Paralajmërimi/ Shoferët e furgonëve: Gati për të hyrë në grevë urie

0
134

“Nuk kemi pasur asnjë informacion për ligjin e vitit 1998”

 Një javë kohë afat qeverisë për të ndryshuar ligjin

 

protesta.Shoferët e furgonëve nuk do të mjaftohen vetëm me protesta në rrugët e çdo qyteti, por paralajmërojnë një grevë urie. Gjatë një mbledhjeje të sindikatës në Shkodër, është rënë dakord që hapi tjetër i shoferëve do të jetë greva e urisë. Qeverisë i është lënë afat një javë kohë për të gjetur një zgjidhje për problemin e furgonëve 8+1 dhe nëse pas këtij afati nuk do të ndërmerret asnjë hap, protestat do të përshkallëzohen, duke filluar që nga bllokimi i rrugëve për 24 orë deri te greva e urisë. Drejt të njëjtës rrugë duket se janë dhe shoferët e furgonëve në qytetin e Korçës, të cilët ndihen të zhgënjyer nga sjellja e qeverisë. “Nuk kemi pasur asnjë informacion për ligjin e vitit 1998. Kur kemi shkuar për të marrë licencën, pse s’na është thënë që ekziston ky ligj dhe ne të shikonim rrugë të tjera. Pasi kemi investuar kaq shumë lekë, po hidhemi në rrugë. Presim nga qeveria që të ndryshojë ligjin që na ndalon të kthehemi bosh ose të marrë masa për të na gjetur vende të tjera pune”, – shprehet një shofer nga qyteti i Korçës. Ndryshe nga shoferët në Shkodër, protestuesit në Korçë i kanë lënë vetëm 24 orë kohë Ministrisë së Transporteve për të anuluar vendimin ose do të bllokojnë rrugët, duke filluar që nga dita e sotme. “Situata është rënduar së tepërmi, pasi kemi 15 ditë pa punuar. I kemi lënë kohë Ministrisë së Transporteve 24 orë të tërhiqet për urdhrin, në të kundërt do të përshkallëzojmë protestat”, – tha Valter Lumani, kreu i sindikatës në Korçë.

 

Ligji i vitit 1998

 

Po çfarë parashikon ligji i vitit 1998 për transportin e udhëtarëve? Transporti i udhëtarëve brenda vendit kryhet nëpërmjet:

– shërbimeve në linja të rregullta, transporti qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

– shërbimeve të rregullta, të specializuara

– transporteve për llogari të vet

– transporteve të rastit.

 

Këshilli bashkiak, duke u mbështetur në nevojat e popullsisë për transportin qytetës, përcakton linjat, organizon, financon dhe vendos për këtë lloj transporti brenda juridiksionit të vet. Transporti qytetës kryhet me autobus vetëm nga shoqëritë, të cilat kanë të shprehur në aktet e themelimit, si objekt të veprimtarisë, veprimtarinë e transportit të udhëtarëve. Licenca për transportin qytetës jepet nga kryetari i bashkisë”. Këshilli bashkiak përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij shërbimi brenda juridiksionit të vet. Kriteret për caktimin e numrit maksimal të taksive, në shkallë vendi, vendosen me udhëzim të ministrit. Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë përkatëse, duke respektuar kriterin e numrit, siç përmendet në paragrafin e mësipërm të këtij neni. Licenca për shërbimin taksi jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj.

Transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar.

Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të rrethit ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

– udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;

– të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar dhe/ose rezervuar më parë në vajtje dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Nuk lejohet krijimi i stacioneve të taksive në stacionet qytetëse dhe ndërqytetëse të autobusëve, për të kryer transport të udhëtarëve në linja te rregullta

 

 

Procesi i regjistrimit

Romët dhe egjiptianët, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe arsimit profesional

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë organizuan seminarin me temë “Për politikat e përfshirjes së komuniteteve rome dhe egjiptiane”. Në këtë seminar u evidentuan problemet që kanë këto komunitete dhe se çfarë mund të bëhet në të ardhmen. Zv.kryeministri Niko Peleshi, i pranishëm në konferencë, u shpreh se qeveria do të akordojë bonuse të veçanta për familjet rome dhe egjiptiane për të garantuar më shumë punësim strehim dhe arsimim. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë që komuniteti rom dhe egjiptian të jenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. “Janë marrë masa për aksesin e plotë të komunitetit rom për ndihmë ekonomike. Sistemi i ri i skemës për ndihmë ekonomike në të tre qarqet ku po pilotohet siguron akses për këto persona dhe evidentimin statistikor e përfituesve. Janë në konkludim e sipër propozimet e nevojshme për funksionimin dhe ndërmjetësimin e skemës në pjesën tjetër të vendit deri në shtrirjen e plotë të projektit në 12 qarqet”, – tha Erion Veliaj. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit Igli Totozani u shpreh se pengesa është dhe sistemi ynë social i cili shpesh nuk është lehtësues për këtë kategori. “Sistemi ynë social shndërrohet në një kështjellë të pamposhtur për qytetarët e këtij vendi. Duhet punuar në dy drejtime, në ndërgjegjësim ku po punojmë për të lehtësuar barrierat tona ndaj tyre”, – tha Totozani. Në këtë konferencë për përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian mori pjesë edhe një delegacion nga BE-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency