Reagimi / Berisha: Rama-Meta morën pushtetin e Presidentit

0
119

Sali-Berisha-Kuvend-Rama-mbas3-565x376“Puç antikushtetues ne Parlament, goditje fatale per demokracine nga klika Rama – Meta!”

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi krerët e mazhorancës për vendimin që morën pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, për shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka. Berisha e quajti këtë një puç institucional dhe tha se me këtë vendim, Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, ndërhynë në kompetencat e Presidentit të Republikës. Sipas tij, kjo është një e drejtë kushtetuese e kreut të shtetit që ka të bëjë m dekretet në institucionet e pavarura.

Në seancën e fundit plenare Kuvendi i Shqipërsië votoi me 77 vota pro Kuvendi shkarkimin e Zana Xhuka nga kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive dhe në të njëjtën kohë, miratoi vendimin për emërimin në këtë post të Shkelqim Ganaj. Votimi i tij në krye të ILDKP-së u bë ne vend te saj me 75 vota pro, ndërkohë që oozita nuk mori pjesë gjatë procesit të votimit për shkak të protestave të paralajmëruara të 20 shkurtit.

Berisha 

Me anë të një reagimi në profiin e tij në internet, në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuzoi ashpër krerët e mazhorancës për shkelej të Kushtetutës në rastin e zëvendësimit të krerëve të ILDKP-së. “Më datë 20 shkurt, ditën e fillimit të fundit të tyre të shpejte, klika Rama – Meta bëri në Parlament një puç të mirefilltë antikushtetues. Kjo klikë, duke anulluar për herë të parë në 23 vjet vendimin e Parlamentit, shkarkoi kryetaren e ILDKP-së, znj Zana Xhuka, duke hapur rrugën e zhbërjes së shtetit nëpërmjet anullimit të vendimeve të mëparshme të Parlamentit. Me këtë akt, dyshja Rama – Meta hapi derën e anullimit të të gjitha emërimeve nga Parlamenti në legjislaturat e mëparshme duke filluar nga kreu i shtetit, gjykatesit dhe çdo zyrtar tjetër i lartë”,-ka shkruar Berisha.

Në shkrimin e tij, ish-kryeministri foli edhe për cenimin e pavarësisë institucionale, duke e lidhur ketë me kompetencat e kreut të shtetit.

“Po me 20 shkurt, ne nje akt antikushtetues te mirefillte, duke marre haptas pushtetin e Presidentit dhe ne kundershtim flagrant me ligjin e ILDKP, i cili autorizon Presidentin e Republikes te propozoje dy kandidatura per vendin vakant te kryeinspektorit te vendit, dyshja Rama – Meta emeruan ne krye te institucionit njeriun e tyre”,-theksoi ish-kryeministri. Sipas tij, ky vendim i mazhorancës erdhi për të pasur kontroll mbi hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe si një shenjë hakmarrjeje për kërkesën që Xhuka kishte bërë për të hetuar pasurinë e kryesocialistit Rama.

“Shkarkimi i Zana Xhukes u be sepse ajo ne perputhje me kompetencat ligjore te kryeinspektorit beri hetimin e pasurive te Edi Rames per vitin 2010 dhe me nje shkrese te dates 3 mars 2013 thirri per sqarime bashkeshorten e z.Rama pasi nuk kishte deklaruar pasurite e saj te zbuluara nga mediat, si pallati 5 katesh etj. Per veprimet e ligjshme, kerkesen e saj me shkrim drejtuar z.Rama per tu paraqitur prane ILDKP per te sqaruar origjinen e pasurive te padeklaruara, znj Xhuka mori si pergjigje nje leter tre faqeshe jo nga zonja Rama por nga vet zoti Rama, ne te cilen ai me tone te forta kercenuese njoftonte se refuzonte kerkesen e ligjshme te saj”,-deklaroi Berisha.

Në komentin e tij, ish-kryeministri i bën thirrje opozitë që të tregohet e vendosur në nismat e saj dhe të mos lejojë mazhorancën që të mos tolerojë akte të në Kuvendin e Shqipërisë dhe më tej.

 

Shkarikimi në ILDKP, Braçe: Absurde, ne votuam dekretin e Nishanit

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, deklaroi një ditë më parë se pretendimet për shkarkimin e paligjshëm të kreut të ILDKP-së dhe akuzat për cenimin e kompetencave të kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Sipas tij, mazhoranca votoi kandidaturën e dytë të kreut të shtetit, ajo që nuk u votua një vit më parë. Braçe tha se kur Xhuka ishte në krye të këtij institucioni nuk publikoi asnjë deklaratë pasurie dhe me këtë rast, i kërkoi kreut të ri, Ganaj, të nisë hetimin e zyratrëve të lartë si një shenjë transparence edhe ndaj publikut. Gjithashtu Braçe kërkoi nga kreu i ri i ILDKP-së, që të nisë propozimet për të ndryshuar ligjin ekzistues të këtij inspektoriati hetimor.

“Ka dy vjet e gjysëm që nuk ka bërë asgjë në ILDKP. Të filloi puna menjëherë. Të publikohen të gjitha pasuritë e këtij shteti gjatë këtyre dy vjetëve që nuk janë publikuar. Ky është një shqetësim i yni. Ky është një bashkëpunim edhe me publikun, duke treguar pasuritë e politikanëve. Gjëja e dytë që duhet të bëjë kryetari i ri është që të sjelli ndryshimin e ligjit”,-theksoi një ditë më parë Erjon Braçe.

 

 

Bode: Qeveria shtyn vendin në recesion

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, akuzoi qeverinë se po e shtyn vendin drejt një recesioni për vitin 2014. Sipas Bodes, ekonomia nuk vijon të financohet as në krahun e ofertës në rritjen e investimeve dhe as në krahun e konsumeve.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2013, tremujorin e qeverisjes socialiste janë likuiduar, janë paguar fatura për investimet publike vetëm në vlerën 13 miliardë lekëve, ndërkohë që në vitin 2012 në të njëjtën periudhë janë paguar 21 miliardë lekë. Do të thotë rreth 80 milionë dollarë më shumë të paguar një vit më parë edhe pse qeveria shtriu dorën për të marrë një borxh më të madh, për të marrë një hua më të madhe me pretendimin se do të shlyente faturat e investimeve. Në të gjithë parametrat e kreditimit të ekonomisë, biznesit dhe të konsumit kanë rënë në 8 herë, çka do të thotë se ekonomia nuk vijon të financohet as në krahun e ofertës në rritjen e investimeve dhe as në krahun e konsumeve”, – deklaroi Bode.

Ai theksoi se inflacioni ka rënë në nivelet më të fundit. Ndërkohë, sipas Bodes, investitorët e huaj janë të pasigurtë. “Inflacioni ka rënë po ashtu në nivelet më të fundit dhe kjo dëshmon jo për një kontroll të inflacionit, por për një rënie të pulsit të ekonomisë. Në qoftë se periudha 9 mujore pati rreth 700 milionë euro investime të huaja direkte në ekonominë shqiptare, tendenca e tremujorit të fundit flet për nivele tepër të ulëta krahasuar me trendin historik të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare. Çka është një dëshmi për rënien e besimit dhe kredibilitetit të qeverisë aktuale në raport me investitorët e huaj dhe qëndrimet e tyre kaotike për deklarimin e prishjes tërësisht të kontratave, mungesa e sigurisë për investitorët. Dhe qeveria po e fut vendin në një rrënim të shpejtë ekonomik dhe një recesion për vitin 2014”, – theksoi Bode.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency