Genta apo Nora, cila duket më hot?

0
163

Genta and NoraAsnjëra nga ato nuk është kujdesur që t’i mbulojë komplet të gjitha pjesët e trupit. Ndoshta këtë e kanë bërë edhe qëllimisht. Por një gjë duket qartë: Nora Istrefi dhe Genta Ismaili që të dyja këngëtare, po duken hot. Se cila duket më mirë, vlerësojeni vetë.

 

 

Ermali: Zoti e bekoftë Policinë e Shtetit

  “Zoti e bekoftë Policinë e Shtetit”. Kështu shkruan në faqen e tij në “Facebook” Ermal Mamaqi, duke postuar edhe një foto ku mban në duar një gjobë të prerë nga Policia Rrugore. Mamaqi mbahet për humorin në faqen e tij në “Facebook”, ku publikon shumë batuta që nuk mund të mos të të bëjnë të qeshësh.

 

 

Zajmina, në një paraqitje seksi

 Zajmina Vasjari, jo që është një këngëtare që ka ndonjë zë kushedi çfarë, por kur është puna te paraqitjet e saj skenike, atëherë të gjithë nuk vënë pikë dyshimi. Me një fustan ngjyrë ari, Zajmina bën një paraqitje shumë seksi në një bar në Tiranë, përderisa foton ajo e ka postuar nëpër rrjetet sociale. Sigurisht në të ardhmen presim që Zajmina të postojë edhe më shumë foto nga paraqitje të këtilla seksi.

 

 

Dafina Zeqiri në serialin “O sa mirë”

 Ardi Islami, skenarist i këtij seriali, ka thënë për “KultPlus” se deri më tashti kanë pasur të angazhuar fytyra të njohura si: Mc Kresha, Albana Osmani, Ermal Mamaqi… “Tashti do ta kemi edhe Blerim Destanin”, – ka thënë Islami, duke shtuar se edhe Dafi do të jetë në njërin nga episodet e këtij seriali. Në serialin “O sa mirë”, që po transmetohet nga “Digitalb”, fytyra të njohura të botës së muzikës dhe aktrimit tashmë janë duke u angazhuar nga episodi në episod dhe, nga një fotografi e fundit, mësohet se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e njohur si Dafi, do të jetë në një nga episodet e ardhshme të këtij seriali. Ardi Islami, skenarist i këtij seriali, ka thënë për “KultPlus” se deri më tashti kanë pas të angazhuar fytyra të njohura si: Mc Kresha, Albana Osmani, Ermal Mamaqi… “Tashti do ta kemi edhe Blerim Destanin”, – ka thënë Islami, duke shtuar se edhe Dafi do të jetë në njërën nga episodet e këtij seriali. Ndërkohë, se sa po sjellë freski në serial angazhimi i fytyrave të njohura në këtë projekt, Islami ka thënë se kjo prurje është një freski shumë e madhe për serialin. Edhe në episodet e ardhshme pritet të futen fytyra të njohura, por, sipas Islamit, ende nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e tyre.

 

 

Ledri: Nuk më ndali Noizy, të gjithë i kam shokë

 Reperi shqiptar, i cili u rikthye para pak kohësh në skenën e muzikës, Ledri Vula, ka deklaruar për mediat se atë nuk e ndalën problemet me Noizyn dhe Dafinën, teksa thotë se të gjithë reperët nga labelat Babastars dhe PINT i ka shokë të mirë. “Unë mendoja se isha në kulm, por në fakt isha duke u rrëzuar. A ka gjë më të rëndë sesa t’u thuash miqve tu të ngushtë se nuk kam kohë sot, nuk kam kohë nesër ose të shohësh familjen vetëm të dielave, kur zgjohesh nga gjumi i lodhur nga koncertet?”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency