Fermerët, derdhja e kontributeve dhe pensioni, ja si do të përfitohet

0
201

I vetëpunësuari në bujqësi duhet: Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale si dhe të banojë në fshat

 

fermeret-590x350Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribute më vete nga kategoritë e tjera. Personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: -Të ketë mbushur moshën 16 vjeç. Të jetë i aftë për punë. Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension. Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. I vetëpunësuari në bujqësi duhet: Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale si dhe të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinj.

 

Kontributet

Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, do të jetë 4200 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj.

 

Dokumentacioni dhe procedurat për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi

I vetëpunësuari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumente:

– Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile
– Vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë Ose,
– Akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh., qiramarrje)
– Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore/blegtorale.

 

Përfitojnë
Në zonat malore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë. Në zonat fushore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.
Të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi që paguajnë kontributet përfitojnë:
– Pensionit bazë të pleqërisë
– Pensionit të pjesshëm të pleqërisë
– Pensionit të reduktuar të pleqërisë
– Pensionit të invaliditetit
– Pensionit të pjesshëm të invaliditetit
– Pensionit familjar
– Shpërblimin për lindje fëmije

 

 

Skema për të vetëpunësuarit

Person i vetëpunësuar është personi i cili e ushtron vetë aktivitetin e tij dhe personi me të ardhura të rregullta nga veprimtaria ekonomike. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë pagesa të detyrueshme, për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit. Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju jeni i siguruar për të përfituar nga Ligji i sigurimeve shoqërore dhe nga Ligji i sigurimeve shëndetësore. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 lekë për sigurime shëndetësore. Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1 294 lekë në muaj.

 

Çfarë përfitohet si i vetëpunësuar nga pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore:
a) Pension bazë pleqërie
b) Pension i pjesshëm pleqërie
c) Pension pleqërie i reduktuar
d) Pension familjar
e) Pension invaliditeti
f) Pension i pjesshëm invaliditeti
g) Shërbim shëndetësor dhe rimbursim ilaçesh

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency