Operacioni/ Arrestohet pas 4 vjetësh arrati i dënuari Ajet Marku

0

 Anxhela Tato

Loading...

Në 2010-ën gjatë një ndeshjeje, futbolli Marku arriti të arratisej duke kapërcyer murin ndarës të burgut

 Policia: Marku u zbulua në banesën e një të afërmi në Paskuqan, u gjet një kamion i vjedhur

 

burgu 313ajet-markuI arratisur nga burgu 313, Ajet Marku ka arritur që t’i shpëtojë policisë për rreth katër vjet, duke qëndruar i fshehur dhe në arrati, por një përgjim i bluve i banesës së një të afërmi të tij ka çuar në pranga 23-vjeçarin. Ajet Marku është gjetur në banesën e një të afërmi në zonën e Paskuqanit. Operacioni i komisariatit numër 5 të policisë u krye në zonën e Paskuqanit, pas mesnatës së 13 shkurtit, duke u gdhirë e premtja. Në banesën ku u arrestua Marku është gjetur dhe një kamion i ngarkuar me vegla pune dhe materiale ndërtimi të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. Pas procedurave të verifikimit në komisariatin e Policisë në Kamzë, Marku është transferuar për në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Marku rezulton të jetë dënuar me 13 vjet burg për grabitje bankash. Ajet Marku arriti të arratisej paraditen e 2 dhjetorit 2010 nga paraburgimi “Jordan Misja”, duke shfrytëzuar orarin e ajrimit. Ai mundi të kapërcente rrethimin e burgut dhe me të shpejtë u ngjit në një soletë që po ndërtohej ngjitur me murin rrethues të 313-ës, godinës së institucionit të shërbimit të provës dhe Gjykatës Penale të Tiranës.

 

Arratisja

 Ajet Marku, 23 vjeç, i arrestuar për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ka qenë duke luajtur futboll në kohën kur u arratis. Ai mësohet se ka arritur të kacavirrej në murin rrethues të paraburgimit që lidhet me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku gjykohen çështjet panele. Edhe pse punonjësi i shërbimit është përpjekur që ta ndalojë atë, i riu ka mundur të largohej, duke lënë në fushën e futbollit vetëm një prej atleteve të tij. Polici i shërbimit ka qëlluar 26 herë në ajër, pasi nëse drejtonte armën drejt të paraburgosurit, atëherë plumbat mund të hynin në ambientet e Gjykatës. Por, edhe pse është qëlluar me armë, i riu ka mundur që të largohej.

 

Grabitja

 jet Marku është i riu që tentoi të grabiste filialin e bankës në qendër të Tiranës më 17 shtator të vitit 2010. Ngjarja për të cilën akuzohet Ajet Marku ndodhi në filialin bankar që ndodhet në krye të bulevardit “Zog i Parë”, në qendër të Tiranës. Roja i bankës “Credins” ka vërejtur armën e maskuar brenda një çante të zezë të një djali të ri, që po tentonte të kalonte zonën e sigurisë. Në tentativë për ta bllokuar roja i filialit është lënduar lehtë. Pak minuta më vonë policia arrestoi të dyshuarin Ajet Marku, 20 vjeç, i cili në duar kishte doreza, ndërsa në kokë mbante një kapele të verdhë, me të cilën kishte mbuluar thuajse tërë fytyrën që të mos filmohej nga kamerat e sigurisë. Burime nga policia thanë se gjatë marrjes në pyetje lidhur me ngjarjen, i riu ka shfaqur shenja papërgjegjshmërie dhe u deklarua sikur vuante nga problemet mendore.

 

 

Trafiku me Kosovën

Furnizimi me armatime në Gramsh, 7000-12.000 lekë për një pistoletë

Inspektor Fadil Sula me detyrë trupë shërbimi në stacionin e Policisë Kufitare Shishtavec që prej fillimit të vitit 2012 ka kryer e vazhdon të kryejë trafikimin e armëve dhe municionit luftarak nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, duke e siguruar këtë armatim në zonën e Gramshit në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kundrejt përfitimit në vlera të konsiderueshme monetare. Ai trafikonte të gjitha llojet e armëve dhe municioneve dhe i dërgonte në Kosovë, duke shfrytëzuar edhe pozicionin e punës së tij. Trafikimin e armëve dhe municioneve e kryen me makinën tip “Mercedes-Benz 240” me targa “AA xxxxx DN”. Sipas informacionit të referimit të veprës penale, ky shtetas trafikimin e fundit e ka bërë me datë 24.12.2013, ku ka marrë në Gramsh një sasi të madhe fishekësh automatiku dhe pistolete TT. Një kasetë fisheku automatiku e blen me 7000 lekë të reja dhe një kasetë fishekë pistolete e blen me 12.000 lekë të reja. Ndërrimin e mallit me paratë e kryen në fshatin Drizë, poshtë urës. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Fadil Sula ka mbërritur në Tiranë së bashku me shtetasin Liman Gjici me makinën e tij tip “Mercedes-Benz” me targa “AA xxxxx”, në orën 17:00 të datës 11.2.2014. Më pas ata kanë lëvizur në drejtim të rrethit të Gramshit dhe kanë marrë si ngarkesë një sasi të konsiderueshme kutish me fishekë e armë, në vendin e quajtur diga e hidrocentralit të Banjës nga bashkëpunëtorët e tij, Lorenc Zyli, Erjon Zisko e Abedin Plaku nga Gramshi. Pas marrjes së mallit të përmendur më lart, ne mesnate Fadil Sula së bashku me Liman Gjici janë nisur nga Gramshi në drejtim të Kukësit. Në hyrje të qytetit të Kukësit në kuadër të këtij operacioni nga ana e patrullave policore të komisariatit të policisë Kukës, u ushtrua kontroll policor në makinën e shtetasit Fadil Sula. Nga kontrolli i ushtruar në makinën e shtetasit Fadil Sula që drejtohej nga vete ai dhe në vendin e parë shtetasi Liman Gjici, u konstatuan 18 kuti me fishekë dhe një armë kallashnikovi. Njëkohësisht u krye kontrolli i banesave të shtetasve të kapur në flagrancë, Fadil Sula e Liman Gjici në fshatin Bushtricë, Kukës, ku në banesën e shtetasit Liman Gjici u sekuestruan me procesverbal sekuestrimi një automatik, një pushkë si dhe 17 copë fishekë.

 

Loading...