Shtëpia që është pushtuar nga djajtë

0
158

Fëmijët bëjnë lëvizje të çuditshme dhe flasin me shokë imagjinarë, kjo ka bërë qe nëna te mendojë se ata kanë pasur temperaturë të lartë, dhe ka thirrur doktorin e familjes për kontroll por më pas u konstatuan shumë gjëra të dyshimta

 

shtepia djajteAjo që ka ndodhur në një shtëpi në Indiana (SHBA) është e denjë për te skenarizuar një film horror. Policë, asistentë social dhe mjekë kanë dëshmuar se kanë qënë vetë personalisht pjesë e kësaj ngjarjeje të pashpjegueshme . Një vajzë që ecën pas mureve të shtëpisë është një prej skenave më të errëta, një prej filmave me të frikshëm të shekullit të kaluar. Ka një raport zyrtar të katër personave, dy punonjes social, një infermjere dhe një mjek për ate që ka ndodhur në shterin amerikan te Indianes. Mjeku personal kishte shkuar në shtëpi pas kërkesave të vazhdueshme te zonjes Ammons , gruaja e cila pretendonte se femijët e saj ishin të pushtuar nga djalli pasi ata kishin shfaqur shenja si buzëqeshje të çuditshme dhe zëra jo të natyrshëm. Policia ka konfirmuar që kanë ndodhur fakte të cuditshme në atë shtëpi dhe disa prej agjentëve kanë pranuar se janë trembur shumë për tu rikthyer sërisht aty.

Djajtë

Levizjet e çuditshme në këtë shtëpi, kanë filluar në nëntor 2011 , kur zonja Ammons bashkë me fëmijet e saj janë transferuar me banim në qytetin e Gerit . Zonja e shtëpisë ka pranuar që nuk ka mundësi ekonomike për të gjetur një tjetër sistemim, kështu gjithë familja është e detyruar të bashkëjetojë me frikën. Fëmijët bëjnë lëvizje të çuditshme dhe flasin me shokë imagjinarë, kjo ka bërë qe nëna te mendojë se ata kanë pasur temperaturë të lartë, dhe ka thirrur doktorin e familjes për kontroll por më pas u konstatuan shumë gjëra të dyshimta. Mjekët kanë arritur ti çojnë edhe në spital por si doktorët dhe punonjësit social kanë dalë në të njëjtin përfundim, ata ishin të pushtuar nga djalli. Fëmijet patën disa seanca trajtimi me punonjës social, të cilët dyshuan se zonja Adamms mund të kishte ushtruar dhunë dhe torturë ndaj fëmijëve, sipas tyre ata duhej të bënin edhe kallëzime në polici. Pas kallëzimit në polici u çuan tre agjentë të policisë në banesë për të kontrolluar kushtet në të cilat jetonin femijët, bënë fotografi dhe ekzaminime të ndryshme. Ne këtë ngjarje u përfshinë agjentë të policisë por edhe drejtues , të cilët nuk hezitoninn të flisnin për frikën qe i pushtonte sa herë shkonin në ate shtëpi . Pas hetimesh të zgjatura u bë e mundur transferimi i familjes në një shtëpi tjetër në Indianapolis edhe pas kësaj këto ngjarje të cuditshme nuk vazhduan më.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency