Miley Cyrus skandalizon prindërit

0
123

mileyautoNjë numër i madh prindërish janë ankuar për koncertet e Miley Cyrus-it dhe kanë kërkuar që të anulohet turneu i saj “Bangerz”. Prindërit kanë thënë se koncertet e këngëtares janë tepër eksplicite për fëmijët e tyre, prandaj ato duhen anuluar. Fragmente nga koncertet e 21-vjeçares janë publikuar në internet, ndërsa koreografia dhe provokimet e Miley-t janë të tepruara. Disa nga sjelljes e saj më të fundit në skenë kanë qenë imitimi i seksit oral me një imitues të ish-presidentit Bill Clinton e deri te vetëkënaqësia mbi një automjet dhe promovimi i marijuanës. Në koncertet e Cyrus-it lejohet pjesëmarrja e fëmijëve të të gjitha moshave, prandaj prindërit janë të shqetësuar. Ata thonë se nuk bëhet fjalë për koncerte muzikore, porse për “spektakle pornografike” dhe shqetësohen për ndikimin që mund të ketë paraqitja e saj skenike te fëmijët e tyre. Organizuesit e koncerteve kanë caktuar takime në të cilat do të diskutohet për anulimin e koncerteve ose do të kërkohet nga Miley që të bëjë performanca më të matura – më miqësore dhe familjare.

Rihanna feston ditëlindjen në Aspen

 Rihanna ka zgjedhur që t’i ikë diellit për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të, duke festuar në një ambient të mrekullueshëm dimëror. Bukuroshja nga Barbadosi ishte në gjendje të mirë për ditëlindjen, pasi ajo bashkë me mikeshat e ngushta, Melissa Forde, Lele, dhe Jenn Rosales, udhëtuan drejt Aspenit për të pasur një javë plot kënaqësi. Rihanna mori me qira një vilë luksoze nga druri që ka terrenin e boulingut, pishinën dhe ka pamje të mrekullueshme kah malet gjigante përplot me borë. Rihanna bëri disa fotografi tashmë nga pushimet e saj duke skijuar, teksa ka vazhduar të jetë shumë me stil përkundër faktit se nuk ishte ambient aq i nxehtë. “Kurrë nuk do të jeni me stil, nëse nuk rrezikoni”, – është motoja e Rihannas në numrin e ri të revistës “Vogue” në të cilën ajo shfaqet në kopertinë.

 

 

Aguilera, shtatzënë

 Këngëtarja pret të bëhet nënë për herë të dytë, pasi ajo ndan kujdestarinë e Max-it gjashtëvjeçar me ish-burrin e saj Jordan Bratman. Të sapofejuarit, Christina Aguilera dhe i fejuari i saj Mattew Rutler, janë duke pritur një fëmijë. Këngëtarja joshëse, Christina Aguilera, e cila kohë më parë kishte postuar një fotografi në të cilën shihej unaza e fejesës, tashmë është duke pritur një fëmijë nga ai, ka bërë të ditur “Us Weekly”. Ky do të jetë fëmija i dytë për Christina-n, pasi ajo ndan kujdestarinë e Max-it gjashtë vjeçar me ish-burrin e saj Jordan Bratman. Lajmi për shtatzëninë e saj, erdhi vetëm gjashtë ditë pasi u bë publike fejesa e tyre.

 

 

Seal e Klum nuk janë bashkë

 Përfaqësuesi mediatik i Seal-it ka hedhur poshtë njoftimet se këngëtari dhe ish-gruaja e tij, Heidi Klum, janë sërish bashkë. Supermodelja gjermane së fundmi e ndërpreu lidhjen me truprojën e saj, ndërsa faqet e thashethemeve spekuluan se ajo është pajtuar me ish-burrin. Sipas spekulimeve, çifti ka vendosur që t’i japë edhe një shans lidhjes së tyre, pas dështimit të martesës shtatëvjeçare, por kjo nuk është e vërtetë. “Seal dhe Heidi nuk janë bashkë si çift. Fëmijët e tyre do të jenë gjithmonë prioritet për ta”, – ka thënë përfaqësuesi i këngëtarit për EOnline. Martesa e çiftit përfundoi pas njoftimeve se Seal e kishte tradhtuar Heidin.

 

 

Shpërthen gjoksi i Scherzinger-it

 Të gjithë sytë i kishin aty. Në gjoksin e Nicole Scherzinger, e cila ka treguar asetet e saj që sigurisht nuk kanë limite. Ajo ka qenë njëra prej britanikëve më seksi që është parë përderisa nuk arriti që të ketë një pjesë të saj në Fifty Shades of Grey. Por, e tërë vëmendja ka qenë tek ajo mbrëmë në Londër. Pasi u largua nga juria e “X Factor”, sigurisht këngëtarja ka diçka tjetër që duhet të punoj në të ardhmen e afërt. E veshur me një fustan rozë asaj i ka shpërthyer korseti, kurse fotografët kanë treguar asetin e saj, gjinjtë.

 

 

Seredova përzë nga shtëpia Gigi Buffon-in

 Gigi Buffon jeton tashmë larg bashkëshortes së tij, Alena Seredova. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe miku i tij, Riccardo Grande Stevens, i cili po e mban Buffon-in në shtëpinë e tij. “Ka pasur probleme familjare dhe është larg familjes prej disa kohësh. Jemi shumë miq dhe i ofrova të qëndronte tek unë, pasi kam një shtëpi të madhe. Gigi është inteligjent dhe futbollist atipik. Kemi gjetur menjëherë gjuhën e përbashkët, sepse jemi shumë të ngjashëm. Madje kemi ngritur edhe një biznes së bashku” është shprehur Stevens. Stevens ka lidhje indirekte edhe me historinë e re të dashurisë së një tjetër juventini si Andrea Pirlo. “Di të them se shumë shpejt, ajo rrezikon ta lërë me mbathje Andrean, sepse ka një patologji: shopping pa pushim!”, – shprehet ai për ish të-fejuarën e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency