Nojer dhe Ozil, shokë fëmijërie

0
132

foto Info SportManuel Nojer dhe Mesut Ozil janë miq të vjetër. Përveçse janë të dy pjesë e kombëtares së Gjermanisë prej disa vitesh, të dy kanë qenë shokë skuadre që në ekipet e moshave, siç mund të shihet edhe në foto. Portieri i Bajernit të Mynihut dhe fantazisti i Arsenalit kanë shkuar në të njëjtën shkollë, në qytetin gjerman të Gelsekirshenit. Pra, e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Ata janë miq, por në fushë rivalë, siç u pa edhe në ndeshjen e pardjeshme në Ligën e Kampionebve mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut (0-2). Gardiani gjerman i priti penalltinë Ozilit në minutat e para të ndeshjes. Pas kësaj të gjithë pyesin, e veçanërisht Flamini që reagoi ashpër ndaj turko-gjermanit: A duhet ta gjuante pikërisht Ozili 11-metërshin?…

 

 

Fabregas, partneri i Nikol Sherzinger në “Brit Awards”

Mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas, pas fitores së arritur ndaj Mançester Sitit në “Etihad Stadium”, surprizoi të gjithë teksa u shfaq në ceremoninë e “Brit Awards”. 24 orë pasi Barcelona e tij kishte prishur ëndrrën evropiane të “Citiziens”, katalanasi i shoqëruar nga anëtarja e jurisë së “X-Factor” Nikol Sherzinger u shfaq në “O2 Arena” për të prezantuar Daft Punk me çmimin e “Grupit më të mirë ndërkombëtar”. Sapo u ngjit në skenë, Fabregas u shpreh me shaka: “Më vjen keq për natën e shkuar, po vij në paqe”, duke pasur parasysh disfatën që i shkaktuan Mançester Sitit. Pjesa tjetër e Barcelonës fluturoi të mërkurën drejt Spanjës, ndërsa Fabregasi qëndroi në Londër për ceremoninë. Lojtari dukej mjaft elegant pranë këngëtares seksi.

 

 

Në Soçi, ujku ecën në hotel

Ngjarje e çuditshme, por edhe komike në të njëjtën kohë. Kjo, pasi një gjë e pazakontë ka ndodhur në vendin ku po zhvillohen lojërat olimpike. “Jam mjaft e sigurt që një ujk po lëvizte në korridorin e hotelit tim”. Kështu është shprehur Kejt Hansen, atletja amerikane, e cila postoi dje një video të çuditshme në “Youtube”. Në pamjet e marra nga dhoma e atletes në një hotel në Soçi, shihet qartë një ujk, teksa lëviz lirshëm në hollin e hotelit. Por, sipas disa mediave të huaja, ky mund të jetë një qen slite, të cilët janë të shumtë në Soçi.

 

 

Robeni pështyn Sanjanë

Një gjë jo e mirë për Bajernin dhe për Robenin. Kjo, pasi kamerat nuk lënë asnjë gjë që të kalojë. Dhe kësaj radhe kanë kapur diçka antisportive. Jo vetëm episodi i penalltisë. Arsenali ka diçka tjetër për të cilën duhet të ankohet pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut. Sipas imazheve të përcjella nga “Daily Mail”, Arjen Roben ka qenë protagonisti një gjesti antisportiv kundrejt Bakari Sanjasë. Teksa francezi ishte në tokë, holandezi e ka pështyrë pas një përplasjeje që kishin pasur më parë. Duket se kjo gjë nuk do të lihet pa u dënuar dhe mund të ketë pasoja për lojtarin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency