Intervista / Puçrrat në fytyrë, ja si t’i trajtoni, flet mjekja

0
171

Puçrrat shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, si: stresi, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, ushqyerja e keqe, salca, yndyrat, mungesa e perimeve, por dhe vështirësitë në tretje

 

pucrrat(1)Kur shikojmë një puçërr në fytyrë, gjëja e parë që mendojmë është ta “ngacmojmë” apo ta shtypin sa më shpejt, në mënyrë që të mos na prishë pamjen. Por harrohet që ndërhyra që bëhet në fytyrë, mund të të bëjë më të shëmtuar. Sot adoleshentët apo njerëzit e thjeshtë përballen shpesh me puçrrat, kjo për faktin se ato shkaktohen nga shumë faktorë, duke filluar që yndyrat e tepërta deri te mungesa e perimeve. Mënyra e duhur për të hequr puçrrat është një vizitë te doktori apo blerja e një shampoje, e cila është posaçërisht për puçrrat. Kjo është këshilla që jep mjekja dermatologe Ledia Bardhi, e cila merret me trajtimin e puçrrave apo problemeve të tjera që shfaqen në fytyrë. Sipas dermatologes Bardhi, çdokush duhet të shmangë kremrat që blihen në farmaci pa këshillë nga mjeku lidhur me trajtimin e puçrrave apo skuqjeve në fytyrë.

Shumë adoleshentë por dhe individë të tjerë zgjedhin rrugën më të lehtë për të larguar puçrrat nga fytyra, duke i ngacmuar me duar. A mund të na thoni se cilat janë shkaqet që shfaqen puçrrat në fytyrë?

Puçrrat siç quhen në gjuhën e përditshme shkaktohen nga qelizat e vdekura dhe që sjell bllokimin e poreve. Këto pore kanë një aftësi të veçantë dhe prodhojnë një vaj që quhet “Sabum”, vaj i cili zbut lëkurën. Në momentin që poret bllokohet, vaji infektohet dhe shfaqet në lëkurë në forma të ndryshme, duke filluar që nga puçrrat deri te skuqja. Por puçrrat nuk shkaktohen vetëm nga faktorët gjenetikë, ndikojnë dhe faktorë të tjerë si stresi, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, ushqyerja e keqe, salca, yndyrat, mungesa e perimeve, por dhe vështirësitë në tretje. Në moshën e adoleshencës puçrrat janë normale, por kur shfaqen në mënyrë të vazhdueshme dhe pas moshës 20 vjeç, atëherë duhen trajtuar me kurë nga mjeku.

Si trajtohen puçrrat? A ka ndonjë kurë të veçantë që mund të ofrohet nga mjeku?

Në rastet kur shfaqet një puçërr në fytyrë apo në pjesët e qafës, nuk është e vështirë për t’i trajtuar. Çdokush mund të ndjekë metodën tradicionale duke u larë fytyrën ose qafën me sapun 2-3 herë në ditë. Problem sot me adoleshentët apo pjesën tjetër të shoqërisë është ngacmimi me duar. Ngacmimi bëhet në momentin e gabuar pasi askush nuk i lan duart përpara se të ndërhy të një puçërr që ka në fytyrë. Kjo sjell që lëkura të “thithë” mikrobe dhe që bëhen shkak për infeksion të menjëhershëm. Por ne si mjekë nuk e këshillojmë ndërhyrjen me duar te një puçërr. Përgjithësisht japin shampo, të cilat janë posaçërisht për puçrrat, krem për femrat apo xhel për meshkujt, të cilët ndikojnë direkt për pastrimin e fytyrës. Në rastet kur një i ri apo një person tjetër vëren se numri i puçrrave po shtohet apo nuk po hiqen, atëherë duhet të marrë një kurë me ilaçe pranë mjekut, në të kundër rrezikon që puçrrat të mos hiqen për vite me radhë.

A kryejnë vizita shqiptarët për puçrrat në fytyrë dhe cilat janë rastet më të shpeshta që ju paraqiten juve?

Pjesën më të madhe të rasteve i kemi kur fytyrë apo pjesa e qafës është e mbushur me puçrra. Të gjithë pacientët mendojnë se mund t’i largojnë puçrrat me një krem që blejnë në farmaci, por harrojnë që çdo krem duhet vendosur për rastin e duhur, në të kundër krijon probleme. Të gjitha rastet na paraqiten në gradën e fundit, domethënë atëherë kur nuk kanë gjetur mundësi tjetër për ti hequr. Rastet që na paraqiten kërkojnë që ti largojnë puçrrat sa më shpejt, por nëse do të paraqiten para mjekut që në fazat e para, puçrrat mund të largohen brenda disa ditëve. Driçim Çaka

 

Kujdesi që duhet treguar ndaj puçrrave

Mos ngacmoni fytyrën, pasi ky veprim lë shumë shenja në fytyrë.

Mbajeni lëkurën të pastër.

Shmangni produktet që bllokojnë poret, sidomos sapunin dhe shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Puçrrat kërkojnë kohë për t’u mbajtur nën kontroll dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.

Drejtohuni tek dermatologu për të marrë skemat bazë të trajtimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency