ka pranuar të japë detaje nga ngjarje, dhe ka kërkuar praninë e avokatit për të folur. E vetmja gjë që ka mundur të thotë ishte mendimi për t’u arratisur në Greqi dhe frika se mund ta kapnin. “Për krimin do të flasë vetëm në prani të avokatit tim. Pa qenë avokati im këtu, unë nuk do të tregoj asgjë. Por unë jam i penduar për çka kam bërë. Nuk doja që t’i vrisja dy djemtë, pro çdo gjë ndodhi në momente nervash e sipër. Humba logjikën dhe i vrara. Nuk doja dhe jam penduar për këtë që kam bërë. Kam frikë nga hakmarrja dhe kam hallin e familjes sime. Erdha në Poloskë për të shmangur hakmarrjen. Në fillim mendova që të arratisesha në Greqi, por kisha frikë se do më kapnin andej”, – pjesë e dëshmisë së Verbofshit. Në banesën e autorit të krimit u gjetën njolla gjaku dhe gëzhoja nga një armë zjarri e llojit pistoletë. Ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 kilogramë kanabis sativa, e cila dyshohet se mund të ketë qenë shkaku i konfliktit dhe i vrasjes. Emri i autorit u zbulua nga 20-vjeçari Gazep Pili, i cili ka bashkëpunuar me Verbofshin në përdhosjen e kufomës, duke i ndihmuar që t’i digjte.

 

Arrestimi

Policia e lokalizoi nga përgjimi i telefonit: “I kërkoi ushqime një shoku”

Daja i bashkëpunëtorit 20-vjeçar: “Odiseja më kërkoi një bidonë benzinë”

Policia e Durrësit e ka zbuluar vendndodhjen e Odise Verbofshit përmes përgjimeve telefonike. Ai i kishte kërkuar ndihmë një shoku në telefon, për t’i dërguar ushqim dhe i ka treguar se ku ndodhej, në një pyll të vogël në rrethinat e Korçës. Policia e ka përgjuar dhe ka lokalizuar vendin dhe më pas ka bërë arrestimin e tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i 32-vjeçarit nga Shkozeti i Durrësit është bërë nga efektivët e Policisë Kufitare. Policia kishte rënë në gjurmët e autorit kryesor të vrasjes pas mbledhjes së dëshmive nga personat e shoqëruar dhe sidomos të bashkëpunëtorit, Gazep Pili. Ky i fundit është arrestuar për “fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Ndërkohë daja i 20-vjecarit Gazep Pili ka deklaruar jashtë kamerave se Odisea e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar një bidon me benzinë, pasi sipas tij e kishte lënë makina në rrugë. 20-vjeçarin e kanë regjistruar kamerat e sigurisë teksa mbushte bidonin në një karburant dhe për këtë arsye akuzohet si bashkëpunëtor. Odise Verbofshi u shpall në kërkim si i dyshuar si autor i vrasjes së Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë. Vrasja ka ndodhur pas prishjes së pazareve për drogën. Madje në banesën e autorit, përveç gjurmëve të gjakut, dy pistoleta u gjetën edhe 74 kg lëndë narkotike. Ai akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”. Sipas hetimeve të policisë rezulton, se Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë; ishin vrarë paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar për t’u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave. Vrasja e dy të rinjve rezulton se ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë. Sipas policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan dhe u pyetën 36 persona që kishin dijeni mbi hetimet në fjalë.

 

Sabri Babasi: “E morra më celularin djalin, më dilte i fikur”  

Babai i 27-vjeçarit Shaban Babasi, që u vra e më pas u dogj brenda makinës së tij në Durrës, tregoi në një intervistë se i biri nuk kishte konflikte dhe as probleme me njeri. Sabri Babasi rrëfeu dje momentin e fundit kur është ndarë nga i biri dhe dyshimet kur telefoni i tij dilte i fikur. Babasi tregon se i biri kishte vetëm një javë që ishte fejuar, ndërsa para tre muajsh ishte kthyer nga Italia, ku jetonte e punonte prej vitesh. Ndërsa shprehet se ngjarjen e rëndë e ka mësuar dje nga disa të afërm, pasi në polici, edhe pse e kanë mbajtur disa orë gjatë natës, nuk i kanë treguar se çfarë i kishte ndodhur të birit, madje as arsyen e shoqërimit. “Nuk di çfarë emri t’i vë gjithë kësaj. Ne nuk i kemi hak njeriu. Në hasmëri nuk jemi, gjak borxh njeriu nuk i kemi. Me sa di unë, as Shabani nuk konfliktohej me njerëzit”, shprehet Babasi gjatë intervistës.

Nëna e Odise Verbofshit: “Djali të marrë dënimin e merituar, ndjesë familjeve”

E dënon veprimin e të birit dhe u kërkon ndjesë familjes së dy të rinjve. Ky është qëndrimi i nënës së Odise Verbofshit, i cili akuzohet për vrasjen e Shaban Babasit dhe Albert Kasallës. Në një prononcim ajo shprehet e indinjuar për atë çfarë ka ndodhur. “Jemi kthyer me urgjencë nga Italia, pasi u njoftuam. Djali im të marrë dënimin e merituar. Si nënë ju kërkoj ndjesë familjeve të viktimave” është shprehur Violeta Verboshi.

Pronarja e shtëpisë: “Odiseja erdhi të premten në shtëpi, më pas iku në mal”

T.Gjoza, pronarja e shtëpisë ku u kap Odise Verbofshi shprehet se 32-vjeçarin e njihte për njeri të mirë dhe se nuk dinte asnjë gjë për krimet që ai kishte kryer. Ajo sqaron se para se të arrestohej nga policia 32-vjeçari kishte shkuar pak minuta në banesë më pas ishte nisur për në mal dhe kur u rikthye u kap nga policia. “ Odiseja erdhi dje, qëndroi pak dhe më pas iku në mal. Kur u kthye e kapi policia. Nuk dija asnjë gjë për krimet që ai kishte bërë, të gjitha i morëm vesh nga televizori. Odise Verbofshin e njihnim për djalë të mirë”- është shprehur T.Gjoza. Ajo ka treguar se me familjen e 32-vjeçarit kanë lidhje krushqie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency