Korrupsioni / Lekë në këmbim të notës, pranga 2 pedagogëve dhe 2 studenteve

0
137

Anxhela Tato

Studentet gjenin nxënësit dhe i kërkonin 20-25.000 lekë për të kaluar në provimin e Kimisë

Pedagogia pasi ka marrë përfitimin e paligjshëm i dha studentes tezën e fotografuar të provimit

 

14505781Notë kaluese në privim për vetëm 25.000 lekë të reja. Ky është rasti u dy pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, të cilët në anë të ndihmës së dy studentëve merrnin lekë në këmbim të notës. Ndaj këtyre personave është caktuar masa e sigurisë arrest me burg duke rënë në prangat e policisë. Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, rezultoi se pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina merrnin para në këmbim të notave kaluese. Studentet e arrestuara janë Merushe Boçerri dhe Eralda Lika. Nga hetimi 3 mujor i prokurorisë rezulton se pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina nëpërmjet studenteve Merushe Boçerri dhe Eralda Lika u kanë marrë një numër të konsiderueshëm studentësh shuma nga 20.000-25.000 lekë të reja për të marrë nota kaluese në provimin e kimisë në Fakultetin e “Studimeve Profesionale” në këtë universitet. Përgjatë hetimeve u arrit të provohet me prova ligjore se për çdo provim pedagogët përfitonin si rryshfet nga çdo student shuma parash që shkonin deri në 15.000 lekë të rinj. Provimet e dhena me pas nga studentet e Infermierise korrigjoheshin nga vete studentet e akuzuar dhe vlerësimi bëhej në varësi  të shumës së dhënë rryshfet nga studenti. Akuza ndaj tyre është ajo e “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë hetimit prej 2 muajsh, policia ka mundur të zbulojë se duke përdorur si seksere dy studentet, pedagogët prej kohësh merrnin para nga studentët me qëllim kalimin e tyre në lëndën e kimisë.

Hetimet

Një studente pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka deklaruar se më datë 19.09.2013, ka kryer provim në kursin “Kimi” me lektore Odeta Tota, e cila pak minuta para se të hynte në provim i ka kërkuar dhe marrë për shkak të detyrës një përfitim të paligjshëm në vlerën 15.000 lekë për të marrë notë kaluese. Lektore Odeta Tota, pasi ka marrë përfitimin e paligjshëm i ka dhënë të fotografuar tezën e provimit, e cila është fotografuar nga studentja me aparatin e saj celular. Kjo shtetase, këtë fakt e kallëzuar me datë 08.11.2013 në prokurori, duke paraqitur dhe dokumentacionin justifikues për faktin e kallëzuar. Gjatë veprimeve hetimore, është dokumentuar se shtetasja Odeta Tota, komunikonte me një studente të quajtur Merushe Bocerri, e cila është studente në vitin e dytë për infermeri në sistemin “Part-Time” dhe Eralda Lika, e cila është studente në vitin e tretë për infermieri, në sistemin e ditës. Të dy shtetaset e mësipërme për te gjitha provimet e ditës për lëndën e “Kimisë” në degën Infermieri, kërkonin përfitime të paligjshme nga studentët e tjerë, duke u kërkuar para për të ndikuar tek lektore Odeta Tota, për të kaluar ose për të marre një notë maksimale. Shuma që kërkonin këto shtetase ne këmbim të notave, varioojnë nga 20.000 deri në 25.000 lekë të reja. Shpesh herë të dyja këto shtetase komunikojnë me Odetën për të vendosur emrat e studentëve që kanë rënë dakord për të paguar, për të cilën më vonë Odeta u jep tezat e zgjidhura. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të mësipërme është konstatuar se shtetasja Odeta Tota, komunikonte dhe me një shtetas të quajtur Endrit Sina, i cili është lektorë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe në të njëjtën zyrë me shtetasen Odeta Tota, të cilët ndikonin tek njëri-tjetri dhe merrnin përfitime të paligjshme për shkak të detyrës së tyre si Lektor pranë këtij Universiteti. Dy studentet e mësipërme, ndikonin dhe tek ky i fundit për të njëjtat tarifa.

 

Të arrestuarit:

• -Endri Sina, 32 vjeç, banues në Tiranë, i punësuar si Pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Infermierisë.

• -Odeta Tota, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, Pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Infermierisë.

• -Eralda Lika, 21 vjeçe, banuese në Kavajë, studente në Fakultetin e Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

• -Merushe Buceri, 39 vjeçe, banuese në Durrës, studente në Fakultetin e Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

• Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për një tjetër student të Fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

 

Ekspertiza e aksidentit

Shkak i përmbysjes së autobusit, shpejtësia dhe konsumi i alkoolit

Policia cakton konsumin e alkoolit dhe shpejtësinë tej normave të drejtuesit të “Benz”-it për aksidentin që përmbysi autobusin duke plagosur 10 pasagjerë tek rrethrrotullimi i TEG-ut. Drejtuesi i “Benz”-it rrezikon 8 vite burg. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që goditi dhe përmbysi autobusin interurban tek rreth rrotullimi i TEG kishte përdorur pije alkoolike dhe duke qenë me shpejtësi minimale 70 km/h i ka dalë automjeti nga kontrolli duke u bërë shkaktar i aksidentit me 10 të plagosur pasditen e të premtes. Ky është shkaku i aksidentit sipas ekspertëve dhe Altin Metani, drejtuesi i “Benz”-it me targa AA 955 HG, është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit numër 1 dhe rrezikon deri në 8 vite burg.  Ekspertët e hetimit të aksidenteve kanë analizuar gjendjen e autobusit me targa TR 2011 U, por fati i keq i goditjes nga pas dhe në kthesë e kishte bërë të pamundur shmangien e përmbysjes së autobusit, që në rrethrrotullim ka qenë me një shpejtësi rreth 30 km/h. Lajme të mira vijnë nga spitali i Traumës në Tiranë, ku 9 nga 10 pasagjerët e plagosur në aksident kanë dalë nga qendra spitalore për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore. Më problematike dhe në vëzhgim mbahet gjendja e 65-vjeçares, Lumturi Braha, edhe pse sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e automjeteve, ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Në aksident mbetën të plagosur Eriselda Doko, 22 vjeçe; Aldo Dervishi, 23 vjeç; Ramadan Rama, 23 vjeç; Ikbale Rama, 25 vjeçe; Ana Kotorri, 23 vjeçe; Arjana Kurti, 40 vjeçe; Enea Çakrezi, 19 vjeç; Xheni Prishka, 23 vjeç; Lumturie Braho, 65 vjeç dhe Ermonela Doko, 23 vjeçe.

 

Rinas

Kapet me pasaportë false diplomatike, pranga pakistanezit

Kishte hyrë në territorin shqiptar me vizë spanjolle false dhe pretendonte të dilte nga aeroporti i “Rinasit” më pasaportë diplomatike të rreme. Kështu, një shtetas pakistanez është arrestuar në aeroport, pasi pretendonte të kalonte kufirin për të shkuar në Vjenë me dokumente diplomatike të false. I prangosuri është Shaban Khan që kishte ardhur në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe me dokumente spanjolle false dhe donte të linde vendin tonë duke poseduar pasaportë diplomatike false.

 

Shkodër

I gjendet 100 kg marijuanë, pranga 4 persona

Në qendër të qytetit të Shkodërs janë arrestuar katër persona pasi iu gjet në një makinë një sasi lënde narkotike. Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, gjatë një operacioni antidrogë, në qendër të qytetit verior u sekuestrua një sasi prej 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Droga u gjet në një makinë dhe sipas dyshimeve kishte destinacion shtetin fqinj, Malin e  Zi. Policia po vijon hetimet për këtë rast dhe kontrolle të tjetra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency