Matura 2014/ Provimet e detyruara dhe me zgjedhje, si do të bëhet korrigjimi i testeve

0
137

Kandidatët e viteve të kaluara, ja si mund të aplikojnë për në universitet

Një fjalë të përjashton nga provimi

 

 

Maturantet-provim_8Edhe këtë vit tri provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje do të korrigjohen nga dy vlerësues të ndryshëm. Sipas Ministrisë së Arsimit, vlerësimi i testeve do të realizohet në gjashtë qendra vlerësimi, me mjedise të përshtatshme dhe të sigurta. Qendrat përzgjidhen nga AKP-ja dhe miratohen me urdhër të ministres së Arsimit. “Testet e një profili të të njëjtit mjedis provimi, nuk shpërndahen në qendra të ndryshme vlerësimi, madje në jo më shumë se sa dy vlerësues. Vlerësuesit nuk mund të bëjnë shënime në test (me përjashtim të esesë ku evidentohen gabimet drejtshkrimore). Vlerësimet me pikë për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në formularët përkatës. Rakordimi i vlerësimeve të dy vlerësuesve të pavarur bëhet në fund të çdo dite vlerësimi”, – përcakton rregullorja e Maturës Shtetërore. Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit aktivizon një vlerësues të tretë për të kryer vlerësimin përfundimtar. Në këtë rast, përgjegjësi i vlerësimit nënshkruan në tabelën e vlerësimit të testit së bashku me vlerësuesin e tretë. Pas vlerësimit përfundimtar, pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të test-broshurës dhe nënshkruhen nga të gjithë vlerësuesit e testit.

 

Plotësimi i A1-shit

Plotësimi i formularit A1 do të bëhet në shkollat ekzistuese ku kryejnë ose kane kryer arsimin e mesëm. Në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur, duke paraqitur aty dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve të maturës

– Kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë, vërtetimin me notat të të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi.

Kandidatët e Maturës Shtetërore 2006 – 2013 aplikojnë për në IALP, bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të Maturës Shtetërore, nëse pas verifikimit nga AKP rezulton se:

– Nuk janë shpallur fitues

– Janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar

– Janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik, vërtetuar nga dekanatet përkatëse me shkresë zyrtare në AKP. Fleta origjinale e çregjistrimit, dorëzohet në AKP para aplikimit me formularin A1Z, në mënyrë që të bëhet i mundur çregjistrimi në sistemin e Maturës dhe ndryshimi i numrit të matrikullimit. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, ai duhet të marrë paraprakisht miratimin nga MAS për të vijuar procedurat e kësaj pike. Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta sesa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë së një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lënde merren koeficientet e Maturës Shtetërore 2014.

 

Përjashtimi i maturantëve nga provimi kur:

– Ndryshon vendin që i është caktuar

– Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë të tjerë:

– Ben komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit

– Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit.

– Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit

Maturantit nuk i njihet rezultati:

– Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara në rregullore ose përdor më shumë se sa një ngjyrë në plotësimin e testit

– Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin)

– Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal

– Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit

– Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi

 

 

 

Studimi, 44% e fëmijëve shohin filma porno çdo ditë

Interneti, më shumë sesa një burim për të marrë informacion është një rrezik që kërcënon çdo fëmijë. Sipas një studimi të “World Vision”, rreth 44% e fëmijëve shohin çdo ditë materiale porno. Po ky studim ka treguar se 47% e të intervistuarve kanë thënë se janë kontaktuar nga persona të cilët nuk i njihnin. Të pranishëm në konferencë ishin drejtues të organizatës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin, të cilat theksuan rëndësinë që ka marrja e masave për të garantuar një internet të sigurt për fëmijët. Nëpërmjet një fletëpalosjeje “World Vision” thekson edhe rëndësinë e bashkëbisedimit prindër-fëmijë, në mënyrë që fëmijët mund të kenë përvoja të sigurta në internet. “Mos jepni kurrë informacione personale si numra telefoni, adresë të shkollës suaj, shtëpisë, adresë të postës elektronike, personale apo të punës së prindërve, kur regjistroheni në faqe të caktuara internet. Kurrë mos bini dakord për t’u takuar me një personi që e njihni vetëm përmes internetit, – këshillon “World Vision”. – Kujdes duhet treguar edhe në postimin e fotove, për të mos u bërë pre e maniakëve të internetit”. Organizata “World Vision” këshillon fëmijët dhe adoleshentët që gjithmonë të komunikojnë me prindërit ose me një të rritur të besuar për çdo informacion apo situatë që i bën të ndihen në siklet. Sipas të dhënave, rezulton se mosha e përdoruesve të rrjeteve sociale kryesisht janë të rinjtë nën 24 vjeç, por ndër përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale përfshihet edhe një përqindje jo e vogël e moshave nën 18 vjeç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency